26 Shtator 2023, 11:35
Nga f.i
Alicia Kearns
KOSOVË- Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas sulmit terrorist në veri të vendit ndaj Policisë së Kosovës, gjersa theksoi se trendi i kohëve të fundit i ndëshkimit të Kosovës dhe përkëdheljes ndaj Aleksandar Vuçiçit, gjithnjë e më autokratik po çon në një cikël dhune, paqëndrueshmërie dhe keqdashjeje.
Në një postim në X, deputetja tha se duhet të ndërmerren veprime tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë në Ballkan.
"Shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar, por mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit, kështu që llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj dialogut Serbi-Kosovë. Trendi i kohëve të fundit i ndëshkimit të Kosovës dhe përkëdheljes ndaj Vuçiçit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, paqëndrueshmërie dhe keqdashjeje, ndërsa drita në fund të tunelit e normalizimit dhe anëtarësimit në BE për të dy vendet errësohet gjithnjë e më shumë”, tha ajo.
Më tej Kearns shtron pyetjen se si financohen, armatosen dhe si kanë transportuar armë në dhe përreth Kosovës dhe nga kush i marrin udhëzimet e tyre. Ajo po ashtu thekson se Mbretëria e Bashkuar, si anëtare e QUINT-it duhet të marrë një rol më aktiv në dialogun e paqes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ndërsa nga KFOR-i kërkon shtimin e trupave në Kosovë.
tensionet në veri të kosovës
Bota
26 Shtator 2023, 10:56
h.k
Momentet e shpërndarjes
KOSOVË- Policia e Kosovës ka shpërndarë pako ushqimore për banorët e fshatit Banjskë t&eum...
Bota
26 Shtator 2023, 10:46
A.B
Autorja dhe viktima
SHBA- Një vajzë 23-vjeçare nga Ohio ka vrarë nënën e saj duke e dhunuar me një tigan hek...
Bota
26 Shtator 2023, 10:27
f.i
pamje nga arrestimi
KOSOVË- Dy serbët e dyshuar për terrorizëm kanë mbërritur në Gjykatën Themelore të Pr...
Bota
26 Shtator 2023, 10:17
f.i
foto ilustruese
ITALI- Një studim i universitetit La Sapienza të Romës në bashkëpunim me atë të Sienës, Caglia...
Bota
26 Shtator 2023, 10:06
f.i
Lista Serbe
SERBI-Lista serbe ka shpallur 3 ditë zie për serbët që mbetën të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me polic...
Bota
26 Shtator 2023, 09:57
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Në vijim të kontrolleve në veritë Kosovës është gjetur një autoblindë e braktisur...
Bota
26 Shtator 2023, 09:39
f.i
studimi
ANTARKTIDA- Shkencëtarët kanë frikë se ngrohja globale mund ta ketë zhvendosur rajonin në një epokë t&...
Bota
26 Shtator 2023, 09:32
A.B
Ministri
TIRANË- Gjatë mbledhjes së ministerialit euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, ishte i pran...
Bota
26 Shtator 2023, 09:34
f.i.
Antonio Tajani
ITALI- Shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani paralajmëroi përforcimin e pranisë së trupave të NATO-...
Bota
26 Shtator 2023, 09:09
f.i
pamje nga vendngjarja
KROACI- Policia kroate ka zhvilluar papritur konrtolle midis Serbisë dhe Kroacisë, raporton kurir.rs.
Kontrollet jan&...