LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e BLIC: Çfarë ka ndodhur deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë?

Gjithçka u nisi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillimisht me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komuna të veriut të Kosovës pa përfaqësues serbë, e më pas me marrjen e komunave në veri të Kosovës. Ndërkohë janë arrestuar tre forca speciale të Kosovës, prangosje të cilës Kurti u përgjigj duke ndaluar importin e mallrave nga Serbia

18 Qershor 2023, 18:02 Nga k.m.
ANALIZA e BLIC: Çfarë ka ndodhur deri më tani mes Kosovës
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Tre muaj më parë u fol për një "marrëveshje historike" të arritur në Ohër dhe një zgjidhje përfundimtare të diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë, e më pas në vetëm dy javë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës u përshkallëzuan sa askush nuk e kishte imagjinuar. Gjatë asaj kohe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian (BE) paralajmëruan, kërcënuan, bënë thirrje për partneritet, prezantuan dhe përgatitën masa të reja, por nuk pati asnjë efekt.

Gjithçka u nisi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillimisht me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komuna të veriut të Kosovës pa përfaqësues serbë, e më pas me marrjen e komunave në veri të Kosovës. Ndërkohë janë arrestuar tre forca speciale të Kosovës, prangosje të cilës Kurti u përgjigj duke ndaluar importin e mallrave nga Serbia

Çfarë po bën BE-ja?

BE-ja propozoi një sërë masash kundër Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës, ndër to edhe pezullimin e dërgimit të ftesave për ngjarje të nivelit të lartë dhe vizita bilaterale (në Kosovë) përveç atyre që synojnë zgjidhjen e krizës në veri të vendit.

Propozohet të zvogëlohet pjesëmarrja në ngjarjet publike që kanë të bëjnë me bashkëpunimin financiar të BE-së, ku përfshihen anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe pezullimi i fondeve nga BE-ja, duke filluar me pezullimin e miratimit dhe zbatimit të propozimeve të paraqitura nga Kosova. 

Çfarë po bëjnë SHBA?

SHBA-të ishin të parat që morën masa, ndër to edhe përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”. Më pas erdhi ndalimi i zyrtarëve të Qeverisë së Kurtit për të vizituar Amerikën deri në një njoftim të dytë, dhe po ashtu ata u kërcënuan me vendosjen e një protektorati ndërkombëtar në veri të Kosovës.

E gjithë kjo, sepse Kurti refuzon të përmbushë tre kushtet që i kërkohen: de-përshkallëzimi në terren, mbajtjen e zgjedhjeve në veri sa më shpejt dhe kthimin në dialog dhe procesin e normalizimit .

Si filloi gjithçka?

Në veri të Kosovës, trazira të mëdha shpërthyen më 29 maj, pasi policia e Kosovës siguroi hyrjen e kryetarëve të sapozgjedhur në komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit. Në konfliktin mes KFOR-it dhe serbëve u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it.Situata është komplikuar edhe më shumë nga fakti se tre forca speciale të armatosura të Kosovës janë arrestuar në territorin e Serbisë në një aksion të Njësive Speciale të Policisë së Serbisë. Policia e Kosovës pretendon se ishin rrëmbyer, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ata ishin justifikuar se po mblidhnin kërpudha.

Si kundërpërgjigje, Qeveria e Kosovës të njëjtën ditë ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë të automjeteve me targa të Serbisë dhe ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.

Barrikadat në dhjetor

Një krizë e ngjashme ndodhi edhe në fund të vitit të kaluar, kur serbët, duke reaguar ndaj arrestimit të policëve serbë dhe hyrjes së policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, vendosën barrikada. Autoritetet në Prishtinë thanë në atë kohë se forcat e tyre do të largonin barrikadat nëse forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO (KFOR) nuk do të ndërhynin.

Në fund, më 29 dhjetor 2022, barrikadat e fundit u hoqën, pas një thirrje nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Paraprakisht, në nëntor, serbët kishin braktisur të gjitha institucionet dhe bojkotuan zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës, për shkak të arrestimit të serbëve dhe qëndrimit se Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të formohet kurrë.

Dhe viti 2022 u shënjua nga kriza

Ashtu si gjysma e parë e këtij viti, edhe viti i kaluar 2022 u shënua me fërkime Beograd – Prishtinë. Kriza më e madhe ndodhi në fund të korrikut, kur qeveria e Kurtit, në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë, papritur mori vendim për lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë dhe ndërimin e targave të Serbisë.

Përfaqësuesit e Quintës dhe BE-së reaguan, ndërsa serbët bllokuan edhe rrugët në veri me kamionë dhe automjete të tjera.

Në fund gjithçka u zgjidh duke shtyrë ndryshimin e targave për në vitin 2023.

Marrëveshje në Ohër

Një nga pikat e pakta 'të ndritura' në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është marrëveshja në selinë e BE-së dhe më pas ajo në Ohër. Marrëveshja e Brukselit, e cila pret plot dhjetë vjet për t'u përmbushur, u “plotësua” nga propozimi europian që të dyja palët pranuan më 27 shkurt në Bruksel dhe nga aneksi prej 12 pikëve që iu dha drita jeshile më 18 mars në Ohër. Aneksi i marrëveshjes është pranuar verbalisht në Ohër dhe përbëhet nga 12 pika. Në listë përfshihet edhe pranimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur, si dhe një konferencë e donatorëve brenda 150 ditëve me qëllim të krijimit të pakos së ndihmës investuese dhe financiare për Kosovën dhe Serbinë./Marrë nga Blic

albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet