LIVE UPDATES
Bota

Analiza e Deutsche Welle: Suksesi i protestave në Serbi varet nga shumë faktorë

Dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi kanë shkaktuar një valë të re protestash dhe kanë çuar vendin në një krizë të re politike. Përveç faktit që zgjedhjet treguan se Serbia është politikisht në “vendnumëro”, ku pavarësisht të gjitha përpjekjeve del sërish i njëjti fitues, më shumë se kurrë theksuan paralizën e plotë të institucioneve.

29 Dhjetor 2023, 09:04 Nga A.B

Analiza e Deutsche Welle: Suksesi i protestave në Serbi varet nga

Pas zgjedhjeve në Serbi vazhdojnë protestat. Opozita i kundërshton rezultatet dhe akuzon pushtetin për manipulime. Por suksesi i protestave varet nga disa faktorë.

Dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi kanë shkaktuar një valë të re protestash dhe kanë çuar vendin në një krizë të re politike. Përveç faktit që zgjedhjet treguan se Serbia është politikisht në “vendnumëro”, ku pavarësisht të gjitha përpjekjeve del sërish i njëjti fitues, më shumë se kurrë theksuan paralizën e plotë të institucioneve.

Praktikisht nuk është më sekrete që policia u urdhërua të mos u përgjigjej thirrjeve për parregullsi në qendra të caktuara votimi, por kapja e administratës vazhdoi edhe pas ditës së zgjedhjeve. Prokuroria konstatoi brenda pak minutash se nuk ka pasur vepra penale gjatë zgjedhjeve, komisionet zgjedhore hodhën poshtë kundërshtimet e opozitës, ndërsa Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale pretendon se lista e zgjedhësve ishte e hapur dhe publike dhe se këto ishin zgjedhje demokratike dhe legjitime, e një listë zgjedhore “pa të meta”.

Protesta në Serbi ka pasur edhe vitet e kaluara, por ato, pavarësisht numrit të madh herë pas here, kryesisht kanë dështuar. Raundi i fundit i protestave në Beograd zgjati vetëm disa ditë dhe tani për tani përshtypja bazë është se protesta mund të mos jetë në nivelin e pritjeve të opozitës, ndërsa risi është përfshirja më e madhe e studentëve.

Historia e gjatë e protestave të pasuksesshme i dekurajon qytetarët dhe aktivistët politikë, por siç thekson për DW analisti politik Dragomir Angjelkoviç, “Aleksandër Vuçiçin e shqetësojnë në radhë të parë protestat masive që nuk do të mund t’i kontrollojë, që nuk do të thotë se opozita dhe studentët nuk mund të kërcënojnë stabilitetin e Vuçiçit me një kombinim të lëvizjeve të ndryshme”.

“Refuzimi i opozitës për të hyrë si në asamblenë e Beogradit ashtu edhe në asambletë republikane dhe shpallja e zgjedhjeve jolegjitime – do t’ia hiqte Vuçiçit legjitimitetin dhe do ta çonte situatën në një diktaturë të hapur.” Opozita ka mekanizma për ta kundërshtuar atë, por duhet të jetë e gatshme për punë maratonë dhe të vendosë kërkesa të qarta se si duhet të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme”, beson Angjelkoviç.

Sa i përket kërkesave, bashkëbiseduesi ynë shton se “është shumë keq që opozita përmend zgjedhjet republikane, duke shpresuar në një zgjidhje për Beogradin. Zgjedhjet ose u vodhën ose nuk u vodhën. Nëse janë vjedhur, ne vetëm mund të imagjinojmë se si janë vjedhur në brendësi të Serbisë, nëse ka pasur kaq shumë parregullsi në Beograd. Ata nuk mund të zbuloheshin jashtë Beogradit, sepse nuk kanë vëzhgues të besueshëm atje”.

Nëse shikojmë historinë e deritanishme të protestave, shohim se tre faktorë luajnë një rol vendimtar nëse protestat do të sjellin rezultate, thotë profesori Zoran Stojiljkoviç i Fakultetit të Shkencave Politike për DW: “Këta janë uniteti i opozitës, energjia e protestave dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm”. Vetëm sinergjia e këtyre faktorëve jep rezultat. Sa i përket këtyre zgjedhjeve, opozita bëri disa gabime strategjike, ndër të cilat i fundit ishte zhvendosja e theksit dhe zgjerimi i kërkesave. Një plus i vogël ishte reagimi i vëzhguesve ndërkombëtarë, i cili ishte shumë kritik”, thotë Stojiljkoviç.

Faktor shtesë është reagimi i autoriteteve dhe ajo që mund të pritet më tej, vazhdon Stojiljkoviç dhe vlerëson se “është mjaft e sigurt që zgjedhjet në Beograd do të përsëriten, por që zgjedhjet republikane  mund të anulohet vetëm në ato vende ku ka arsye të nevojshme”.

Shmangia e gabimeve të njëjta

Vitet e fundit, taktika e qeverisë ka qenë që protestat të shuhen vetë. Duket se Aleksandar Vuçiç prapë beson se protestat një ditë do të shuhen vetë. Reagimi i mundshëm i policisë rezervohet vetëm për rastet kur autoritetet nuk shohin rrugëdalje tjetër, siç ishte rasti me incidentet para Kuvendit të Beogradit.

Kjo do të ndodhë prapë nëse opozita përsërit të njëjtat gabime, paralajmëron Dragomir Angjelkoviç dhe thotë se “hera e kaluar opozita doli në protesta, por nuk u largua nga institucionet. Tani ajo duhet të bëjë të kundërtën, nuk duhet të futet në parlament por duhet të protestojë. Nuk mund të sfidosh legjitimitetin e sistemit dhe të jesh pjesë e tij”, thotë analisti politik.

Situata është e tillë që diçka duhet bërë, në të kundërtën nuk ka kuptim të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme, thekson Zoran Stojiljkoviç. Ai shton se “para zgjedhjeve të reja do të duhej të kalonin së paku tre deri në gjashtë muaj, për të pasur kushte të barabarta në media dhe në zgjedhje. Një lloj presioni në rrugë është mjaft i rëndësishëm”, thotë profesori nga Beogradi.

Zoran Stojiljkoviç pranon se është befasuar edhe nga “reagimi i policisë para Kuvendit të Beogradit. Por nëse forcohet edhe mbështetja ndërkombëtare, atëherë edhe opozita duhet të dëshmojë se është e gatshme për rezistencë”, tha Stojiljkoviç.

Aleksandar Vuçiç ka implikuar edhe shërbimet sekrete ruse në të gjithë ngjarjen rreth protestës. Sipas tij, shërbimet kanë paralajmëruar se opozita po përgatit demonstrata të dhunshme. Narrativa e qeverisë është se opozita në Beograd po përgatit një lloj “Maidani” të ri dhe se do të fitojë pushtetin me dhunë.

“Presidenti i Serbisë po manipulon disponimin negativ të opinionit publik ndaj Perëndimit”, thotë Dragomir Angjelkoviç dhe shton: “Ai në thelb përmbush gjithçka që Perëndimi kërkon prej tij në lidhje me Kosovën”. Perëndimi nuk ka ndërmend ta rrëzojë atë. Ndërsa Rusia ka një interes shumë më të madh që të mos ketë sanksione nga Serbia, sesa është e interesuar që Serbia të mbrojë Kosovën. Nëse Serbia kapitullon në çështjen e Kosovës, kjo do të ishte e dobishme edhe për Rusinë. Ajo do të insistojë që të njëjtat parametra të zbatohen edhe në Ukrainë. Pra, për Rusinë çdo gjë që bën Beogradi është e dobishme, ndaj ata së bashku me Vuçiqin marrin pjesë në mashtrimin se kjo ka lidhje me Maidanin”, vlerëson Angjelkoviç.

Si të pajtohen opsionet e ndryshme?

Nëse dëshiron që protesta të jetë e suksesshme, opozita duhet t’i bëjë kërkesat e saj serioze dhe të insistojë në realizimin e tyre, shton Angjelkoviç. “Ajo duhet të insistojë që të mos përsëriten situatat e mëparshme kur opozita kishte disa kërkesa, ndërsa më pas hoqi dorë nga të gjitha kërkesat në lidhje me kushtet zgjedhore”. Një konfuzion shtesë që ngatërron opinionin është se si organizatorë të protestës shfaqen partitë opozitare por edhe studentët. Ndërsa për të shtunën, më 30 dhjetor, janë paralajmëruar protesta nga ProGlas.

Profesor Stojiljkoviç beson se qytetarët me të vërtetë duan të dinë se kush i fton në protesta. Por ai kujton edhe protestat e viteve 1996/97, “kur kishim tubime opozitare dhe marshime studentore dhe ku secili dha kontributin e vet”. “Sigurisht që shkakton konfuzion te qytetarët”, vëren Dragomir Angjelkoviç dhe shton se “shumë qytetarë heqin dorë nga protesta, sepse mendojnë se po organizohen nga ky apo ai opsion politik që nuk është afër tyre”.

“Prandaj është gabim i opozitës, që nuk krijoi grupimin më të gjerë të mundshëm që do të përcaktonte kërkesat se si Serbia mund të demokratizohet.” Por akoma nuk ka marrëveshje reale, sepse disa po i privatizojnë protestat, ndërsa të tjerët i kontestojnë ato për shkak të disa mospajtimeve të tyre gjeopolitike, të cilat janë në plan të parë”, përfundon Angjelkoviç./DW

serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet