Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Deklaratat e tij lënë vend për interpretimin se temë e bisedës ishin edhe të drejtat e mundshme të SHBA-së për lëndët e para ukrainase.
SHBA- Deklaratat e Presidentit Donald Trump lidhur me Ukrainën dhe presidentin e saj Volodymyr Zelenski kanë shkaktuar shqetësime dhe kanë hedhur hijen e tyre edhe ndaj vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së në Kiev.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se kishte pasur një diskutim të mirë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg. Patëm një shkëmbim të detajuar për situatën ushtarake, riatdhesimin e të burgosurve të luftës dhe garanci efektive për sigurinë, shkroi Zelenskyj në platformën X.
Pas ditësh akuzash të ashpra nga presidenti amerikan Donald Trump kundër Zelenskyyt dhe reagimeve të zemëruara nga Kievi, Zelenskyy po përdor tani një ton të fortë miqësor. "Ne duhet dhe mund të arrijmë një paqe të fortë dhe të qëndrueshme në mënyrë që Rusia të mos kthehet kurrë me luftë”, tha Zelensky.
Lëndët e para dhe mineralet e rralla nga Ukraina
Deklaratat e tij lënë vend për interpretimin se temë e bisedës ishin edhe të drejtat e mundshme të SHBA-së për lëndët e para ukrainase. "Ukraina është gati për një marrëveshje të fortë, efektive investimi dhe sigurie me Presidentin e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Zelensky në platformën X.
Trumpi i var ndihmat e SHBA-së për Ukrainën e sulmuar nga Rusia nga qasja në mineralet e rralla të Ukrainës, shfrytëzimi i të cilave është ekonomikisht fitimprurës dhe strategjikisht i rëndësishëm. Zelenskyj e ka refuzuar projekt-marrëveshjen fillestare të dërguar nga Uashingtoni.
Marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën
Shpërthimet e presidentit Trump duket se po e rëndojnë vizitën e dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ukrainën. Kështu p.sh. ish-gjenerali Kellogg nuk doli pas takimit me presidentin Zelenski para shtypit siç ishte planifikuar më parë. Konferenca për shtyp u anulua me kërkesë të palës amerikane, njoftuan mediat ukrainase, duke cituar zëdhënësin e Zelensky, Serhiy Nykyforov.
SHBA-ja ka qenë deri tani mbështetësja më e rëndësishme e Ukrainës, por Trump tani po largohet në mënyrë drastike nga ky kurs. Trumpi dëshiron t'i japë fund luftës - por nga ana tjetër po shtohet frika se ai dhe shefi i Kremlinit Vladimir Putin mund të marrin vendime pa e pyetur Ukrainën./DW
Donald Tusk POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha se Evropa duhet të financojë ndihmën për Ukrainën duke shfrytëzua...
protestat SERBI- Në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve që morën pjesë në tubimin protestues dhe në bllokadë...
Bartolomeu dha Papa Françesku VATIKAN- Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, Bartolomeu i dërgoi një letër Papa Fran&c...
foto ilustruese BERLIN- Votuesit gjermanë do të shkojnë të dielën në qendrat e votimit për të zgjedhur një par...
foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se priste një vizitë të Presidentit kinez Xi Jinping n...
Macron FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të udhëtojë për në Uashington për të tentuar q...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump bëri një deklaratë të mërkurën, ndërsa përs...
Trump SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në baz&eum...
foto ilustruese SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Walz tha se presi...
pamje nga vendngjarja IZRAEL- Policia në Izrael po heton raportet për shpërthimet që përfshinin tre autobusë në Bat Yam,...