Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Tusk mesazh BE-së për Ukrainën: Mjaft me bisedimet, është koha për të vepruar!
Së pari, ai propozon që Evropa të financojë ndihmën për Ukrainën nga asetet e ngrira ruse. Së dyti, udhëheqësi polak vëren se policia ajrore, si dhe kufijtë e BE-së me Rusinë, duhet të forcohen. Dhe, së fundi, Tusk thekson se Evropa duhet të miratojë me shpejtësi rregulla të reja fiskale për të financuar sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së.
20 Shkurt 2025, 22:50Nga E. D
Donald Tusk
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk tha se Evropa duhet të financojë ndihmën për Ukrainën duke shfrytëzuar asetet e ngrira ruse.
"Mjaft me bisedimet, është koha për të vepruar!" theksoi Tusk, në një postim në rrjetet sociale, ndërsa rendit tre veprime që ai beson se duhet të ndërmerren në lidhje me luftën në Ukrainë.
Së pari, ai propozon që Evropa të financojë ndihmën për Ukrainën nga asetet e ngrira ruse. Së dyti, udhëheqësi polak vëren se policia ajrore, si dhe kufijtë e BE-së me Rusinë, duhet të forcohen. Dhe, së fundi, Tusk thekson se Evropa duhet të miratojë me shpejtësi rregulla të reja fiskale për të financuar sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së.
Enough talking, it’s time to act! 1. Let’s finance our aid for Ukraine from the Russian frozen assets. 2. Let’s strengthen air policing, the Baltic sentry and the EU borders with Russia. 3. Let’s swiftly adopt new fiscal rules to finance the EU security and defence. Now!