LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Fermerët turq mbijetojnë vetëm me borxhe

Në disa vende evropiane fermerët protestuan kohët e fundit për kushte më të mira pune dhe kundër uljes së subvencioneve, që ata përfitojnë. Në Gjermani, Francë, Rumani, Spanjë, Greqi dhe Itali ata dolën në rrugë së bashku me traktorët e tyre. Fermerët europianë nuk janë të vetmit, që ndihen të lënë në baltë nga shteti.

6 Mars 2024, 08:41 Nga N.F
Analiza e DW: Fermerët turq mbijetojnë vetëm me borxhe
Foto ilustruese

TURQI- Ashtu si në Gjermani edhe në Turqi fermerët janë të pakënaqur me kushtet e punës, edhe nëse nuk dalin në rrugë për të protesuar. Ata hyjnë gjithnjë e më thellë në borxhe për të mbijetuar.  Në disa vende evropiane fermerët protestuan kohët e fundit për kushte më të mira pune dhe kundër uljes së subvencioneve, që ata përfitojnë. Në Gjermani, Francë, Rumani, Spanjë, Greqi dhe Itali ata dolën në rrugë së bashku me traktorët e tyre. Fermerët europianë nuk janë të vetmit, që ndihen të lënë në baltë nga shteti.

Edhe fermerët turq janë të zemëruar që shteti nuk u ndihmon sa duhet. Ashtu si në Evropë edhe në Turqi fermerët janë të pakënaqur me kushtet e tyre të punës dhe subvencionimin nga shteti. Por në dallim nga Evropa ata deri tani nuk kanë dalë në rrugë për të protestuar. Përfaqësuesit e bujqve në Turqi theksojnë, se kushtet e tyre janë edhe më të këqija se të kolegëve të tyre evropianë. "Një nga faktorët kryesorë për protestat e bujqve në Evropë ishteshkurtimi i ndihmave për karburantin për bujqësinë. Në Turqi nuk ka kurrfarë favorizimi tatimor për karburantin për bujqësinë", shpjegon Baki Remzi Suicmez, president i Dhomës së Inxhinierëve Agrarë të Turqisë.

Fermerët thonë se ndihmat ekzistuese financiare të shtetit nuk janë të mjaftueshme: Suicmez ankohet se ato nuk mjaftojnë për të siguruar ekonomikisht prodhimin. "Ndërsa inflacioni është në rritje të vazhdueshme dhe ka arritur gati në 70 për qind, mbështetja financiare nuk mjafton”, thotë ai.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve turke inflacioni vjetor në Turqi arrin në rreth 64 për qind. Sipas përllogaritjeve të Grupit të Pavarur për Kërkimin e Inflacionit (Inflation Research Group - ENAG) ai është madje rreth 127 për qind. Për krahasim: Në vitin 2023 Gjermania kishte një inflacion mesatar vjetor prej 5.9 për qind.

44,5 përqind më shumë buxhet nuk mjafton

Buxheti i Ministrisë turke të Bujqësisë për ndihmën për bujqit u rrit madje me 44.5 për qind në vitin 2024, duke e çuar atë në rreth 2.7 miliardë euro. Për krahasim: Sipas Institutit Ekonomik Gjerman (IW Këln) në vitin 2022 fermerët gjermanë morën rreth 6.9 miliardë euro nga fondi agrar i BE, plus 2.3 miliardë euro të tjera nga buxheti gjerman.

Megjithë rritjen e buxhetit ndihmat financiare për bujqësinë në Turqi nuk i mbulojnë shpenzimet individuale të fermerëve. Çmimet e inputeve, si karburanti për prodhimin bujqësor, ilaçet, ushqimi i kafshëve, plehrat dhe farërat, rriten vazhdimisht. Sipas të dhënave të Shoqatës Turke të Dhomave të Bujqësisë (TZOB) çmimet për plehrat janë rritur nga 16 deri në 25 për qind, në varësi të llojit, për foragjeret me 41 deri në 43,3 për qind dhe për barnat me 16,7 për qind. Në të njëjtën kohë karburanti bujqësor vitin e kaluar u bë 79 për qind më i shtrenjtë. Sidomos karburanti bujqësor është jetik për çdo fazë të prodhimit, theksojnë përfaqësuesit e industrisë.

Këto rritje çmimesh nuk mund të mbulohen nga ndihma aktuale shtetërore. Zgjidhja e vetme: fermerëve turq u duhet të marrin kredi dhe kështu hyjnë gjithnjë e më shumë në borxhe, shpjegon Suicmez.

Kriza monetare i dëmton edhe fermerët

Presidenti i Shoqatës Turke të Dhomave të Bujqësisë (TZOB) Semsi Bayraktar jep një pamje të zymtë për të ardhmen e fermerëve. "Fermerët tanë duhet të mendojnë që në dimër, se si mund të paguajnë karburantin në pranverë. Karburanti për prodhimin bujqësor është një mjet i domosdoshëm për ne", thotë Bayraktar.

Arsyeja e rritjes së çmimeve vjen nga politika financiare: çmimet e këtyre produkteve bazohen te dollari amerikan dhe sa më shumë bie vlera e lirës turke, aq më e vështirë bëhet jeta e bujqve. Ndryshe nga Europa Turqia vuan prej disa vitesh nga një krizë ekonomike. Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, vlera e lirës turke (TL) ka rënë në mënyrë dramatike: Në vitin 2014 për një euro paguheshin rreth 2.90 lira. Sot për një euro duhet të paguash rreth 34 lira turke.

80 përqind më shumë borxhe në një vit

Shuma, që fermerët ua kanë borxh bankave, u rrit me 80 përqind vitin e kaluar. Sipas statistikave zyrtare ata sot u detyrohen bankave 118 herë më shumë se para 19 vjetësh. Në periudhën e sipërpërmendur ndihma financiare është rritur vetëm njëzetfish, shpjegon Orhan Saribal, deputet nga partia më e madhe opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP). Ai është inxhinier agrar dhe fermer. "Në vitin 2004 kreditë e përdorura për prodhimin bujqësor, pylltari dhe blegtori ishin 1.7 herë më shumë se ndihma shtetërore. Në vitin 2023 kreditë qenë 9.6 herë më shumë", thotë Saribal.

Marrë nga DW

turqi fermere borxhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj