LIVE UPDATES
Bota

Regjimi taliban rikthen sistemin e ekzekutimit në Afganistan

Kisas, apo dënimet ndëshkuese islamike, ku mund të përfshihen edhe vrasjet prej duarve të familjeve të viktimave, kanë qenë tipar dallues i talibanëve kur ata ishin në pushtet në Afganistan për herë të parë nga viti 1996 deri më 2001.

6 Mars 2024, 07:43 Nga N.F
Regjimi taliban rikthen sistemin e ekzekutimit në Afganistan
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Pas ekzekutimit të tre vrasësve të dënuar së fundmi në incidente të ndara, regjimi taliban e ka dërguar një mesazh shumë të qartë publik: se e ka kthyer në Afganistan qëndrimin famëkeq të drejtësisë hakmarrëse, apo ndëshkuese, të njohur si “kisas”. Kisas, apo dënimet ndëshkuese islamike, ku mund të përfshihen edhe vrasjet prej duarve të familjeve të viktimave, kanë qenë tipar dallues i talibanëve kur ata ishin në pushtet në Afganistan për herë të parë nga viti 1996 deri më 2001.

Grupi militant islamist është zotuar se do ta kthejë këtë praktikë tani, pas plot 20 vjetëve, në përpjekje për të vendosur rregulla më të rrepta të interpretimit të ligjit islamik nga ana e tij. Vrasja me armë në publik e tre burrave në dy javët e fundit tregon se regjimi taliban bëri premtime, jo kërcënime. Ata u ekzekutuan nga trashëgimtarët e viktimave të tyre para një turme shikuesish, një shfaqje famëkeqe që i ngjante ekzekutimeve nga regjimi i kaluar taliban nëpër stadiume. Më 22 shkurt, Syed Jamaluddin dhe Gul Khan, u vranë me armë zjarri brenda një stadiumi futbolli në provincën juglindore, Ghazni.

“Njëri u qëlluan tetë herë, derisa tjetri i mori gjashtë plumba”, tha për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë (REL) një dëshmitar i rastit, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Disa ditë më vonë, më 26 shkurt, një burrë i paidentifikuar e qëlloi për vdekje Nazar Mohammadin brenda një stadiumi të sportit në provincën veriore, Jawzjan. Qitësi po hakmerrej për vdekjen e vëllait të vet, Khal Mohammad, para dy vjetëve. Format e tilla të drejtësisë, të cilat përfshijnë ndëshkimet kisas dhe hudud siç janë, amputimet për krime më të vogla, bëhen ndaj kryerësve të krimeve dhe shkeljeve që konsiderohen si tejkalim i kufijve të Zotit.

Ekzekutimet e fundit nuk janë të parat prej se regjimi taliban u kthye në pushtet. Në dhjetor 2022, pak muaj pasi lideri i talibanëve, mulla Haibatullah Akhundzada, urdhëroi kthimin e ndëshkimeve islamike, një vrarës i dënuar u qëllua për vdekje nga babai i viktimës së tij, para qindra njerëzve në provincën perëndimore, Farah. Qershorin e kaluar, një burrë i dënuar për vrasjen e pesë njerëzve u ekzekutua në lindje të provincës Laghman, sipas regjimit taliban, i cili nuk tregoi se si u krye ekzekutimi i tij.

Prej se Akhundzada e dha urdhrin, talibanët i kanë goditur me kamxhik, me gurë apo i kanë amputuar pjesët e trupit të qindra njerëzve për krime siç janë, vjedhja dhe tradhtia bashkëshortore. Ekzekutimet dhe ndëshkimet janë kundërshtuar dhe dënuar nga afganët dhe shtetet e jashtme. Ekspertët e kanë vënë në dyshim vlefshmërinë e tyre sipas ligjit islamik dhe thonë se talibanët po i përdorin ato kryesisht për të përhapur frikë.

Ligji islamik i Sheriatit mund të zbatohet vetëm si pjesë e një kornize qeverisëse gjithëpërfshirëse nga një Qeveri e ligjshme që është përgjegjëse para popullit, sipas dijetarëve islamikë afganë.

“Gjykatësit të cilët marrin aktvendime për ndëshkime të tilla duhet patjetër të jenë të famshëm për drejtësinë e tyre dhe të kenë njohuri të thella”, tha profesori Fazluminullah Mumtaz, i cili është ekspert i jurisprudencës islamike.

Ai shtoi se gjykatësit “janë të detyruar të kenë njohuri të plotë të aspekteve të jurisprudencës dhe të sheriatit në lidhje me dënimet dhe zbatimin e tyre”. Kështu nuk ndodh nën sundimin taliban, i cili e ka shkatërruar gjyqësorin afgan, qeveria e të cilit nuk njihet nga asnjë vend.

Ky grup militant i ka shfuqizuar, apo pezulluar të gjitha ligjet e zbatuara nga qeveria e kaluar në Afganistan, e cila e kishte lejuar ligjin islamik me Kushtetutë, derisa në të njëjtën kohë i përmbahej normave ligjore ndërkombëtare. Prej se e mori pushtetin më 2021, regjimi taliban i ka shkarkuar mijëra gjykatës, prokurorë publikë dhe avokatë, dhe i ka zëvendësuar me njerëz të vet besnikë, shumica e të cilëve janë klerikë.

“Qeveria talibane nuk ka madje as ligjshmëri dhe vepron në një vakum ligjor”, tha për Radion Azadi eksperti ligjor afgan, Subhanullah Misbah.

Këmbëngulësia e këtij grupi për ta zbatuar versionin e vet të sheriatit shihet si njëra prej arsyeve pse regjimi taliban i ka kundërshtuar fuqishëm kërkesat nga afganët dhe nga bashkësia ndërkombëtare për lejimin e themelimit të një qeverie gjithëpërfshirëse. Refuzimi për t’u përkulur, pavarësisht se fillimisht ishte zotuar se do t’i përmbahej ligjit ndërkombëtar, i ka dhënë regjimit taliban monopoli në pushtet, megjithëse në të njëjtën kohë e ka rritur izolimin e tij globalisht dhe ka krijuar kriza politike dhe ekonomike në vend.

“Askush në Afganistan nuk do ta kundërshtojë zbatimin e sheriatit, por talibanët së pari duhet t’i plotësojnë parakushtet për zbatimin e ligjeve të tilla. Zbatimi i ndëshkimeve kapitale tani vetëm sa do të përhapë frikë në shoqëri”, tha Misbah.

Edhe qeveria e kaluar e kishte lejuar ndëshkimin kapital por në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe dënimet me vdekje – kryesisht përmes varjes – kryheshin në burgje. Por, kthimi i ekzekutimeve publike i ka alarmuar Kombet e Bashkuara dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Ekzekutimet publike janë formë e trajtimit apo ndëshkimit mizor, çnjerëzor, apo përçmues”, tha Jeremy Laurence, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Disa aktivistë për të drejtat e njeriut e kanë kundërshtuar dënimin me vdekje globalisht dhe shpesh e kundërshtojnë zbatimin e tij, përfshirë në vendet myslimane ku ai i ka rrënjët apo edhe frymëzohet nga sheriati. Arabia Saudite, vend suni, dhe Irani vend shiit, janë në mesin e vendeve që kryejnë më së shumti ekzekutime në botë. Të gjitha ekzekutimet, përfshirë kisas, në këto vende arsyetohen sipas interpretimit të ligjit islamik nga ana e tyre.

Graeme Smith, analist afgan në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, thotë se qasja e talibanëve ndaj drejtësisë ka fituar pak ligjshmëri në mesin e afganëve, posaçërisht në zonat rurale në jug dhe në lindje të vendit, ku grupi taliban kishte luftuar kundër Qeverisë properëndimore nga viti 2002 deri në vitin 2021. Smith thotë se kjo ndodh sepse disa afganë – të zemëruar nga korrupsioni i madh në sistemin gjyqësore të udhëhequr nga Kabuli – zgjodhën që t’ua linin në dorë kryengritësve t’i zgjidhnin rastet e tyre.

“Organizatat për të drejtat e njeriut me të drejtë do t’i dënojnë këto ekzekutime”, tha ai. “Megjithatë, ia vlen të kujtohet historia e freskët e Afganistanit, ku shumë ekzekutime ndodhën fshehurazi”, shtoi ai.

Pasi një qeveri republikane u rrëzua nga një grusht shtet komunist në prill të vitit 1978, në Afganistan ndodhën shumë raste të vrasjeve jashtëgjyqësore nën sundimin e qeverive komuniste, islamiste dhe properëndimore.

“Shumë aspekte të asaj trashëgimie të dhunshme ende nuk janë zbuluar, teksa gazetarët dhe hulumtuesit e tjerë po sigurojnë qasje në ish-fushëbeteja”, tha Smith.

Marrë nga REL

afganistan talibane kisas

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll