LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Gjermania si ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme?

Me bisedimet në vendet e Lindjes së Mesme ministrja e Jashtme Baerbock u përpoq të ndërmjetësojë mes aktorëvë të ndryshëm dhe për mirëkuptimin reciprok. Por mundësitë e Gjermanisë për ndërmjetësim janë të kufizuara.

23 Tetor 2023, 09:02 Nga f.i
Analiza e DW: Gjermania si ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme?
Annalena Baerbock

GJERMANI- Jordani, Izrael, Liban, Egjipt: Stacionet e një diplomacie intensive krize. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock brenda tre ditësh zhvilloi bisedime në katër vende. Qëllimi ishte: Të pengohet përhapja e konfliktit të Lindjen e Mesme. Një qëllim tjetër ishte që të zbutet sa më shumë të jetë e mundshme kriza humanitare në Rripin e Gazës.

Në fjalimin e saj në "samitin për paqe" në Kajro Baerbock përshkroi vuajtjet dhe shqetësimet, me të cilat po përballen njerëzit në terren dhe përtej të gjithë kufijve. "Kudo në rajon shohim vuajtje dhe frikë të tmerrshme njerëzore", konkludoi ministrja e Jashtme.

Ajo njëkohësisht përmendi arsyen se përse u krijua gjithë kjo vuajtje. E kjo e gjitha ka një emër, tha Baerbock: "Ishte Hamasi, që më 7 tetor solli terrorin e tmerrshëm në Izrael dhe ushtroi krime të neveritshme."Në afat të shkurtër është e rëndësishme, që të zbutet vuajtja, atje ku ajo është më e madhe, tha ministrja e Jashtme, e gjendja është emergjente në Rripin e Gazës. Ndaj Gjermania ka rritur ndihmën humanitare për Rripin e Gazës në rreth 50 milionë euro. Të enjten (19.10.2023) në Aman ajo bisedoi me drejtorin e organizatës së OKB për Ndihmat për Palestinezët, UNRWA, Philippe Lazzarini. Ky i fundit i shpjegoi asaj "gjendjen ekstremisht të rëndë" në Rripin e Gazës. Ka mbi një milionë rë dëbuar brenda vendit. 3700 vetë kanë vdekur, tha Lazzarini duke iu referuar të dhënave të Autoriteteve të Shëndetësisë nën kontrollin e Hamasit. Në këtë rajon nuk ka ujë të pijshëm.

Mundësi të kufizuara për ndërmjetësim

A mund të ndërmjetësojë Gjermania në këto rrethana? Po, por sipas gjendjes, mundësitë janë të kufizuara thotë Peter Lintl, ekspert për Izraelin pranë Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin: Ndërmjetësimi gjerman pranohet sa u përket pengjeve. "Këtu Gjermania mund të veprojë për të ndihmuar." Por mbështetje tjetër Gjermania nuk mund të japë për arsye që janë të kuptueshme: "Gjermania nuk flet me Hamasin."

Sidoqoftë Gjermania mund të ndërmjetësojë në oragnizimin e ndihmave humanitare. "Kjo pranohet edhe nga Izraeli, sepse ndihma kërkohet edhe nga ana e SHBA-së." Ndaj kontributi gjerman për zbutjen e krizës mund të konsistojë në këto dy aspekte, thekson Lintl: "Pengjet dhe ndihma humanitare."

Parimisht një pjesë e vendeve arabe e shohin me rezerva politikën e jashtme të Gjermanisë. Annalena Baerbock e ndjeu këtë vet në Aman: Ku sipas mediave u mor me rezerva deklarata e saj, që Izraeli është viktimë e terrorit të Hamasit dhe ka të drejtë të mbrohet. Sipas Lintl ka në përgjithësi rezerva - "por njëkohësisht edhe gatishmëri pragmatike për bashkëpunim, atje ku kjo është e mundur."

Bota arabe solidarizohet me palestinezët

Bisedimet që zhvilloi Baerbock në kryeqytetet e katër vendeve të Lindjes së Mesme u zhvilluan në sfondin e një sërë demonstratash solidariteti me njerëzit në Rripin e Gazës. Në Egjipt (20.10.2023) dhjetëra mijëra vetë demonstruan në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët në Rripin e Gazës. Edhe në Aman mijëra vetë shprehën përkrahjen për palestinezët. Demonstratat janë një indikator për distancimin që kanë shtresa të tëra të popullsisë ndaj Izraelit.

Po ashtu në pjesë të madhe të vendeve arabe, njerëzit mendojnë, që shtetet perëndimore përkrahin pa kushte Izraelin. Formula, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, përsëritet pa asnjë kritikë, shkruhet në gazetën palestineze "Al ayyam". Kjo gazetë i referohej në artikullin e saj edhe Gjermanisë. Njëkohësisht edhe në Jordanin Perëndimor po shpërthen dhuna.

Të tilla ndjesi kanë influencë ndaj vendimeve të qeverive në Kajro, Aman e në vende të tjera arabe. "Në shumë vende politikanët, që bashkëpunojnë ngushtë me vendet perëndimorë ndodhen tani nën presion ekstrem", thotë në bisedë për DW, Simon Wolfgang Fuchs, profesor në fushën e studimeve për Islamin dhe Lindjen e Mesme në Universitetin Hebre të Jeruzalemit.

"Izraeli nuk do përpjekje për ndërmjetësim"

Një tjetër arsye e mundësive të kufizuara për ndërmjetësim, sipas Lintl, është edhe, se: "Izraeli vet nuk do asnjë përpjekje për ndërmjetësim. Një ofertë e tillë ndërkohë do të ndalohej." Qëllimi i Izraelit është t'i japë fund sundimit të Hamasit. "Një ndërmjetësim do të ishte përkundër këtij qëllimi." Një ndërmjetësim pranohet, nëse është fjala për lirimin e pengjeve. "Përveç kësaj nuk pranohet asnjë lloj tjetër ndërmjetësimi."

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet