LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Kur kancelari i qetë ngre zërin

Kancelari Olaf Scholz është zakonisht një njeri me fjalë të buta. Vetëm në raste të jashtëzakonshme e ngre zërin - si në takimin e së premtes së kaluar.

7 Qershor 2023, 08:36 Nga I.A
Analiza e DW: Kur kancelari i qetë ngre zërin
Olaf Scholz

GJERMANI- Të bërtiturit nuk është stili i Olaf Scholzit. Në një tubim të organizuar nga e përjavshmja "Zeit" fundjavën e kaluar, kancelari pyeti: "A mund të flasim pak më qetë?" E kishte fjalën për partnerët e tij në qeveri dhe debatin për ngrohjen, pra për debatin e pafund për ndryshimin e ngrohjes në Gjermani, ku të Gjelbrit dhe FDP janë në ngërç. "Shpesh mendoj se debati mund të jetë pak më i qetë," shtoi ai.

Mund të jetë më qetë: Kjo është motoja e kancelarit gjerman! Scholz preferon më shumë të negociojë në sfond, nëse duhen edhe 30 orë, sesa të dominojë skenën. Ai është aq i qetë sa që me këtë qetësi është në gjendje të ushtrojë edhe presion mbi të tjerët.

Scholz shpesh flet aq qetë dhe me zë të ultë sa është vështirë ta kuptosh, pavarësisht nga zmadhuesit e zërit.

Një Scholz tjetër

Por ekziston edhe një tjetër Scholz – të paktën shikuar nga fjalimi i ditës së premte në Falkensee, Brandenburg, në "Festivalin Europian” të socialdemokratëve.

Pritja e tij në Festival ishte e vrazhdë, sepse shumë bërtisnin dhe e akuzonin kancelarin si "luftënxitës”, duke i thënë: "Hup largohu!” dhe kërkonin prej tij të vendoset "paqja pa armë”.

Scholzi kapi mikrofonin me të dyja duart dhe ua ktheu kritikëve me zë të lartë: "Të dashur, ju që po bërtisni, luftënxitës është Putini. Ai sulmoi Ukrainën me 200 mijë ushtarë dhe vrau një numër jashtëzakonisht të madh qytetarësh, fëmijësh dhe të moshuarish në Ukrainë. Që të jemi të qartë: këto janë vrasje”.

"Nuk e di nëse ishte një shpërthim zemërimi," tha të hënën zëvendës zëdhënësi i qeverisë Wolfgang Bihner. Ishte një "përgjigje me zë të lartë" ndaj protestuesve të zëshëm. Kancelari foli shumë qartë dhe ka të drejtë ta bëjë këtë.

Edhe grupi parlamentar i SPD-së promovoi në twitter, siç thonë ata, "një kancelar që flet qartë dhe me zë të lartë”, ndoshta pikërisht sepse momente të tilla janë përjashtim në paraqitjet e tij.

"Të gjithë kanë ngapak të drejtë"

Ka shumë arsye pse lidershipi duhet të jetë më i fuqishëm. Në mes të mosmarrëveshjeve në qeveri, njerëzit nuk kanë nevojë për një kancelar të zhurmshëm, por për një kancelar që e bën të qartë qëndrimin e tij – qoftë për ligjin për ngrohje apo dhe planifikimin e buxhetit.

Por Scholz nuk duket shpesh, përkundrazi. Edhe në takimin e gazetës "Zeit", kancelari Scholz tha me qetësi se "të gjithë kanë gjithmonë ngapak të drejtë". Vetëm kaq për përmbajtjen: debati për ligjin e ngrohjes mbetet temë e pazgjidhur akoma. Ligji, i cili u prezantua në Bundestag, është shumë më i avancuar se ai i mëparshmi.

Qëndrimet e Merzit

Edhe në Bundestag, Scholz është zakonisht një folës i qetë, një njeri që i përmbahet tekstit. Më shumë emocione ka vetëm kur e lë mënjanë fjalimin e përgatitur.

Shkaku për këtë është opozita dhe lideri i CDU-së, Friedrich Merz. Vjeshtën e kaluar, një Scholz dukshëm emocionues i tha Merzit: "Është mirë që Unioni tani është në opozitë, në mënyrë që ne të mund të jemi konkurrues dhe të zgjidhim problemet e këtij vendi."

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel (SPD) një herë tha për Merzin se ai arrin ta bëjë Scholzin të tregojë emocione, e për këtë "duhet shumë".

Qytetarët kanë thënë fjalën e tyre

Megjithatë: sipas sondazhit të fundit të bërë për televizioin publik ARD Deutschlandtrend - vetëm një në pesë qytetarë është i kënaqur me punën e qeverisë. Ndërsa partia djathtiste AfD është barazuar me partinë e kancelarit SPD, me 18 për qind.

Një paralajmërim shumë serioz edhe për politikën e kancelarit dhe qeverisë federale gjermane. Vërtet, nga këndvështrimi i tij, Scholz udhëheq, por - në heshtje. Por fakt është që kjo nuk i përgjigjet shumicës dërmuese të popullsisë. Përveç kësaj, sipas sondazhit të lartpërmendur, rreth 84 për qind e gjermanëve aktualisht besojnë se Scholz duhet të përcaktojë më qartë drejtimin e qeverisë gjermane.

Marrë nga DW

olaf scholz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet