LIVE UPDATES
Bota

“Sulmi rus në Ukrainë pasoja në tregjet e energjisë”/ Analiza: Tregu evropian pa gazin nga Rusia

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shkaktoi tronditje serioze në tregun evropian të gazit. Por varësia nga Rusia është zvogëluar ndjeshëm.

1 Mars 2023, 09:10 Nga I.A
“Sulmi rus në Ukrainë pasoja në tregjet e
Karikaturë, Putini i ofron gaz BE-së

BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas qeverisë në Berlin, të paktën Gjermania e ka arritur tashmë këtë pavarësi. Që nga 1 janari 2023, Gjermania ka ndaluar blerjen e naftës, qymyrit dhe mbi të gjitha gazit nga Rusia. Megjithatë, në vendet e tjera të BE-së, situata aktualisht është më ndryshe.

Importet e gazit rus kanë rënë

Aktualisht, gazi rus ende dërgohet në Evropë përmes dy tubacioneve të gazit, Turk Stream dhe Transgas. "Gazi rrjedh kryesisht përmes Ukrainës dhe Turqisë në Evropën Jugore dhe Lindore," shpjegon për tagesschau.de  Andreas Schreder, kreu i analizës së energjisë në shërbimin e informacionit të energjisë ICIS.

"Gazi i lëngshëm natyror (LNG) nga Rusia shkon kryesisht në Spanjë dhe Francë, por edhe në Holandë dhe Belgjikë.” Në Spanjë, Francë dhe Belgjikë, pjesa e gazit të lëngshëm rus u rrit gjatë vitit të kaluar. Ndërsa sipas të dhënave të ICIS ka rënë në Holandë dhe Portugali.

SHBA dyfishon furnizimet me LNG

Megjithatë Rusia ka humbur prej kohësh rolin e saj dominues në furnizimin e evropianëve me gaz. Në vitin 2021, pjesa e saj e furnizimit ishte ende rreth 40 për qind. Sipas të dhënave të Këshillit Evropian, në nëntor të vitit të kaluar ishte vetëm 12.9 për qind. Ndërsa sipas të dhënave të ICIS, që atëherë ajo ka vazhduar të bjerë dhe në janar 2023, pjesa ruse e importeve të gazit në BE arriti në 9.2 për qind.

Braktisja e Rusisë si furnizues u kompensua nga një rritje e madhe e importeve të gazit të lëngshëm, veçanërisht nga SHBA-ja, thonë përfaqësuesit e BE. "Ndërmjet janarit dhe nëntorit 2022, importet e LNG nga SHBA arritën në mbi 50 miliardë metra kub. Kjo është dy herë më shumë se më parë." Norvegjia, Algjeria, Katari dhe Nigeria janë gjithashtu ndër furnizuesit më të rëndësishëm të evropianëve me gaz.

Sipas analistëve, tani është teknikisht e mundur që të heqësh dorë plotësisht nga gazi rus. "Megjithatë, ka kosto shtesë sepse duhet gjetur një zëvendësues.” Dhe brenda BE-së nuk ka marrëveshje për këtë. "Përveç kësaj, Italia, Hungaria dhe vende të tjera hezitojnë të heqin dorë tërësisht nga gazi i lirë nga Rusia.

Furnizimi me gaz mbetet problem

Por ndërsa BE dhe Gjermania po përparojnë në largimin nga gazi rus, po shfaqen rreziqe dhe varësi të reja. Për të zëvendësuar gazin nga Rusia, BE-ja po i drejtohet gjithnjë e më shumë tregjeve globale të gazit. Por është e pasigurt nëse oferta globale mund të rritet në masën e kërkuar: "Problemi kryesor është mungesa e terminaleve të eksportit për prodhuesit e gazit në mbarë botën. Duhen vite për t'i përfunduar, ndërkohë që në dekadat e fundit është investuar pak, për shkak të çmimit relativisht të ulët të gazit”, shpjegon specialisti Justin Thomson, ekspert në T. Rowe Price.

Në terma afatgjatë, burimet e rinovueshme të energjisë duhet të zëvendësojnë Rusinë si furnizuesin kryesor. Por kjo, sipas Thomson, është ende shumë larg: "Kështu që është e qartë se pushtimi rus i Ukrainës do të ketë pasoja në tregjet e energjisë për një kohë të gjatë."

Marrë nga DW

be vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë