LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiçin

Sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, Uashingtoni dhe Beogradi do ta nisin dialogun strategjik më 17 korrik.

14 Korrik 2026, 22:52 Nga E.d
Analiza e REL: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon
Marko Gjuriqç dhe Marco Rubio

Shtetet e Bashkuara po e bëjnë një përpjekje të re për ta afruar Serbinë me synimet e tyre strategjike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, duke komentuar paralajmërimin për nisjen e dialogut strategjik mes dy vendeve.

Sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, Uashingtoni dhe Beogradi do ta nisin dialogun strategjik më 17 korrik.

Gjuriq e ka cilësuar këtë zhvillim si “historik” në aspektin diplomatik dhe politik për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai ka thënë gjithashtu se statusi i partnerit strategjik me SHBA-në është i rëndësishëm edhe për çështjet kryesore shtetërore dhe kombëtare, ku ka përfshirë Kosovën, Republikën Sërpska dhe ruajtjen e stabilitetit të brendshëm të Serbisë.

Nisja e dialogut, të cilin SHBA-ja e zhvillon me dhjetëra vende për ta thelluar bashkëpunimin, ishte paralajmëruar qysh në gusht të vitit 2025.

Deri në publikimin e këtij artikulli, Departamenti amerikan i Shtetit nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se cilat tema do të diskutohen në takimin e parë dhe çfarë pret Uashingtoni nga Serbia në kuadër të dialogut strategjik.

Bisedimet e nivelit të lartë, të zhvilluara në Uashington ose në vendin partner, zakonisht përfshijnë një gamë të gjerë temash, si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjetika dhe ekonomia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se energjetika do të zërë një vend të rëndësishëm në dialog.

Nga Parisi, ku po merr pjesë në ceremonitë për Ditën e Bastijës, ai ka thënë se dialogu që nis më 17 korrik do të përfshijë “çështje të rëndësishme, të cilat nuk do të jenë gjithmonë të lehta dhe të thjeshta për Serbinë”.

Vuçiq ka vlerësuar se tarifat e reja amerikane ndaj vendeve që importojnë naftë dhe gaz nga Rusia nuk janë lajm i mirë për Serbinë, e cila importon gaz rus.

Ai shpreson se nisja e dialogut strategjik do t’i japë Serbisë mundësinë që ta zgjidhë këtë çështje me Shtetet e Bashkuara në një mënyrë tjetër dhe të kërkojë mirëkuptimin e palës amerikane.

Partneriteti strategjik me SHBA-në përbën një avancim deklarativ të marrëdhënieve, thotë profesori amerikan Daniel Serwer, por shton se rëndësia e tij e vërtetë varet nga rrethanat.

Serwer vlerëson se “stabiliteti” është interesi strategjik i SHBA-së në raport me Serbinë, ndonëse, sipas tij, ky nuk duhet të jetë prioriteti kryesor.

Daniel Serwer.

“Do të dëshiroja të shihja përpjekje të mirëfillta për ta mbështetur rikthimin e demokracisë dhe për t’i kufizuar përpjekjet e Beogradit që, përmes konceptit të ‘botës serbe’, të ushtrojë ndikim në Bosnje dhe Kosovë”, thotë ai.

Beogradi ka arsye për “entuziazëm”

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë për Serbinë nisja e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara?

Serwer: Kjo do të thotë se SHBA-ja po bën përpjekje të re, pas një sërë përpjekjesh të pasuksesshme gjatë administratës së Joe Bidenit, për ta afruar Serbinë me synimet e saj strategjike.

Radio Evropa e Lirë: A ka arsye Beogradi të jetë entuziast për nisjen e këtij dialogu strategjik?

Serwer: Po. Kjo do ta ndihmojë presidentin Vuçiq të sigurohet që Uashingtoni të mos ndërmarrë hapa kundër tij dhe të mos i mbështesë kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu, mund të ndihmojë që SHBA-ja të mos e kundërshtojë përpjekjen e tij për të kaluar nga posti i presidentit në atë të kryeministrit.

Nuk është e përshtatshme që një dialog strategjik të paralajmërohet ose të zhvillohet në prag të zgjedhjeve.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të ndikojnë në këtë proces marrëdhëniet e Serbisë me Kinën dhe Rusinë?

Serwer: Administrata e Trumpit nuk ka bërë shumë për ta kufizuar ndikimin e Kinës ose të Rusisë në Ballkan, përveç sanksioneve ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, dhe këmbënguljes që Gazpromi të largohet nga pronësia e kompanisë. Kjo është një gjë e mirë.

Stabiliteti është interesi strategjik i SHBA-së në Serbi

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara në raport me Serbinë?

Serwer: Stabiliteti, stabiliteti, stabiliteti. Ky nuk do të ishte prioriteti im, por Uashingtoni, me sa duket, vazhdon t’i përmbahet fuqishëm kësaj qasjeje.

Një stabilitet i tillë nënkupton mbajtjen në pushtet të një regjimi gjithnjë e më autoritar.

Do të dëshiroja të shihja përpjekje të mirëfillta për ta mbështetur rikthimin e demokracisë dhe për t’i kufizuar përpjekjet e Beogradit që, përmes konceptit të “botës serbe”, të ushtrojë ndikim në Bosnje dhe Kosovë. 

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë në praktikë të jesh partner strategjik i Shteteve të Bashkuara?

Serwer: Ky është një avancim deklarativ i marrëdhënieve, por rëndësia e tij e vërtetë varet nga rrethanat. Uashingtoni sot ndjek një politikë të bazuar në interesa dhe në shkëmbimin e koncesioneve. Nëse merr atë që dëshiron, para së gjithash në lidhje me NIS-in, ka të ngjarë të ofrojë diçka në këmbim.

Serbia ka një histori të gjatë të bërjes së koncesioneve të kufizuara ndaj Uashingtonit dhe do të përpiqet ta bëjë këtë përsëri.

Radio Evropa e Lirë: Si partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, a mund të presë Beogradi mbështetje më të madhe për mbrojtjen e interesave të tij lidhur me Kosovën dhe Republikën Sërpska? 

Serwer: Po. Sa i përket Republikës Sërpska, Uashingtoni tashmë ka bërë koncesione të mëdha duke ia hequr sanksionet [Millorad] Dodikut.

Në Kosovë, Beogradi ka mundësi të vazhdojë t’i shmanget përgjegjësisë për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës, incidentet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe sulmin terrorist në Banjskë.

Nuk do të befasohesha nëse Uashingtoni do të fillonte përsëri të këmbëngulte për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë që për Kosovën është e mundur vetëm nëse Serbia e njeh atë. Asociacioni është pengesë për dialogun./REL

serbi shba daniel serwe daniel serwer

Sondazh

Poll

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm