LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pa u zbardhur Banjska, dialogu i paimagjinueshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë në Banjskë. Kosova e akuzon Serbinë për sulmin në Banjskë të komunës së Zveçanit, ku grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

15 Tetor 2023, 17:43 Nga f.i
Analiza e REL: Pa u zbardhur Banjska, dialogu i paimagjinueshëm
dialogu Kosovë-Serbi

KOSOVË- Nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë flitet pak për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian – përveç thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që palët t’i kthehen këtij procesi. Rastin e parë ato e kanë pasur në samitin e Komunitetit Politik Evropian, që është zhvilluar më 5 tetor, në Granadë të Spanjës, por pa ndonjë rezultat. Të pranishëm atje kanë qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Derisa Vuçiç, pa dhënë shumë detaje, ka thënë se është munduar t’ua shpjegojë përfaqësuesve evropianë qëndrimin e Serbisë, Osmani ka qenë më e drejtpërdrejtë.

"Nuk ka asnjë arsye për t’u takuar përpara se të miratohen sanksionet kundër Vuçiqit. Së pari sanksionet dhe më pas mund të flasim për pjesën tjetër”, ka thënë ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë në Banjskë. Kosova e akuzon Serbinë për sulmin në Banjskë të komunës së Zveçanit, ku grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Serbia ka mohuar se ka gisht dhe, ashtu si Kosova, ka nisur hetimet e veta të sulmit. Analistët thonë se ngjarja e ka dëmtuar në masë të madhe procesin edhe ashtu të vështirë të dialogut Kosovë-Serbi dhe nuk presin që ai të vazhdojë në të njëjtin format.

Maja Pishçeviq, nga Këshilli Atlantik, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se, fillimisht, duhet të hetohet dhe të mësohet e vërteta pas sulmit në Banjskë.

“Është e vështirë për mua të imagjinoj se palët mund t’i kthehen tani tryezës së bisedimeve. Ato takime, as në muajt e kaluar, as në rastet e mëparshme nuk janë dukur mirë. Dy udhëheqësit nuk i kanë shtrënguar kurrë duart njëri-tjetrit. Dhe, a mund ta imagjinoni diçka të tillë të ndodhë tani?”, pyetet Pishçeviç.

Argumentet e ngjashme i mbron edhe Marina Vulloviq, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë. Sipas saj, sulmi në Banjskë ka qenë i paparë që nga lufta në Kosovë, më 1999.

“Ne nuk i dimë motivet e vërteta të sulmit. Nuk e dimë se kush konkretisht e ka urdhëruar atë. E dimë se disa aktorë, së paku, e kanë marrë përgjegjësinë për të, por linja e komandës është ende një çështje e hapur. Financimi është një çështje e hapur, furnizimi me armë është gjithashtu një çështje e hapur”, thotë Vulloviç për Exposenw.

Autoritetet në Kosovë kanë etiketuar Millan Radoiçiqçin si organizator të sulmit, por kanë thënë se ai ka vepruar me urdhër të aparatit shtetëror të Serbisë. Radoiçiq, i afërt me udhëheqësit serbë, e ka pranuar përgjegjësinë. Ai është marrë në pyetje nga Prokuroria serbe dhe është ngarkuar me disa vepra penale, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Vulloviç thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta marrë shumë seriozisht rastin dhe t’i dërgojë sinjale të duhura politike Serbisë, përpara se t’i ftojë palët në bisedime. Sipas saj, shënjestër duhet të jetë regjimi serb, jo populli.

“Konkretisht mendoj në masa ndëshkuese kundër Serbisë, që ta sinjalizojnë atë se sulmet e tilla nuk do të tolerohen. Edhe nëse nuk provohet përgjegjësi konkrete, ose nuk provohet ndonjë lidhje midis kreut të shtetit [serb] dhe sulmit paraushtarak, duhet të ketë një lloj përgjegjësie politike për mbështetjen e atyre aktorëve që, në fakt, e kanë pranuar se qëndrojnë prapa sulmit”, thotë Vulloviç.

Vulloviç shton se tani i takon Bashkimit Evropian t’i bindë palët që t’i zbatojnë marrëveshjet për të cilat kanë rënë dakord. Por, sipas saj, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është prioritet tani, ashtu siç këmbëngul Serbia. Ajo thotë se sinjale të duhura për Kosovën që të kthehet në tryezën e bisedimeve, do të duhej të ishin: ndëshkimi i Serbisë, siguria në veri dhe një zë më i unifikuar i BE-së kur bëhet fjalë për njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Unë me të vërtetët nuk dua të besoj se dialogu ka vdekur, sepse e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të situatës, është përmes dialogut dhe pajtimit për një marrëveshje reciprokisht të dobishme. Ne e kemi një marrëveshje të tillë [për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi] nga marsi i vitit 2023, që është arritur fillimisht në shkurt, në Bruksel. Por, ajo nuk është zbatuar”.

“Tani, mendoj se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja duhet ta gjejnë se si t’i bindin palët për ta zbatuar atë marrëveshje. Unë mendoj se gjëja kryesore këtu janë hapat me të cilët duhet filluar. Dhe sulmi në Banjskë na ka treguar vërtet se me cilët hapa duhet filluar”, thotë Vulloviç.

Pishçeviç, nga Këshilli Atlantik, thotë se një gjë është e sigurt: formati i deritashëm i dialogut duhet të ndryshojë. Përpara se palët të ulen në tryezën e bisedimeve, kurdo që të ulen, ato duhet t’i kenë të qarta disa gjëra: çka duan të arrijnë, cili është afati kohor, cilat janë rregullat, cilat janë ndëshkimet dhe cilat janë motivet.

“Einsteini ka thënë: nuk mund të vazhdoni t’i bëni të njëjtat gjëra dhe të prisni rezultate të ndryshme. Mendoj se, deri më tani, të gjithë e kanë kuptuar se kjo nuk është rruga përpara, sepse nuk ka vullnet politik. Nuk ka vullnet nga asnjëra anë – po flas për të dyja palët – për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Dhe viktimë e kësaj është populli”, thotë Pishçeviç.

E pyetur se ku mund të çojë situata aktuale, ajo përgjigjet:

“Kjo është një pyetje fantastike dhe e tmerrshme, sepse vërtet mendoj se kjo mund të çojë në gjithçka. Por, nëse më pyesni nëse do të ketë luftë të re, kjo nuk mendoj se do të ndodhë. Edhe pse, nuk më lejohet të mendoj se diçka është e pamundur në këtë pikë”.

Pas sulmit në Banjskë, Serbia ka grumbulluar trupa ushtarake në kufi me Kosovën, gjë që është dënuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë parë si “veprim shumë destabilizues”.

Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë përpjekje ta sigurojë Perëndimin se nuk e ka ndërmend t’i urdhërojë forcat ushtarake ta kalojnë kufirin, duke thënë se kjo do të ishte kundërproduktive për aspiratat e Serbisë për t’iu bashkuar BE-së. Vuçiq ka folur për gazetën Financial Times:

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Ta shkatërrojmë pozicionin tonë që e kemi ndërtuar për një vit? Ta shkatërrojmë këtë brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë”.

Përkundër këtyre garancive, disa zyrtarë thonë se situata në rajon ka potencial për t’u ndezur edhe me më të voglën shkëndijë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë këtë javë se ka rrezik në rritje të përsëritjes së sulmeve të dhunshme nga, siç është shprehur, “strukturat kriminale të Serbisë në Kosovë”.

Duke folur në një forum në Mal të Zi, javën e kaluar, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimi Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se “duhet të punohet për normalizim dhe dialog, por nga ana tjetër kemi përshkallëzim. Nuk ka të ardhme evropiane pa marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak.

Më datë 21 tetor, në Prishtinë dhe në Beograd do të qëndrojnë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, ashtu si edhe përfaqësues të BE-së, për të diskutuar çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës, Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiç, janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 14 shtator, dhjetë ditë para sulmit në Banjskë.

Pas Banjskës, presidentja e Kosovës, Osmani, ka thënë se udhëheqjen në dialog duhet ta marrin Shtetet e Bashkuara. Sipas bashkëbisedueseve të REL-it, vetëm trysnia e SHBA-së dhe BE-së mund të sjellë deri te një zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë. Në të kundërtën, Rusia, e cila vazhdon ta ketë shënjestër Ballkanin Perëndimor, mund të përfitojë nga kriza, thonë ato. /REL

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri