LIVE UPDATES
Bota

Analiza e The Economist: A mundet Europa të përballojë e vetme Rusinë e Vladimir Putinit?

Në të vërtetë, mund të duhet rreth një dekadë derisa Europa të jetë në gjendje të mbrohet pa ndihmën e Amerikës. Sfida e madhe është shumë e dukshme në Ukrainë.

22 Mars 2025, 07:38 Nga r.ll
Analiza e The Economist: A mundet Europa të përballojë e vetme
foto ilustruese

EUROPË- A mundet Europa të përballojë e vetme Rusinë e Vladimir Putinit? Një ushtri, forcë ajrore dhe mbrojtje bërthamore e pavarur do të kishin një çmim të lartë

Disa orë pasi partia e tij fitoi zgjedhjet kombëtare, Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, bëri një deklaratë të jashtëzakonshme. Donald Trump “nuk do t’ia dijë për fatin e Europës”, tha ai.

Prandaj “duhej të arrihet hap pas hapi… pavarësia nga SHBA-ja”.

Dhe ky nuk ishte një qëllim i largët. Merz tha se nuk ishte i sigurt nëse NATO do të ekzistojë ende “në formën e tanishme” në qershor, kur udhëheqësit do të takohen në Holandë, “ose nëse Europës do t’i duhet të krijojë një mbrojtje të pavarur”.

Ata që menduan se zoti Merz po tregohej tepër dramatik shumë shpejt u përballën me realitetin. Më 24 shkurt, në një rezolutë të OKB-së që fajësonte Rusinë për pushtimin e Ukrainës, Amerika votoi kundër aleatëve europianë dhe mbajti anën e Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Merz nuk është i vetmi udhëheqës i shqetësuar për sulmet e Donald Trump ndaj NATO-s, aleancës që ka ruajtur paqen në Europë për gati tetë dekada.

“Themelet e sigurisë ku është mbështetur Europa për breza të tërë janë zhdukur dhe nuk do të rikthehen më”, shkruan Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, në një ese për The Economist. “Europa duhet të pajtohet me faktin se është e cenueshme dhe e vetme”.

Në të vërtetë, mund të duhet rreth një dekadë derisa Europa të jetë në gjendje të mbrohet pa ndihmën e Amerikës. Sfida e madhe është shumë e dukshme në Ukrainë. Vendet europiane po bisedojnë për të dërguar atje trupa ushtarake për të siguruar zbatimin e një marrëveshjeje paqeje në të ardhmen.

Këto bisedime udhëhiqen nga Franca dhe Britania, të cilat kanë parashikuar dërgimin e një force modeste ushtarake në Ukrainë, ndoshta prej dhjetëra mijë trupash. Trupat nuk do të vendoseshin në lindje në vijën e parë të frontit, por në qytetet e Ukrainës, portet dhe infrastrukturën e saj jetike.

Megjithatë, kjo do të nxirrte në pah tri dobësi të mëdha. Së pari, do të rrallonte forcat europiane. Në Ukrainë, ka rreth 230 brigada ruse dhe ukrainase, megjithëse shumica janë të vogla.

Shumë vende europiane do ta kishin të vështirë të krijonin secili nga një brigadë të vetme të aftë për luftim. Së dyti, mund të hapeshin boshllëqe serioze në mbrojtjen e vetë Europës.

Për shembull, zhvendosja e trupave britanike në Ukrainë do të pakësonte njësitë britanike në NATO, duke lënë mangësi në planet e luftës të aleancës.

Mbi të gjitha, europianët e pranojnë se çdo zhvendosje trupash do të kishte nevojë për mbështetje amerikane, jo vetëm në formën e mjeteve të inteligjencës dhe mbrojtjes ajrore, por edhe zotimit për mbështetje, në rast se Rusia sulmon.

Fakti që Europa do ta kishte të vështirë të krijonte një forcë të pavarur luftarake për Ukrainën tregon se sa e madhe është detyra që e pret.

Për përmbushjen e planeve të tanishme luftarake të NATO-s (me Amerikën e pranishme) duhet që vendet e Europës të shpenzojnë për mbrojtje ushtarake 3% të PBB-së, shumë më tepër sesa shpenzon tani shumica.

Britania bëri një hap në këtë drejtim më 25 shkurt, duke shpallur planin për të shpenzuar për mbrojtje 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027, por edhe kjo mund të mos mjaftojë.

Thuhet se Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, do të propozojë një objektiv shpenzimi prej 3.7%. Dhe në qoftë se do të merrnim parasysh mungesën e ndihmës amerikane, shpenzimet e mbrojtjes të vendeve europiane do duhej të rriteshin mbi 4% ose më shumë.

Pagesa për këtë do të ishte mjaft e vështirë. Edhe ndërtimi i aftësive ushtarake është më i vështirë nga sa duket. Instituti Bruegel me seli në Bruksel, llogarit se Europa duhet të formojë rreth 50 brigada të reja.

Shumë prej tyre duhet të jenë njësi me armaturë “të rëndë”, për të zëvendësuar 300,000 trupat amerikane që ishin parashikuar më parë të zhvendoseshin në kontinent në rast lufte. Kërkesat për fuqi punëtore do të ishin të pamjaftueshme.

Shtimi i tankeve

Këto shifra janë thjesht hamendësime. Sipas vlerësimit të Institutit Bruegel, Europës do t’i duheshin 1,400 tanke për të parandaluar përparimin e Rusisë në shtetet baltike.

Në çdo rast, nuk mund të bëhet asnjëherë një parashikim i saktë, sepse lufta ka shumë të papritura. Europa ka forca ajrore mbresëlënëse, me shumë avionë modernë.

Por këta avionë nuk kanë rezerva të mjaftueshme municionesh për të shkatërruar mbrojtjen ajrore të armikut ose për të goditur objektivat e largëta në tokë ose në ajër, shpjegon Justin Bronk nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), me seli në Londër.

Vetëm disa forca ajrore, si ajo e Suedisë, janë trajnuar mjaftueshëm për të kryer luftë ajrore me intensitet të lartë. Për më tepër, lufta elektronike dhe inteligjenca, si dhe mbikëqyrja, përvetësimi dhe zbulimi i objektivave, ose aftësia për të gjetur dhe për të vlerësuar objektivat, “sigurohen pothuajse ekskluzivisht nga SHBA-ja”, vëren Bronk.

Një problem tjetër është komanda dhe kontrolli, ose institucionet dhe individët që bashkërendojnë dhe udhëheqin formacione të mëdha ushtarake në luftë. NATO ka një grup të madh shtabesh në të gjithë Europën. Shtabi i Lartë i Fuqive Aleate në Europë ndodhet në Mons, Belgjikë.

Ai udhëhiqet nga gjenerali Chris Cavoli, i cili është një amerikan, ashtu si çdo Komandant i Lartë i Aleatëve në Europë që ka shërbyer përpara tij. “Koordinimi i NATO-s, në thelb, është një përgjegjësi e SHBA-së”, thotë Matthew Savill, ish-zyrtar britanik i mbrojtjes.

Ekspertiza europiane për drejtimin e formacioneve të mëdha ushtarake, është kryesisht në dorë të britanikëve dhe francezëve. Franca dhe Britania mbikëqyrin dy “korpuse” rezervë, të cilat janë seli të nivelit shumë të lartë.

Por Britania ndoshta nuk do të ishte e aftë të drejtonte një operacion ajror të ndërlikuar, në shkallën dhe intensitetin e luftërave si ato në Gaza dhe Liban. “Mesa di unë, Europa nuk mund të kryejë dot shkallën e luftës që kanë bërë izraelitët në Lindjen e Mesme”, thotë zoti Savill.

Nëse europianët do të jenë në gjendje të ndërtojnë dhe të komandojnë forcat e tyre, pyetja e radhës është nëse ata mund të ushqehen vazhdimisht me municione.

Prodhimi i artilerive në Europë është rritur gjatë tre viteve të fundit, megjithëse Rusia, e ndihmuar nga Koreja e Veriut dhe Irani, ka prodhuar më shumë. Europa ka gjithashtu prodhues të sofistikuar raketash.

Për shembull, kompania franceze MBDA prodhon një nga raketat më të mira në botë të llojit ajër-ajër. Gjithashtu, Franca, Norvegjia dhe Gjermania prodhojnë ndër sistemet më të shkëlqyera në botë të mbrojtjes ajrore.

Sipas një studimi të fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), midis shkurtit 2022 dhe shtatorit 2024, shtetet europiane të NATO-s i blenë 52% të sistemeve të reja brenda Europës dhe vetëm 34% nga Amerika.

Por pjesa 34%, shpesh është me rëndësi jetike. Europa ka nevojën e Amerikës për artileri raketore, mbrojtje ajrore me rreze më të gjatë dhe avionë me kamuflazh. Edhe për armë më të thjeshta, kërkesa është shumë më e lartë se kapaciteti.

Kjo është një nga arsyet pse vendet europiane kanë blerë edhe nga Brazili, Izraeli dhe Koreja e Jugut.

Duhet vënë në dukje se jo të gjitha shtetet europiane kanë të njëjtin nivel varësie nga Amerika. Për shembull, Britania, është tepër e ndërthurur me forcat e armatosura, makinerinë e inteligjencës dhe industrinë e Amerikës.

Në rast se SHBA-ja do të ndërpriste qasjen në imazhet satelitore dhe të dhëna të tjera gjeohapësinore, si hartat e terrenit, atëherë pasojat për Britaninë do të ishin të thella.

Ndoshta arsyeja kryesore pse vitin e kaluar, Britania kërkoi pranimin e Amerikës për të lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me raketa britanike Storm Shadow, është se këto raketa britanike mbështeteshin në të dhënat gjeohapësinore amerikane për një shënjestrim të saktë.

Kështu, Britania, ose duhet të shpenzojë me miliarda shtesë për t’i mundësuar vetë këto imazhe gjeohapësinore, ose duhet të kërkojë ndihmën e Francës, e cila ka një sistem krejt të pavarur.

Nga ana tjetër, ndërthurja e sistemeve britanike me ato të Amerikës shtrihet edhe në fusha të tjera. Rreth 15% e pjesëve përbërëse të avionit amerikan luftarak F-35 janë prodhuar në Britani, duke përfshirë pjesë të ndërlikuara për t’u zëvendësuar, si sedilja e ejektorit.

Përveç ndërtimit të forcave të pavarura të mbrojtjes, që është një detyrë mjaftueshëm e frikshme, Europa përballet edhe me një sfidë tjetër. Për 80 vjet, ajo është strehuar nën ombrellën bërthamore të Amerikës.

Nëse Europa është me të vërtetë “e vetme”, siç thotë zoti Rasmussen, atëherë çështja nuk është vetëm se trupat amerikane nuk do të luftonin për të, por edhe se armët bërthamore amerikane nuk do të përdoreshin për të mbrojtur Europën.

“Ne duhet të kryejmë bisedime me dy fuqitë bërthamore të Europës, Britaninë dhe Francën”, tha kancelari i ardhshëm gjerman Merz. “Mund t’u kërkojmë francezëve dhe anglezëve që të na mbrojnë edhe ne me ombrellën e tyre bërthamore”.

Në praktikë, Britania dhe Franca nuk mund të ofronin të njëjtën ombrellë bërthamore si Amerika, duke qenë se kanë arsenale relativisht më të vogla. Ato kanë rreth 400 koka bërthamore, krahasuar me më shumë se 1700 koka luftarake ruse.

Por sipas disa ekspertëve, kokat bërthamore të Francës dhe Anglisë do të ishin më se të mjaftueshme për të parandaluar një luftë të përgjithshme në kontinent dhe për të zmbrapsur Rusinë, sepse mjafton shumë pak fuqi bërthamore thjesht për të shfarosur gjithë Moskën.

Britanisë dhe Francës ndoshta do t’i duheshin vite për të dyfishuar ose për të trefishuar madhësinë e arsenaleve të tyre bërthamore, për të mos përmendur shpenzimet e larta.

Për shembull, sistemi i armëve bërthamore i kushton Britanisë plot një të pestën e shpenzimeve të mbrojtjes.

Të menduarit strategjik

Një çështje tjetër është se ka dallime midis dy fuqive bërthamore të Europës, Francës dhe Britanisë. Franca ka aftësinë për të mbartur armë bërthamore, edhe në nëndetëset, edhe në avionët e saj.

Ndërsa Britania ka vetëm mundësinë e dytë, jo të parën. Kjo mangësi kufizon aftësinë e Britanisë për t’u përgjigjur siç duhet në rastin e një krize bërthamore dhe do të ekspozonte pozicionin e nëndetëseve britanike ndaj armiqve duke vënë në rrezik mbrojtjen strategjike të vendit.

Për më tepër, edhe pse Britania mund t’i lëshojë armët e veta bërthamore pa lejen amerikane, ajo në fakt i merr raketat nga Amerika dhe ato raketa që nuk mbahen në bordin e nëndetëseve, ruhen në një depo në shtetin Giorgia të Amerikës. Britania gjithashtu varet shumë nga Amerika për prodhimin e pjesëve kryesore të këmbimit të raketave.

Natyrisht, këto nuk janë probleme të pakapërcyeshme. Në muajt e fundit, janë zhvilluar shumë biseda për ombrellën bërthamore të Europës, midis ministrave europianë të Mbrojtjes.

“Gjermania po bëhet më e vetëdijshme”, vëren Bruno Tertrais. “Francezët dhe anglezët duhet të përballojnë siç duhet përgjegjësinë e madhe që kanë mbi shpinë, për mbrojtjen e Europës”.

Parandalimi bërthamor nuk është vetëm një lojë numrash, thotë ai, por një çështje vullneti. Putini mund t’i marrë më seriozisht kërcënimet bërthamore që vijnë nga Britania ose Franca, të cilat si shtete europiane, kanë më tepër për të rrezikuar sesa Amerika.

Këto janë pyetjet që kanë munduar mendimtarët europianë gjatë gjithë Luftës së Ftohtë. Rikthimi i tyre shënon një epokë të re dhe të errët për kontinentin. “Kjo”, tha zoti Merz më 24 shkurt, “është vërtet një kohë e rrezikshme për Europën”./MONITOR

europa

Sondazh

Poll

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale

Berisha: Ju garantoj se situata që ekziston në Spitalin Onkologjik do të marrë fund me urgjencë

Berisha për studentët: Do hiqet mesatarja, do vendoset bursa 200 euro dhe do përgjysmohet

Berisha: Barra fiskale mbi çmimin e naftës do jetë njësoj si në Kosovë

Berisha premton reformë: Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës

Berisha: Sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet do të reflektohet edhe në uljen e çmimeve të qirave

Berisha: Diaspora do përcaktojë ndryshimin e madh, po ndjekim me shqetësim, problemet e raportuara

Berisha: Amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve do jetë një nga aktet më të para të qeverisë

Berisha: Kabineti ynë do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri

Berisha: Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për tu paraqitur çdo vit në KEMP

Berisha: Çdo punonjës i administratës do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

" Edi Rama refuzon të përballet në debat"/ Berisha: Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare

Berisha: Ta injorojmë narrativën e Edi Ramës, ai flet si Nuredin Dumani!

Dhurata Çupi: PD e vetmja forcë politike me një program për të gjitha moshat dhe target grupet!

Berisha: Do falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992 deri më 11 maj!

Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën, katër TVSH-të janë njësoj!

Rama u tregon rekordet personale fermerëve në Berat: Jam piktori më i mirë mes kryeministrave

Rama replika me fermerin në Berat: Demokratët ndahen në dy kategori

Rama në Berat: Të bëhesh pjesë e BE, është si të vendosësh mushkëri të reja

Rama: Merrni kredi me 70 për qind kolateral të garantuar nga shteti

Benet Beci është i pandehur/Tom Doshi:Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët

Berisha thirrje nëpunësve të shtetit: Në takime shkoni se ju heqin nga puna, por votën mos ia jepni

Berisha: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies

'Që ta çojmë tek 5-sa do votojmë 1-shin'/ Vrenozi: Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh!

Rama i përgjigjet biznesmenit në Përmet: Hajde bujrum, bëje ti! Unë po bëj sa mundem

Rama me bizneset e turizmit: Kush pranon paqen nuk ka kontrolle nga inspektorët!

“Thonë se kam mbaruar, s'kam çfarë them!" Rama: Pasaporta europiane është kapërcim historik

“Gjysma e burrave çyrykë!” Rama: Bëjnë moral dhe habiten pse po shkojmë në drejtimin e duhur!

Rama: Në hetim apo të dënuar kemi ato të mandatit të parë, nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria

"Nëse zgjedh kënetën dhe jo BE-në, je autik", Rama për LaCivita: Latifi kishte kandidat në Amerikë