LIVE UPDATES
Bota

SHBA monitoron veprimet e udhëheqësve të përkohshëm të Sirisë: Vijojmë me thirrjet për një qeveri gjithëpërfshirëse të udhëhequr nga civilët

Çështja kryesore për Uashingtonin është nëse është e hapur që të heqë sanksionet amerikane ndaj Sirisë dhe si e sheh të ardhmen e trupave amerikane në veriperëndim të Sirisë.

21 Mars 2025, 22:37 Nga r.ll
SHBA monitoron veprimet e udhëheqësve të përkohshëm
foto ilustruese

SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po monitoron veprimet e udhëheqësve të përkohshëm të Sirisë, teksa Uashingtoni po përcakton politikën e saj të ardhshme. Kështu tha më 21 mars zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, duke lënë të kuptohet se nuk pritet ndonjë lehtësim i shpejtë i sanksioneve për Damaskun.

“Ne po monitorojmë në përgjithësi veprimet e autoriteteve të përkohshme siriane, për një sërë çështjesh, teksa ne po vendosim dhe po mendojmë për të ardhmen e politikës amerikane për Sirinë”, tha ajo gjatë një konference për media.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për një qeveri gjithëpërfshirëse të udhëhequr nga civilët, e cila do të siguronte që institucionet kombëtare të ishin efektive, përgjegjëse dhe të përfaqësuara”, tha Bruce.

Deklaratat e saj ofrojnë një pasqyrë se çfarë po mendon administrata Trump sa i përket politikës për Sirinë, teksa administrata amerikane ka qenë përgjithësisht e heshtur për këtë çështje që kur Trump mori detyrën më 20 janar.

Çështja kryesore për Uashingtonin është nëse është e hapur që të heqë sanksionet amerikane ndaj Sirisë dhe si e sheh të ardhmen e trupave amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Shumë shtete perëndimore vendosën një sërë sanksionesh ndaj Sirisë gjatë sundimit të Bashar al-Assadit, i cili u rrëzua nga pushteti vitin e kaluar nga grupet rebele të udhëhequra nga islamistët e Hayat Tahrir al-Sham (HTS), që më herët kishin qenë të lidhur me Al-Kaidën.

Kur u pyet nëse SHBA-ja po e shqyrton mundësinë e lehtësimit të sanksioneve për Sirinë, Bruce tha:

“Dinamika nuk ka ndryshuar dhe asnjë plan nuk ka ndryshuar deri më tani”.

Figura të HTS-ja tashmë kanë marrë pushtetin në Siri. Ky grup vazhdon të konsiderohet entitet terrorist nga SHBA-ja, teksa udhëheqësi i HTS-së, Ahmed Sharaa aktualisht mban postin e presidentit të përkohshëm të Sirisë.

HTS-ja zyrtarisht u shpërbë në muajin janar, teksa sanksionet vazhdojnë të paraqesin një pengesë të madhe për Sharaan.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se nëntë nga dhjetë sirianë jetojnë në varfëri, në shtetin që ka përjetuar shkatërrime të mëdha si pasojë e luftës civile që kishte shpërthyer më 2011./REL

shba siri

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë