LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Dorëheqja e kryeministrit britanik nuk e rrezikon përkrahjen për Ukrainën

Në fillim të muajit prill, kryeministri i Britanisë së Madhe eci nëpër rrugët e kryeqytetit ukrainas, Kiev së bashku me presidentin e vendit, Volodymyr Zelenskyy. Vizita u bë vetëm disa ditë pasi trupat ruse ishin tërhequr nga periferitë e kryeqytetit ukrainas. Të dy udhëheqësit krijuan një lidhje të ngushtë miqësore.

8 Korrik 2022, 19:15 Nga d.a.
Analiza e VOA: Dorëheqja e kryeministrit britanik nuk e rrezikon
Boris Johnson

BRITANI- Britania është ndër dhuruesit më të mëdhenj të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Kryeministri Boris Johnson ishte ndër udhëheqësit e parë perëndimorë që vizitoi Kievin pas nisjes së sulmeve të Rusisë. Pas dorëheqjes së djeshme të kryeministrit britanik, një nga pyetjet kryesore që po bëhet është a rrezikohet me këtë ndihma ushtarake për Ukrainën?

Në fillim të muajit prill, kryeministri i Britanisë së Madhe eci nëpër rrugët e kryeqytetit ukrainas, Kiev së bashku me presidentin e vendit, Volodymyr Zelenskyy. Vizita u bë vetëm disa ditë pasi trupat ruse ishin tërhequr nga periferitë e kryeqytetit ukrainas. Të dy udhëheqësit krijuan një lidhje të ngushtë miqësore.

Të entjen, kryeministri Johnson bëri këtë premtim në fjalimin e tij të dorëheqjes.

"Më lejoni t'i them tani popullit të Ukrainës, ne, në Mbretërinë e Bashkuar, do të vazhdojmë të mbështesim luftën tuaj për liri, për aq kohë sa të jetë e nevojshme", tha kryeministri i dorëhequr britanik, Boris Johnson.

Presidenti ukrainas, Zelensky ofroi këtë lëvdatë për homologun e tij britanik.

“Edhe pse kjo dorëheqje është pasqyrim i pozicionit të shoqërisë britanike, aftësia dhe karizma e udhëheqësve të shtetit janë gjithmonë të një rëndësie të veçantë. Sidomos në këto kohë, në kohën e luftës së gjerë anti-evropiane të Rusisë, e cila filloi një sulm ndaj gjithë Evropës përmes vendit tonë. Pra, nuk është për t'u habitur që ukrainasit ndjejnë mirënjohje personale ndaj Borisit”, tha presidenti Zelensky.

Shumë ukrainas të tjerë shprehën keqardhje për dorëheqjen e kryeministrit britanik.

"Britania do të ofrojë mbështetje të mëtejshme. Por, nuk do të jetë në të njëjtën mënyrë siç ishte me Boris Johnson-in. Mund të themi se ai është mik i vendit tonë", thotë banori i Kievit, Dmytro Usikov.

Britania është e dyta në botë, pas Shteteve të Bashkuara, në sasinë e ndihmës ushtarake që i ka dhënë Ukrainës, duke përfshirë raketa antitank, artileri dhe, së fundmi, sisteme të avancuara që lëshojnë shumë raketa përnjëherësh, ose MLRS. Në të njëjtën kohë, qindra trupa ukrainase po trajnohen në Britani.

Në tërësi, zoti Johnson premtoi 2.8 miliardë dollarë mbështetje ushtarake krahas 1.8 miliardë dollarëve ndihmë humanitare dhe ekonomike për Ukrainën.

Por, pyetja kryesore që është nxitur nga dorëheqja e zotit Johnson është nëse largimi i tij nga qeveria, do të sjellë ndryshim në nivelin e mbështetjes së Britanisë për Ukrainën. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë, thotë analisti John Kampfner.

"Nëse marrim parasysh standardet e këtij konflikti, përkrahja ka qenë aq e suksesshme sa ka qenë qasja e çdo vendi, por edhe vet brenda Britanisë, përkrahja për Ukrainën ka mbështetje popullore, gjithashtu," vlerëson analisti Kampfner.

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace, theksoi përkrahjen ndërpartiake për mbështetjen ushtarake të dhënë Ukrainës.

“Britania është në tërësi përkrah tyre. Ndihma që ne i japim Ukrainës nuk është vetëm çështje e një personi, nga vetëm unë, apo kryeministri, është qëndrim gjithpërfshirës i Britanisë”, tha zoti Wallace.

Rusia në anën tjetër e mirëpriti dorëheqjen e zotit Johnson. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se morali i dorëheqjes ishte "mos kërkoni të shkatërroni Rusinë".

Kryeministri Johnson gjithashtu kërkoi të ripozicionojë Britaninë në çështje të tjera të sigurisë, duke theksuar rëndësinë e të ashtuquajturit pakti AUKUS me Australinë dhe SHBA-në në rajonin e Indo-Paqësorit. Por, roli i Britanisë në këtë nismë është i kufizuar, vlerëson analisti Kampfner.

"Kjo zhvendosje e vëmendjës drejt Azisë dhe veçanërisht fuqisë dhe kërcënimit që paraqet Kina, vlerësim që u parashtrua në 'Rishikimin e Integruar' të qeverisë para më shumë se një viti, është një gjë e rëndësishme. Por, në këtë rast, Britania mund të luajë rol vetëm krahas vendeve të tjera të paktit AUKUS, Shtetet e Bashkuara në veçanti, por edhe Australia, Japonia; Bashkimi Evropian është gjithnjë e më shumë një lojtar i rëndësishëm, dhe e njëjta mund të thuhet edhe për vende si Koreja e Jugut”, thotë analisti Kampfner.

Pas dorëheqjes së tij, zoti Johnson bisedoi me një numër udhëheqësish botërorë. Ndër të parët ishte udhëheqësi ukrainas, Zelensky. Pasi ritheksoi mbështetjen e Britanisë për Ukrainën, ai e mbylli bisedën duke i thënë presidentit ukrainas: “Ti je hero, të gjithë të duan”.

Marrë nga VOA.

volodymyr zelenskyy dorehiqet boris johnson

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët