LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Polonia merr rol kyç në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës

Në vitin 2022, Polonia u kthye në vendin kryesor që mbështeti me armatime Ukrainën dhe së bashku me vende të tjera balltike, tentuan të ushtrojnë ndikim për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Europian dhe në NATO.

17 Dhjetor 2022, 22:08 Nga DOSJA
Analiza e VOA: Polonia merr rol kyç në luftën e Rusisë
Joe Biden dhe Andrzej Duda

Që nga fillimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës në muajin shkurt, Polonia është kthyer në një aleat kyç të NATO-s për përballimin e agresionit rus dhe një partner i domosdoshëm i Shteteve të Bashkuara në rajon. Më shumë se 7 milionë ukrainas kanë kaluar kurifin e Polonisë si refugjatë. Sot, Ukraina dhe aleatët e NATO-s mbështeten tek Polonia për dërgimin e armëve dhe ndihmave humanitare në Ukrainë. Një ditë para se Rusia të niste sulmin në Ukrainë në 24 shkurt, Presidenti i Polonisë Andrzej Duda vizitoi Kievinë dhe premtoi se “Polonia nuk do ta linte asnjëherë vetëm Ukrainën”. Me nisjen e agresionit, Polonia i mirëpriti ukrainasit që iknin nga lufta.

Lukasz Adamski, zëvëndës drejtor i Qendrës “Mieroszewski” në Varshavë thekson se Polonia është kthyer në një shtëpi për miliona refugjatë ukrainas. Polonia ka luajtur gjithashtu një rol kyç për të lehtësuar dërgimin e arëmve të Perëndimit dhe ndihmave humanitare në Ukrainë. Zoti Adamski tha se kërcënimi rus ndryshoi raportet mes Ukrainës dhe Polonisë, që jo përherë kanë qenë të lehta.

“Lufta ndikoi në mënyrë thelbësore në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, rritjen e besimit dhe mirëkuptimit reciprok. Po ashtu lufta dëshmoi se të dy vendet kanë një interës dhe vision të përbashkët për të ardhmen”, thotë ai.

Në maj, Presidenti i Polonisë, Duda foli në Parlamentin e Ukrainës, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë i huaj që kryente këtë akt që prej nisjes së luftës.

Ai nënvizoi mbështetjen ndaj aspiratës së Ukrainës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe kritikoi disa qendrime të autoriteteve në Europë se Ukraina duhet të pranonte disa nga kërkesat e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Sipas zotit Duda, çdo lëshim territorial për Rusinë do të paraqiste një goditje për të gjithë Perëndimin.

“Vetëm Ukraina mund të përcaktojë të ardhmen e saj. Bota duhet të kërkojë që Perëndimi të ndërhyje për tërheqjen e plotë ruse nga territori i Ukrainës dhe të ndalojë shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Në vitin 2022, Polonia u kthye në vendin kryesor që mbështeti me armatime Ukrainën dhe së bashku me vende të tjera balltike, tentuan të ushtrojnë ndikim për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Mbështetja e Varshavës për Kievin ndihmoi në përmirësimin e marrëdhënieve Poloni-SHBA, marrëdhënie të cilat kishin qenë të vështira.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden vizitoi Poloninë në mars, ku takoi refugjatë ukrainas dhe trupat amerikane në terren. Gjatë vizitës, ai theksoi objektivin strategjik të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për demokraci dhe vetëvendosje dhe e cilësoi Poloninë si një “fushëbetejë” të rëndësishme në përpjekjen për liri dhe siguri në Europë.

“Për gjenerata të tëra, Varshava ka qenë aty ky liria është sfiduar, dhe në fund, liria ka fituar. Lufta e sotme në Kiev, Mariupol dhe Karkiv është beteja e fundit e një përpjekje të gjatë për liri, si ajo në Hungari në 1956, në Poloni në 1956 dhe përsëri në 1981 dhe në Çekosllovaki në 1968", ka thënë presidenti Biden.

Ai nënvizoi angazhimin amerikan ndaj Ukrainës dhe vuri në dukje se veprimet ruse në Ukrainë forcuan lidhjet midis aleatëve.

"Forcat ruse janë përballur me qëndresën e fortë e të guximshme ukrainase. Në vend që të thyenin vendosmërinë ukrainase, taktikat brutale të Rusisë kanë forcuar vendosmërinë e saj. Në vend që të përçante NATO-n, sulmi e ka bërë Perëndimin më të fortë dhe më të bashkuar se asnjëherë më parë. Rusia donte më pak prani të NATO-s në kufirin e saj, por tani Putin ka një prani më të madhe e më të fortë në kufi, me mbi njëqind mijë trupa amerikane dhe trupa nga vendet e tjera anëtare të NATO-s”, ka thënë zoti Biden.

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia kanë kontribuar financiarisht për Ukrainën. Sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, nga 24 janari deri më 3 tetor, SHBA-të u zotuan për një ndihmë ushtarake, humanitare dhe financiare prej rreth 55 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa Polonia premtoi gati 3 miliardë dollarë. Teksa territori polak është bazë për mbështetjen ukrainase, Polonia është bërë një aleat i domosdoshëm i SHBA-së për sigurinë evropiane.

Marrë nga VOA

andrzej duda joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet