17 Dhjetor 2022, 17:14
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
RUSI- Raundi i fundit i sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në përgjigje të agresionit ndaj Ukrainës thjesht do të përkeqësojë problemet brenda bllokut, tha të shtunën një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Udhëheqësit e BE-së ranë dakord këtë javë të japin 18 miliardë euro për Ukrainën për vitin 2023 dhe miratuan një paketë të nëntë sanksionesh kundër Moskës, mes së cilave vendosjen në listën e zezë të afro 200 personave dhe ndalimin e investimeve në industrinë minerare të Rusisë.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova tha në një deklaratë se paketa aktuale do të ketë të njëjtin efekt si ato të mëparshmet, përkeqësimin e problemeve socio-ekonomike në vetë Bashkimin Evropian.
Ajo i bëri thirrje gjithashtu Brukselit të anulojë të gjitha kufizimet që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, po ndikojnë në eksportet ruse të drithërave dhe plehrave.
Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se Rusia do të zgjerojë bashkëpunimin tregtar me partnerë të rinj, përfshirë rritjen e ndjeshme të eksporteve të gazit në Kinë, si reagim ndaj sanksioneve perëndimore.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropianë thanë në takimin e fundit të nivelit të lartë për këtë vit se miratimi i ndihmës për Ukrainën dhe sanksioneve për Rusinë, janë tregues të mbështetjes së palëkundur për Kievin dhe të vendosmërisë për të ndëshkuar Moskën për agresionin e saj.
Marrë nga VOA
lufta ukraine-rusi
Bota
17 Dhjetor 2022, 17:12
Foto Ilustruese
UKRAINË- Ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat e një pallati trupin e një fëmije ndërsa kërko...
Bota
17 Dhjetor 2022, 17:06
a.l
Goran Rakiç
KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Svelça i cili më her&eu...
Bota
17 Dhjetor 2022, 16:29
a.l
Skiatori
RUSI- Një video është bërë së fundmi virale në rrjet, ku shihet sesi një grup skiatorësh bëjn&eu...
Bota
17 Dhjetor 2022, 16:30
F.M
Foto Ilustruese
GREQI- Një çift, banues në Aegaleo të Greqisë kanë rënë pre e një grabitjeje. Ngjarja ka ndo...
Bota
17 Dhjetor 2022, 16:19
a.l
NFT cards
SHBA- Koleksioni i kartave të tregtimit dixhital të ish-presidentit amerikan Donald Trump është shitur në më pak se...
Bota
17 Dhjetor 2022, 16:18
F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 10 mijë euro të falsifikuara. Mediat e Kosovës bë...
Bota
17 Dhjetor 2022, 16:04
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arrestimit për krime luftë në Koso...
Bota
17 Dhjetor 2022, 15:41
a.l
tërmet në Mars
SHBA- Një tërmet me magnitudë 5 goditi sipërfaqen e Marsit më 4 maj, dridhja më e fortë e ...
Bota
17 Dhjetor 2022, 15:39
F.M
Gomone
BRITANI E MADHE- Një tjetër gomone me 50 emigrantë është përmbyt në La Mansh duke rrezikur një tragjedi t&eu...
Bota
17 Dhjetor 2022, 15:24
a.l
Sllagjan Trajkoviç
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës pas kërkesës së Prokurorisë Themelore ka caktuar mas&eu...