LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Spanja gjen zgjidhjen ndaj shpopullimit, mirëpret krahëhapur emigrantët

Spanja ka një ndër nivelet më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian dhe zonat e saj rurale po përjetojnë një rënie të shpejtë të popullsisë. Qytete të tëra kanë mbetur me banorë të moshuar dhe të ardhura në rënie.

20 Maj 2023, 15:17 Nga a.l
Analiza e VOA: Spanja gjen zgjidhjen ndaj shpopullimit, mirëpret
Foto ilustruese

SPANJË- Pjesa më e madhe e Evropës perëndimore po pëson tkurrje të popullsisë, por ky problem është veçanërisht i pranishëm në Spanjë, ku qeveria thotë se mbi gjysma e bashkive të vendit rrezikojnë të shpopullohen për shkak të eksodit nga zonat rurale, me shumë të rinj që po zhvendosen drejt qyteteve të mëdha, ose që zgjedhin të mos kenë fëmijë. Nga qyteti katalonas Vilada, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Alfonso Beato, na sjell historinë e një emigranteje nga Hondurasi dhe tre fëmijëve të saj, që po i sjellin jetë të re një komuniteti që po mpaket. Spanja ka një ndër nivelet më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian dhe zonat e saj rurale po përjetojnë një rënie të shpejtë të popullsisë. Qytete të tëra kanë mbetur me banorë të moshuar dhe të ardhura në rënie.

“Një humbje popullsie me njëqind veta në dy vite, për një qytet si tonin do të thotë rënie të popullsisë me 20% dhe kjo pasohet me humbjen e shumë shërbimeve, humbjen e shërbimeve mjekësore. Shkolla është konsoliduar, por edhe ajo rrezikohej të mbyllej”, thotë Joaquim Espelt, kryebashkiak i Viladas.

Marelin Moradel nga Hondurasi dhe tre vajzat e saj u mirëpritën krahëhapur në këtë qytezë të qetë në malet e Katalonias. Banorët që kanë mbetur e shohin ardhjen e tyre si një rigjallërim të komunitetit.

“Ajo që më pëlqen më shumë është se njerëzit të flasin edhe pa të njohur. Të thonë ‘si je?’ dhe pastaj fillojnë të pyesin ‘si po të shkon dita?’, apo të pyesin për familjen dhe përpiqen të të afrojnë”, thotë zonja Moradel.

Katalonia ka filluar një projekt pilot për të inkurajuar vendosjen e njerëzve në qytezat si Vilada. Këshilli i qytetit ka tërhequr kështu Marelinën së bashku me tre vajzat e saj, duke shpresuar se ato do të dëshirojnë të qëndrojnë dhe të krijojnë jetën e tyre në këtë qytezë malore.

Në këtë projekt po marrin pjesë 30 qytete të Katalonias, duke tërhequr emigrantë që vijnë nga vende si Ukraina, Siria, Kolumbia, Afganistani dhe Venezuela.

“Për ne, kombësitë janë të gjitha njëlloj në fund të ditës. U ofrojmë mundësinë familjeve, me prejardhje dhe gjendje ekonomike të ndryshme, të jetojnë në këtë mjedis rural”, thotë Oriol Lopez, nga Shoqata e Mikropopullsive të Katalonias.

Marelin e konsideron të rëndësishme sigurinë personale, që luajti një rol të madh në vendimin e saj për të ardhur në këtë qytet të vogël. Ajo jetonte më parë në El Raval, një lagje e Barcelonës me popullsi nga kultura të ndryshme, ku ajo përjetoi një nivel rrezikshmërie, në veçanti për adoleshentët.

“Ajo që më pëlqen në Vilada është se vajzat e mia mund të dalin lirisht. Nuk kam frikë se qëndrojnë përjashta deri në 8 apo 9 të darkës. Nuk kam ndonjë kufizim për orarin se kur duhet të kthehen në shtëpi, pasi kur janë jashtë, e di se më kë janë dhe kë kanë përreth”, thotë ajo.

Njerëzit shpesh zgjedhin të zhvendosen nga zonat urbane drejt zonave rurale për shkak të faktorëve si siguria dhe mundësive më të mira për strehimin. Kjo ofron shpresë për banorët e Viladas që po përpiqen të ruajnë gjallërinë e qytetit të tyre./VOA 

joaquim espelt

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit