All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza e VOA: Zgjedhjet, nga do shkojë Gjeorgjia me Rusinë apo Perëndimin?

Siç njofton nga Tbilisi korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, udhëheqësit e kësaj partie po mundohen që përpara zgjedhjeve të shfrutëzojnë frikën e votuesve gjeorgjianë për mundësinë e luftës.

18 Tetor 2024, 22:45 Nga M.B
Analiza e VOA: Zgjedhjet, nga do shkojë Gjeorgjia me Rusinë apo
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

GJEORGJIA- Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri kur fitoi pavarësinë në vitin 1991, po përgatitet për zgjedhjet e rëndësishme të 26 tetorit, në të cilat mendohet gjerësisht se do të vendoset drejtimi i vendit drejt Perëndimit apo Rusisë. Fuqitë perëndimore e akuzojnë partinë në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ për dobësimin e demokracisë. Siç njofton nga Tbilisi korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, udhëheqësit e kësaj partie po mundohen që përpara zgjedhjeve të shfrutëzojnë frikën e votuesve gjeorgjianë për mundësinë e luftës.

Reklamat e partisë në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ kërkojnë të paraqesin një zgjedhje tronditëse për votuesit. Në njërën anë, pamjet e shkatërrimit nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Në anën tjetër, pamjet e Gjeorgjisë të begatshme. Sllogani thotë: “Jo Luftës! Zgjidh paqen”.

Partia "Ëndrra Gjeorgjiane" i akuzon rivalët se janë pjesë e asaj që e quan “një parti globale e luftës”.

“Pretendojnë se opozita do ta tërheqë vendin në një luftë me Rusinë dhe se opozita është në thelb një agjente e Perëndimit, pjesë e ‘partisë globale të luftës’,” thotë analisti politik Ghia Nodia.

Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ këmbëngul në mesazhin e saj.

“Asnjë përfaqësues i Ëndrrës Gjeorgjiane nuk ka deklaruar se Perëndimi është i gjithi me partinë globale të luftës. Është thënë se disa individë – qofshin politikanë, sipërmarrës apo aktorë të tjerë – mund të jenë duke mbështetur luftërat që po bëhen, si dhe përfshirjen e Gjeorgjisë në luftë”, thotë Nikoloz Samkharadze, Kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Lufta e Rusisë në Ukrainë është tematikë kryesore për zgjedhjet e 26 tetorit. Forcat ruse mbajnë ende të pushtuar 20% të territorit gjeorgjian, pas sulmit që bënë në këtë vend në vitin 2008.

Për shumë njerëz, zgjedhjet janë një mundësi për të vendosur për drejtimin e ardhshëm të Gjeorgjisë: me Perëndimin, apo me Moskën.

“Është një zgjedhje për llojin e vendit në të cilin dëshirojmë të jetojmë. Perëndimi përfaqëson demokracinë, ndërsa Rusia totalitarizmin”, thotë analisti Nodia.

Anketimet sugjerojnë se 80% e gjeorgjianëve dëshirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidatit. Por, marrëdhëniet u ftohën me shpejtësi.

Bashkimi Evropian ngriu praktikisht bisedimet për anëtarësimin, pasi Gjeorgjia miratoi në prill të ashtuquajturin ‘ligj për agjentët e huaj’, që Perëndimi thotë se imiton ligjin në Rusi që përdoret për të shtypur disidentët.

Shtypja me dhunë e protestave kundër qeverisë gjeorgjiane, i shtyu madje Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve gjeorgjianë. Ligjvënësit evropianë e akuzojnë qeverinë se po orientohet drejt Rusisë. Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ e hedh poshtë këtë akuzë - dhe thotë se vendi është në rrugën e duhur për t'u bashkuar me BE-në deri në vitin 2030.

“Mendoj se këto çështje janë të përkohshme dhe se mund të gjejmë gjuhën e përbashkët me BE-në dhe SHBA-në”, thotë Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, Nikoloz Samkharadze.

Për herë të parë, ligjvënësit do të zgjidhen me një sistem plotësisht proporcional. Shumë parti opozitare janë bashkuar në katër koalicione të gjera. Sondazhet sugjerojnë se asnjë parti, apo koalicion i vetëm, nuk do të fitojë shumicën – ndërsa publiku shpreh mosbesim ndaj të gjithë klasës politike. A mund të bashkohet opozita për ta larguar nga pushteti Partinë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’?

"Mendoj se ka ende argumente të mjaftueshme për të krijuar një konsensus rreth nevojës për të ndryshuar qeverinë, pavarësisht këtij mosbesimi", thotë Giga Bokeria, anëtar i Partisë Federaliste.

E dëshiruar nga Perëndimi, nga Rusia dhe gjithnjë e më shumë nga Kina - Gjeorgjia përballet me një zgjedhje për drejtimin e saj të ardhshëm. Zgjedhjet shihen si një moment historik për një vend në vijën e parë të tensioneve gjeopolitike në rritje./ VOA

gjeorgjia

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet