LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA: Kurti gati për takim me Vuçiç, pritet që marrëveshja të nënshkruhet në fund të marsit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pritet të takohen, pasi të dy tashmë e kanë pranuar propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve. Pritjet janë që marrëveshja të nënshkruhet deri në fund të marsit. Nga Brukseli thonë se për takimin do të njoftojnë kur të jetë e përshtatshme.

15 Shkurt 2023, 16:46 Nga A.B
ANALIZA: Kurti gati për takim me Vuçiç, pritet që
Foto ilustruese

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është intensifikuar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve të cilët po bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i bëjnë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç që ta nënshkruajnë marrëveshjen e cila për bazë do ta ketë propozimin europian, të cilin të dyja palët tashmë e kanë pranuar.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak erdhi në Prishtinë më 6 shkurt dhe në një drekë pune me kryeministrin Albin Kurti, nga ky i fundit e mori përgjigjen e kërkuar për propozimin europian. Kurti e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kurti e tregoi pozicionin e ri përmes një postimi në Twitter dhe diskutimin me Lajçakun e quajti “shumë të mirë”. I dërguari i BE-së, ndërkaq, paralajmëroi një takim Kurti-Vuçiç së shpejti. Qëndrimi i Kurtit u mirëprit edhe nga SHBA-ja.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, shkroi Lajçak ndër tjerash.

Në fund të marsit

Nga Brukseli i thanë Gazetës Express se do të njoftojnë për takimin e ardhshëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, pa treguar se kur mund të mbahet dhe nëse aty do të synohet nënshkrimi i marrëveshjes.

“Si gjithmonë, ne do të njoftojmë për çdo takim të ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut nëse dhe kur është e përshtatshme”, tha Zoï Muletier, zyrtare shtypi për politikë të jashtme dhe siguri në BE.

Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes dhe Qeveria e ka këtë pritje. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e konfirmoi këtë në një intervistë për “Euronews Serbia” më 12 janar, ku u pyet edhe nëse është reale kjo pritje.

“Sa është reale është një pyetje tjetër, por marrëveshja e nënshkruar, pra e arritur më 23 nëntor, caktoi afatin se kur duhet mbajtur mbledhja e radhës e grupit special për normalizimin në Kosovë dhe BE. Prandaj, tashmë është rënë dakord që takimi të bëhet në fund të muajit mars. Kjo është arsyeja që zoti Kurti përmend fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes. Nëse deri atëherë e kuptojmë se Serbia nuk ka ndërmend të jetë konstruktive gjatë dialogut, kjo do të thotë se procesi i nisur më 23 nëntor do të pezullohet dhe Kosova do të mund të vazhdojë të shqiptojë gjoba për targat ilegale që ende lëvizin nëpër Kosovë”, tha Bislimi.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko pret intensifikim të procesit, duke evidentuar gatishmërinë e Kurtit për takim.

Biserko tha të shtunën për “Danas” se Ballkani është “mbi të gjitha çështje sigurie”. Prandaj, ajo tha se është reale që Kurti dhe Vuçiq të ftohen në Bruksel për ta nënshkruar propozimin në fund të marsit.

Kurti: Propozimi kryesor, fare pranë formatit “merre ose leje”

Kurti të hënën në Kuvend tregoi se në vizitën e fundit të diplomatëve europianë e amerikanë në zyrën e tij më 20 janar, ata i kanë thënë se propozimi i dytë, ai “përfundimtar”, është gati “merre ose leje”.

“Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit ‘merre ose leje’. Nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negocimi i tij”, tha ai.

Kryeministri tregoi se ishte parlajmëruar edhe për pasojat e refuzimit.

Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vinin emisarët është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta. Ata gjithashtu ma bënë të qartë që çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues e ndëshkues diplomatik për Kosovën, dhe do të krijojë dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre”, tha Kurti.

Më afër Asociacionit

Kryeministri Albin Kurti duket se do ta lë Asociacionin të kalojë, por për këtë ka vendosur gjashtë kushte, të cilat i bëri publike në një seancë të Kuvendit në fillim të muajit. Pasi e lavdëroi propozimin europian të cilin e ka pranuar, Kurti në seancën e fundit të Kuvendit të hënën e përmendi Asociacionin si “pikë shumë kontestuese” në atë dokument.

“E vetmja pikë shumë kontestuese është ajo që lidhet me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara të Brukselit, shumica nga të cilat fatkeqësisht janë marrëveshje që kanë në përmbajtje elementin mono-etnik, atë territorial dhe atë të monopolizimit të përfaqësimit të komunitetit serb në duart e Listës Serbe që kontrollohet nga Beogradi”, tha ai.

Formimi i Asociacionit tashmë është kërkesë e prerë e SHBA-së dhe përpjekja për ta bindur Kosovën që ta implementojë atë marrëveshje është bërë edhe praktike. Në fund të janarit, një diskutim për këtë çështje u bë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë dhe aty morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë. Atë e pasoi një mbledhje jozyrtare në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier më 9 shkurt./GazetaExpress

albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet