LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Mediat ruse lavdëdata ndaj Trump, Kremlini më i ftohtë ndaj dy kandidatëve në SHBA

Megjithatë, kushdo që shikon mbulimin e zgjedhjeve amerikane nga media shtetërore ruse, do të arrinte në përfundimin se Donald Trump është shumë më i favorizuar.

22 Tetor 2024, 20:06 Nga M.B
Analiza: Mediat ruse lavdëdata ndaj Trump, Kremlini më i ftohtë
Kamala Harris dhe Donald Trump

RUSIA- Zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, thonë se nuk ka rëndësi për Moskën se kush i fiton zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kushdo që shikon mbulimin e zgjedhjeve amerikane nga media shtetërore ruse, do të arrinte në përfundimin se Donald Trump është shumë më i favorizuar.

Emisioni kryesor i lajmeve i Televizionit Shtetëror “Channel One” këtë muaj shfaqi video të miliarderit Elon Musk dhe ish-gazetarit të kanalit Fox News Tucker Carlson duke denigruar kandidaten demokrate Kamala Harris përpara se të shfaqte një numër paraqitjesh të saj, që sipas tyre ishin të dobëta. E qeshura e zonjës Harris, diçka për të cilën vetë Putini foli me sarkazëm muajin e kaluar, ka zënë një hapësirë të madhe në transmetime dhe televizioni shtetëror ka shfaqur një përmbledhje të momenteve kur ajo nuk flet rrjedhshëm në fushatë.

I njëjti raport i kanalit “Channel One” e portretizoi zotin Trump dhe kandidatin republikan për nënpresident JD Vance si të sigurt dhe të logjikshëm në fjalimet e tyre për gjithçka, nga politika mbi çështjet e transgjinorëve deri tek imigracioni, por që po përballen me forca të liga, siç është dëshmuar nga komplotet për vrasje. Kremlini thotë se presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara është një çështje që duhet të vendoset ekskluzivisht nga populli amerikan dhe se do të punojë me cilindo që zgjidhet në këtë post.

Moska ka mohuar njëanshmërinë në mbulimin e fushatës, megjithëse disa ish-punonjës të medias shtetërore kanë folur publikisht për takimet javore me Kremlinin, në të cilat jepen udhëzime për çështje të ndryshme. Preferenca e dukshme e medias shtetërore për zotin Trump mund të mos jetë befasi.

Ish-Presidenti Trump ka shprehur shumë më pak mbështetje publike për luftën e Ukrainës kundër Rusisë sesa Presidenti aktual Joe Biden apo Nënpresidentja Harris, duke rritur frikën në Kiev se Ukraina mund të humbasë aleatin e saj më të madh nëse zoti Trump i fiton zgjedhjet. Zoti Trump, i cili e ka lavdëruar vazhdimisht Putinin dhe është mburrur për një marrëdhënie të mirë pune me udhëheqësin rus, javën e kaluar fajësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për kontributin e tij në fillimin e luftës.

Këtë muaj ai nuk pranoi të konfirmonte njoftimet se kishte folur me Putinin disa herë pasi largimit nga detyra në vitin 2021 duke thënë vetëm: "Nëse e kam bërë, është një gjë e zgjuar".

Ndërsa Nënpresidentja Harris e ka quajtur Putinin "një diktator vrasës", është zotuar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe ka theksuar se vdekja e politikanit opozitar Alexei Navalny në burg ishte "një shenjë e mëtejshme e brutalitetit të Putinit". Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e zotit Navalny. Televizioni shtetëror shpesh në emisionet e tij mbi çështjet gjeopolitike fton ekspertë, të cilët favorizojnë zotin Trump.

Andrei Sidorov, profesor në Universitetin Shtetëror të Moskës, tha në një emision të njohur televiziv shtetëror në tetor se zoti Trump do të ishte më i mirë për Rusinë, sepse ai do të mund të nxiste përçarje brenda Shteteve të Bashkuara, një fantazi e ekspertëve rusë me pikëpamje anti-perëndimore.

"Unë jam për zotin Trump. Unë kam qenë gjithmonë për zotin Trump. Ai shkaktyon kaos. Nëse ai zgjidhet, mendoj se lufta civile (në SHBA) do të jetë vërtet në rendin e ditës", tha zoti Sidorov, duke parashikuar se një fitore e demokratëve do të çonte në një vazhdimësi të situatës së tanishme.

"Zoti Trump mund të çojë vërtet në rënien e kundërshtarit tonë gjeopolitik pa lëshuar asnjë raketë", shtoi ai.

Një raport i agjencive amerikane të zbullimi, që u publikua në vitin 2017, thotë se Putini kishte organizuar një fushatë të sofistikuar ndikimi për të denigruar kandidaten demokrate Hillary Clinton dhe për të mbështetur zotin Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Kremlini mohoi akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe zoti Trump mohoi akuzat për marrëveshje të fshehtë me Rusinë gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2016.

Pavarësisht qasjeve të ndryshme të dy kandidatëve aktualë ndaj Moskës, disa zyrtarë rusë, të cilët po përjetojnë periudhën më të keqe në marrëdhëniet SHBA-Rusi që nga kriza e vitit 1962 mbi dislokimin e raketave në Kubë, kanë shprehur shqetësime për qëndrimet e të dy kandidatëve.

Fitorja e Nënpresidentes Harris, thonë ata, do të nënkuptonte një vazhdimësi të asaj që Moska e sheh si luftë indirekte të Presidentit Biden me Rusinë "deri në ukrainasin e fundit". Trump, i cili rriti shpresat në Moskë për marrëdhënie më të mira përpara se të merrte detyrën në vitin 2017, mbahet mend për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht fjalëve të ngrohta për Putinin. Në sytë e Moskës, ai ishte i bllokuar lidhur me politikën ndaj Rusisë nga struktura më e gjerë politike e Shteteve të Bashkuara.

"Unë nuk kam iluzione. Kur zoti Trump ishte president, ai pati disa biseda me presidentin Vladimir Putin. Ai më priti në Shtëpinë e Bardhë disa herë. Ai ishte miqësor", tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në shtator.

"Por sanksionet kundër Federatës Ruse u vendosën rregullisht gjatë mandatit të Presidentit Trump. Si rezultat, ne arritëm në përfundimin se duhet të mbështetemi tek vetja jonë. Ne kurrë në historinë tonë nuk do të llogarisim në zgjedhjen e një 'djali të mirë' në postin e Presidentit të Amerikës", shtoi ai.

Një burim nga një zyrtar i lartë rus tha se kishte pikëpamje të ndryshme në nivelet e larta të Kremlinit për zotin Trump, por konfirmoi se disa zyrtarë rusë besojnë se një fitore e zotit Trump mund të mos ishte e mirë për Moskën.

"Shikoni se çfarë ndodhi herën e fundit kur ai ishte president. Të gjithë thanë më parë se marrëdhëniet SHBA-Rusi do të përfitonin, por ato përfunduan edhe më keq. Trump thotë shumë gjëra, por jo gjithmonë bën atë që thotë", tha zyrtari i lartë rus në kushte anonimiteti.

I njëjti zyrtar vuri në dyshim nëse ngurrimi i zotit Trump për të vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe për t’i dhënë fund luftës me shpejtësi, do t'i mbijetonte përpjekjeve lobuese nga fraksionet e fuqishme në Shtetet e Bashkuara, të cilët argumentojnë se fati i Ukrainës është ekzistencial për Perëndimin dhe se Kievi nuk duhet të humbasë.

Një zyrtar i dytë i lartë, i cili gjithashtu foli në kushte anonimiteti, tha se Moska nuk pret shumë nga asnjëri kandidat. Trump kishte qenë "shumë i ashpër" me Moskën kur ishte në pushtet, ishte impulsiv shqetësues dhe kishte pikëpamje të ashpra për aleatin e Rusisë, Kinën, tha ai.

Zyrtari shtoi se ai nuk priste të shihte ndryshime të mëdha në marrëdhëniet Moskë-Uashington pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, pavarësishtë se kush i fiton ato.

"As zoti Trump dhe as zonja Harris nuk do të ndryshonin rrënjësisht marrëdhëniet me Rusinë. Nuk do të ketë ndonjë miqësi të re të madhe", tha zyrtari.

"Perëndimi i sheh Rusinë dhe Kinën si vende të këqija dhe vendet perëndimore sit ë mira dhe është e vështirë të shohësh ndonjë udhëheqës të ndryshojë një pikëpamje që tani është rrënjosur brenda elitës së Uashingtonit", shtoi ai./ VOA

shba rusia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet