LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ Pse Khersoni ukrainas përbën pikë strategjike? Humbja e tij rajoni do shënonte kthim mbrapa për Putinin

Putin e konsideron aneksimin e Krimesë si fitore të madhe për dekadat e tij në pushtet. Në Krime ka prezencë të madhe të ushtrisë ruse, përfshirë flotën e Detit të Zi, të cilën Moska e përdor për të rritur fuqinë në Mesdhe dhe Lindje të Mesme.

25 Tetor 2022, 07:56 Nga DOSJA
Analiza/ Pse Khersoni ukrainas përbën pikë strategjike? Humbja e
Kherson

UKRAINË- Ushtria ukrainase është duke rritur presionin ndaj forcave ushtarake ruse në rajonin jugor të Khersonit, të cilin Moska e ka pushtuar pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt. Humbja e kontrollit të këtij rajoni do të shënonte një tjetër kthim mbrapa për presidentin rus, Vladimir Putin.

Portë drejt Krimesë

Rajoni i Hersonit kufizohet me Krimenë, dhe në këtë mënyrë i krijon qasje Moskës në këtë gadishull ukrainas, të cilin e ka pushtuar më 2014. Nëse ukrainasit rikthejnë kontrollin e Hersonit, kjo nënkupton se Moska nuk do të ketë më qasje në këtë korridor rrugor. Një përparim i tillë i ukrainasve do t’iu mundësonte atyre edhe bartjen e artilerisë afër Krimesë, rajon që Moska e konsideron me rëndësi jetike për interesat e saj.

Putin e konsideron aneksimin e Krimesë si fitore të madhe për dekadat e tij në pushtet. Në Krime ka prezencë të madhe të ushtrisë ruse, përfshirë flotën e Detit të Zi, të cilën Moska e përdor për të rritur fuqinë në Mesdhe dhe Lindje të Mesme.

Furnizimet me ujë të pijshëm

Në rast se Ukraina rikthen kontrollin e Hersonit, furnizimet me ujë të freskët do të rrezikoheshin në Krime. Pas vendimit të Moskës për aneksim të Krimesë, Kievi i ka bllokuar furnizimet me ujë përmes kanalit që del nga Lumi Dnjepër. Kur Rusia ka pushtuar një pjesë të madhe të Hersonit dhe rajonit tjetër Zaporizhja në lindje, forcat ruse kanë zhbllokuar menjëherë kanalin për të rikthyer furnizimet. Rusisë i duhet uji për popullsinë lokale, për tokën e Krimesë dhe disa objekte ushtarake.

Rrugët logjistike

Forcat ushtarake ruse janë të përqendruara në pjesën perëndimore të Lumit Dnjepër, përkatësisht në veri të Hersonit. Ky është vendi i vetëm ku Rusia ka qasje në lumin që përshkon gjithë Ukrainën.

*Video: Mposhtja e forcave ruse në Harkiv

Forcat ukrainase tash e sa kohë janë duke dëmtuar urat, ashtu që të komplikohen përpjekjet e Moskës për të siguruar furnizime. Nëse Rusia humb qasjen në anë pjesë të lumit, atëherë një gjë e tillë do t’i mundësonte Ukrainës që të sulmonte linjat ruse të furnizimit edhe në rajonin e Zaporizhjës, njëkohësisht rikthimin e këtij rajoni po, kanë thënë analistët ushtarakë.

“Qasja në anën e djathtë të lumit është e rëndësishme për të dyja palët – për Rusinë që të mund të mbrojë Zaporizhjën, dhe për Ukrainën që të shkëpusë tri arterie: korridorin tokësor për Krimenë, ujin që shkon në Krime dhe kthimin e kontrollit të centralit bërthamor në Zaporizhja – më të madhit në Evropë”, ka thënë Oleh Zhdanov, analist ushtarak.

Rëndësia simbolike

Qyteti i Hersonit është kryeqyteti i vetëm rajonal që kanë nën kontroll forcat ruse prej shpërthimit të luftës. Humbja e tij do të përbënte goditje simbolike për Kremlinin dhe do të përshkruhej si dështim i Rusisë për të fituar kontrollin e qyteteve si Mikollaiv apo Odesa, ka thënë, Oleksander Musiyenko, analist ushtarak.

“Është e qartë se humbja e Hersonit dhe urës së Hersonit do të kishte pasoja për imazhin e Rusisë dhe do të komentohej negativisht brenda Rusisë”, ka thënë ai.

Kontrolli i Detit të Zi

Rajoni i Hersonit, i cili para luftës ka pasur popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh, gjendet në rajonin e Detit të Zi. Rikthimi i kontrollit të tij, do t’i mundësonte Kievit kontroll të zonës bregdetare, e cila është kyçe për eksport të ushqimit në tregjet e jashtme.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet