LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Roli i sipërmarrësit Musk në fitoren e republikanit Trump

Pas fitores së zotit Trump, bota do të shohë njeriun më të fuqishëm në botë në një aleancë të ngushtë me një prej njerëzve më të pasur në botë, i cili është po ashtu pronar i një prej platformave më të mëdha të rrjeteve sociale.

8 Nëntor 2024, 22:46 Nga M.B
Analiza: Roli i sipërmarrësit Musk në fitoren e republikanit
Elon Musk

SHBA- Menjëherë pasi republikani Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të mërkurën në mëngjes, presidenti i zgjedhur lavdëroi mbështetësin e tij, sipërmarrësin miliarder në sektorin e teknologjisë, Elon Musk.  Pas fitores së zotit Trump, bota do të shohë njeriun më të fuqishëm në botë në një aleancë të ngushtë me një prej njerëzve më të pasur në botë, i cili është po ashtu pronar i një prej platformave më të mëdha të rrjeteve sociale.  Një eksperte me bazë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se situata është “e paprecedentë”.

“Një yll ka lindur”, tha republikani Donald Trump para mbështetësve në Florida, menjëherë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Ai nuk po i referohej vetes, por mbështetësit të tij miliarder, Elon Musk.

“Është njeri i mrekullueshëm. Sonte kaluam kohë së bashku. Ai ishte dy javë në Filadelfia, në pjesë të ndryshme të Pensilvanisë duke bërë fushatë”, tha zoti Trump.

Nuk është risi të shohim njerëz të pasur që mbështesin politikanët, por disa ekspertë thonë se lidhja Trump-Musk është ndryshe.

“Mendoj se është mjaft unike, jo për faktin se Musk-u është një sipërmarrës, por se është një sipërmarrës teknologjie që ka ndikim në një sërë industrish të ndryshme. Ndikimi i tij shtrihet përtej funksioneve që ka”, thotë Dr. Stephania Alice Baker, profesore e asociuar e sociologjisë në Universitetin City në Londër.

Sipërmarrësi Musk është pritur si një yll i njohur nga mbështetësit e zotit Trump, përfshirë ata në një tubim në Butler të Pensilvanisë në tetor. Kjo e bëri atë një figurë të rëndësishme në fushatën e zotit Trump, thotë ekspertja Baker.

“Nëse analizoni mbështetësit e tij, ata njihen me emrat ‘musketierë’ ose ‘muskitë’. Ai vlerësohet jo vetëm si një sipërmarrës teknologjie, por si një vizionar, një gjeni. Nuk di nëse mund të përcaktojmë ndikimin që ka pasur në zgjedhje. Por është e qartë se ka ndikuar shumë tek libertarianët dhe ata që janë të dhënë pas teknologjisë dhe që e adhurojnë atë”, thotë zonja Baker.

Gjatë fjalimit të fitores mëngjesin e së mërkurës, zoti Trump lavdëroi momentin kur mekanizmi i kompanisë Space X kapi me sukses një lëshues rakete në një provë muajin e kaluar.

“Ishte diçka e bukur për ta parë. E thirra Elonin dhe e pyeta nëse dikush tjetër mund ta bëjë këtë dhe ai më tha jo. E pyeta nëse mund ta bëjë Kina. Më tha jo! I thashë a mund ta bëjë dikush tjetër në Shtetet e Bashkuara përveç jush? Më tha jo, askush nuk mund ta bëjë këtë. I thashë se kjo është arsyeja pse të dua”, tha zoti Trump gjatë fjalimit të tij.

Ekspertja Baker thotë se suksesi i kompanisë SpaceX përputhet me synimet e lëvizjes MAGA.

“Nëse shihni mesazhin e planeve për ta bërë Amerikën madhështore sërish, pjesë e diskutimeve ishte edhe ideja nëse ne jemi vendi i vetëm që mund të bëjmë një gjë, duke rikthyer rëndësinë e Amerikës”, thotë ajo.

Sa i përket ndikimit të fitores së zotit Trump në platformën X, ekspertja Baker thotë se ky rrjet social ka të ngjarë të përparojë./ VOA

elon musk

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet