LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ SHBA dhe Kina, dy superfuqitë ushtarake, teknologjike dhe ekonomike! Çfarë ndikimi do të ketë Evropa, Japonia dhe India

Ndërsa mbetjet e rendit bipolar të shekullit XX do të zhduken përfundimisht, në plan të parë po del një pentarki e re globale. Shtetet e Bashkuara dhe Kina – dy superfuqitë ushtarake, teknologjike dhe ekonomike të këtij shekulli – do të jenë sigurisht lojtarët dominues, por Evropa, Japonia dhe India do të ushtrojnë një ndikim domethënës mbi pjesë të mëdha të planetit.

9 Janar 2023, 23:02 Nga DOSJA
Analiza/ SHBA dhe Kina, dy superfuqitë ushtarake, teknologjike dhe
Foto Ilustruese

Nga Joschka Fischer

Aktualisht jemi dëshmitarë të një ndërthurjeje të paprecedentë të krizave të mëdha dhe të vogla. Nga pandemia e Covid-19, rritja e çmimeve të energjisë dhe rikthimi i inflacionit të lartë në ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim, tek zinxhirët e prishur të furnizimit, lufta kriminale e Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike, shumë nga këto kriza janë shenja jo vetëm të kalbjes së rendit aktual, por edhe të lindjes së një rendi të ri botëror.

Ndërsa mbetjet e rendit bipolar të shekullit XX do të zhduken përfundimisht, në plan të parë po del një pentarki e re globale. Shtetet e Bashkuara dhe Kina – dy superfuqitë ushtarake, teknologjike dhe ekonomike të këtij shekulli – do të jenë sigurisht lojtarët dominues, por Evropa, Japonia dhe India do të ushtrojnë një ndikim domethënës mbi pjesë të mëdha të planetit.

Një pikëpyetje e madhe qëndron mbi Rusinë, sepse statusi i saj i ardhshëm, kapacitetet dhe qëndrimi strategjik do të varen nga rezultati i luftës së saj të pamatur në Ukrainë. Nën sundimin e presidentit Vladimir Putin, Rusia është kapur me dëshpërim pas së kaluarës, duke synuar të rikrijojë stasukuonë e shekullit XX apo edhe fundit të shekullit XIX.

Por me përpjekjet e saj të gabuara dhe katastrofike për ta shkatërruar Ukrainën, ajo po e shkatërron veten. Një disfatë ushtarake ruse në Ukrainë është tashmë e sigurt. Pyetja është  kur do të ndodhë kjo dhe jo nëse do të ndodhë. Gjithsesi, është ende shumë herët për të parashikuar pasojat e mundshme.

A do të mbijetojë regjimi i Putinit, apo humbja e Rusisë do të sjellë një fazë tjetër të kalbjes dhe shpërbërjes së brendshme? Derisa të zgjidhet kjo çështje, ne nuk mund ta dimë ende nëse Rusia do të përpiqet të ruajë pretendimin e saj të vjetër për hegjemoninë në Evropën Lindore dhe në pjesën më të madhe të Euroazisë.

Në rast se Kremlini do të detyrohet ta braktisë këtë pretendim, ndoshta do të ketë marrë fund edhe roli i tij si fuqi botërore. Sigurisht, edhe një Rusi e rrënuar, e poshtëruar, në vend se të hyjë në një letargji gjeopolitike, ka shumë të ngjarë të mbetet një burim kryesor i destabilitetit në rendin e ri botëror, dhe sidomos në kontinentin evropian.

Por tashmë është e qartë se arsenali i madh bërthamor i Rusisë nuk është më i mjaftueshëm për të siguruar statusin e saj gjeopolitik në shekullin XXI. Ekonomia e saj është duke u dobësuar në mënyrë vendimtare, ndërsa pjesa tjetër e botës po vazhdon të heqë gradualisht dorë nga karburantet fosile, të cilat janë shtylla kurrizore e ekonomisë ruse.

Ndërsa Rusia paraqet rreziqe të reja për shkak të brishtësisë dhe degradimit të saj, Kina do ta bëjë këtë për shkak të pasurisë dhe fuqisë së saj në rritje. Për shkak të valës masive të globalizimit që filloi në fillim të viteve 2000, Kina arriti të dilte nga varfëria dhe të pozicionohej si një vend me të ardhura të larta.

Dhe gjatë krizës financiare të vitit 2008 që e diskreditoi pjesërisht Perëndimin, Kina ishte në gjendje të zgjeronte rolin e saj si udhëheqëse globale dhe ta paraqiste veten si një superfuqi globale përkrah SHBA-së.

Megjithatë në dallim nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, Kina nuk ka gabuar duke u fokusuar vetëm tek fuqinë e saj ushtarake. Përkundrazi, ngritja e saj globale pasqyron përqafimin e integrimit të saj në tregjet botërore të dominuara nga SHBA-ja dhe Perëndimi, në një kohë që po investon shumë para në konkurrencën me Perëndimin në fushën e teknologjisë dhe shkencës.

Sigurisht kinezët nuk janë frenuar dhe aq tek investimet ushtarake, por nuk kanë lejuar që shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë të pengojnë çdo gjë tjetër. Dallimi përcaktues midis Kinës dhe Rusisë sot është se ndryshe nga Putini, udhëheqja kineze jeton realisht në shekullin XXI.

Samiti i fundit i G20-ës në Bali të Indonezisë e nxori në pah këtë ndryshim themelor të këndvështrimit dhe qëllimeve. Ndërsa Rusia e pa veten të izoluar diplomatikisht, Kina ishte në qendër të të gjitha diskutimeve dhe mënyrës së hartimit të deklaratës përfundimtare. Edhe pse nuk kanë adoptuar linjën perëndimore për krizën e Ukrainës, vende të mëdha si Kina dhe India e shfrytëzuan rastin për t’u distancuar dukshëm nga Kremlini, duke e denoncuar politikën luftarake dhe kërcënimet bërthamore të Moskës.

Në rast se bisedimet kokë më kokë midis presidentit të SHBA-së Xho Bajden dhe presidentit kinez Xi Jinping do të ndihmojnë në uljen e tensioneve midis 2 vendeve, atëherë samiti i Balit do të ketë hapur derën për ri–formësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin XXI.

Rezultati i zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ofron edhe një arsye tjetër për shpresë, pasi “dallga e kuqe” e shumëpritur republikane nuk ndodhi. Kjo parti nuk arriti të merrte shumicën në Senat dhe mezi siguroi një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ashtu si në vitet 2018 dhe 2020, ish-presidenti Donald Trump e dëmtoi sërish partinë e tij. Shumica e amerikanëve nuk duan një rikthim tek politikat e tij izoluese “Amerika e Para”.

Marrë të dyja së bashku, afatet e mesit të mandatit në SHBA dhe samiti i Balit ofrojnë arsye për optimizëm në një moment të vështirë.

Por do të na duhet shumë më tepër progres drejt bashkëpunimit global. Tek e fundit, dy krizat tona më të mëdha – lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimi i klimës – mund të kapërcehen vetëm nëse fuqitë kryesore të botës gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku.

Shënim:Joschka Fischer, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendës/kancelar gjatë viteve 1998-2005. Ka qenë udhëheqës i Partisë Gjermane të Gjelbër për gati 20 vjet. / “Project Syndicate” – Bota.al

joschka fischer

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje