LIVE UPDATES
Bota

Katër përgjigje që NATO duhet t'i japë Serbisë pas agresivitetit të Vuçiç në Veri të Kosovës

Sipas tij, Serbia e Vuçiç njohin vetëm gjuhën e forcës, ndërsa kur sheh dobësi ai kënaqet.

9 Janar 2023, 21:06 Nga I.A
Katër përgjigje që NATO duhet t'i japë Serbisë pas
Jeffrey H. Fischer

KOSOVË- Koloneli amerikan në pension, Jeffrey H. Fischer, në një shkrim autorial, ia ka prezantuar NATO-së  katër propozime që duhet t’i ndërmarrë në raport me Serbinë, pas zhvillimeve të fundit në Veri. Sipas tij, Serbia e Vuçiç njohin vetëm gjuhën e forcës, ndërsa kur sheh dobësi ai kënaqet.

“Gjëja e parë që shumëkush e mëson për Serbinë dhe Vuçiqin është se ata e deeskalojnë situatën vetëm kur ballafaqohen me forcën, dhe ai pothuajse gjithmonë kënaqet kur sheh pavendosmëri” shkruan koloneli që ka punuar edhe në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë.

Dhurata e presidentit serb Vuçiç për NATO-n dhe Perëndimin

Sanksionet dhe deklaratat e forta diplomatike nuk duhet të jenë më veprimet kryesore kur i përgjigjemi retorikës përshkallëzuese të Serbisë. Ndërsa duket se Serbia ka filluar të de-përshkallëzojë tensionet në Ballkan, javët e fundit kanë qenë disa nga më intensivet në rajon për më shumë se një dekadë.

Serbia zhvendosi pajisje të rënda ushtarake në kufirin e saj jugor me Kosovën dhe presidenti Aleksandar Vuçiç vizitoi trupat e tij të vendosura paraprakisht në të njëjtin kufi. Për të qenë i qartë, Vuçiq shpesh përdor Kosovën për përfitime të pamoraloshme politike, por kurrë nuk i ka përshkallëzuar tensionet në këtë nivel. Veprimet e tij kanë nxitur qindra (nëse jo më shumë) ekspertë, të nxitojnë për t’iu përgjigjur pyetjes: çfarë mund të bëhet për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të parandaluar një tjetër gjakderdhje ballkanike?

Fatkeqësisht, shumica e përgjigjeve janë krijuar përmes një prizmi shqetësimi/mbrojtës. Nëse këta ekspertë mendojnë ta shqyrtojnë situatën përmes një prizmi oportunist, ata mund të zbulojnë se presidenti Vuçiç i ka dhënë Perëndimit një dhuratë të mrekullueshme që nuk duhet lënë pas dore.

Gjëja e parë që shumëkush e mëson për Serbinë dhe Vuçiçin është se ata e deeskalojnë situatën vetëm kur ballafaqohen me forcën, dhe ai pothuajse gjithmonë kënaqet kur sheh pavendosmëri. Ndërsa situata u përshkallëzua, NATO dhe Perëndimi po debatonin nën ethe për rritjen e Forcave të NATO-s në Kosovë, duke shtuar me shpejtësi armët e tyre të rënda, duke përshpejtuar ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie të vërtetë, ose duke lobuar te vendet tjera për të njohur Kosovën.

Me sa duket, Beogradi (me mbështetje nga Moska), tashmë i priste këto lëvizje dhe e shikonte Brukselin me kënaqësi, derisa hante palagaça. Sado kontraverse, ka një një qasje tjetër për t’u marrë me Serbinë. Nëse NATO kërkon opsione që do të tërheqin vëmendjen e Vuçiqit, atëherë mund të ndërmarrin një përpjekje masive diplomatike në Bruksel, të krijojnë konsensus dhe t’ia shpallin Beogradit me sa vijon:

  Jo më ABL (Administratoive Boundary Line)

Vendet e NATO-s nuk do të përdorin më termin “ABL” (Vija Kufitare Administrative). Tani e tutje, ABL do t’i referohen si “kufi”. Që nga Rezoluta e OKB-së e vitit 1999, vija ndarëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është quajtur si ABL, pjesërisht për të siguruar marrëveshjen e Beogradit në lidhje me përfundimin e luftës. Në krejt komunikimin e NATO-s, si dhe në çdo angazhim me Serbinë, termi është gjuhë e detyrueshme. ABL u krijua mbi dy dekada më parë si një mjet pazaresh për të siguruar paqen. Termi i shërbeu qëllimit të tij, por nuk është më i rëndësishëm.

Vendet e NATO-s nuk do t’u përgjigjen më ose nuk do t’u drejtohen gazetarëve, qeverive ose subjekteve që i referohen Kosovës si një “i ashtuquajtur rajon”. Ashtu si ABL, kjo është mënyra se si Serbia, Rusia dhe të tjerët e kanë cilësuar Kosovën jo vetëm në angazhimin diplomatik, por  edhe në deklaratat për media apo publik. Ajo ka zgjatur për dy dekada që nga Lufta e Kosovës e vitit 1999. Fraza është një tjetër marifet diplomatik që e ka konsumuar prej kohësh mirëpritjen e saj.

 Jo më institucionet në Kosovë

Vendet e NATO-s nuk do të përdorin më termin “Institucionet në Kosovë” (IiK) kur iu referohen strukturave qeveritare të Kosovës. (IiK) ka qenë një term i vetë-imponuar prej kohësh i përdorur brenda NATO-s për të qetësuar Serbinë. Ajo është konsumuar natyrshëm. Së fundi, NATO-ja të përcjell qartë se nëse Serbia dëshiron të vringëllojë me armë si një ishull në detin e NATO-s, atëherë le të jetë ashtu. Megjithatë, Perëndimi nuk do ta lëmojë më sjelljen e saj fëminore. Për më tepër përshkallëzimi i mëtejshëm i Serbisë do të çojë në përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO së bashku me Finlandën dhe Suedinë.

Kuptohet se për diplomatët profesionistë që njohin tensionet Serbi-Kosovë, arritja e konsensusit për këto katër deklarata është “e pamundur”. Brenda NATO-s, katër vende – Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Rumania – ende nuk e kanë njohur Kosovën. Arsye janë çështjet e brendshme dhe në asnjë mënyrë nuk bazohen në ndonjë frikë apo afinitet ndaj Serbisë dhe aleatëve të saj. Do të kërkohet një dozë e konsiderueshme bindëse diplomatike për të fituar mbështetjen e shteteve jonjohëse dhe një gatishmëri për të shpenzuar një pjesë të kapitalit politik të zyrtarëve të zgjedhur të këtyre vendeve.

Fatmirësisht, veprimet më të fundit të Vuçiçit mund të kenë ofruar argumente të reja për t’i bindur ato shtete. Përshkallëzimi i fundit i konfliktit nga Vuçiç ka gjeneruar disa diskutime kthjelluese në sallat e selisë së NATO-s dhe në kryeqytete. Ndërsa asnjë anëtar i NATO-s (përfshirë katër shtetet mosnjohëse) nuk dëshiron konflikt shtesë në Euroazi, sidomos krahas luftës në Ukrainë, kjo është pikërisht ajo që kërcënoi Vuçiç. Ky fakt duhet të shërbejë si bazë debati në përpjekjet për të lëvizur katër vendet jo-njohëse. Së bashku me shumë karota dhe shkopinj të tjerë diplomatikë, ekziston mundësia që këta të katër mund të bashkohen me konsensusin për këto deklarata, një hap shumë më i lehtë sesa të shpallin  njohjen e plotë të Kosovës.

Ndërsa gjasat për fitore janë ndoshta të pakta, agresiviteti i tepruar i Vuçiq ka paraqitur një mundësi. Diskursi diplomatik që i përgjigjet fuqishëm Serbisë duke avancuar Kosovën ia vlen të provohet veçanërisht me sfidat ekzistuese të sigurisë rajonale në Ukrainë. Edhe nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, Beogradit do t’i dërgohet një mesazh; atë që edhe Vuçiç mund ta kuptojë. Për shumicën e vendeve të NATO-s, sanksionet dhe deklaratat e forta diplomatike nuk do të jenë më veprimet kryesore kur t’i përgjigjen retorikës përshkallëzuese të Serbisë. Përpjekjet për të çuar më tej legjitimitetin e Kosovës do të jenë përgjigja, dhe kjo është diçka që do ta godasë Vuçiqin personalisht, profesionalisht dhe politikisht.

jeffrey h. fischer kosove

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion