LIVE UPDATES
Bota

Përgjimet/ Tre kirurgë akuzohen se morën para nga pacientët për të kryer operacionet në Spitalin e Vushtrrisë, pacientja: Pasha Zotin 400 euro më mori

Në mesin e kirurgëve është Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj. Tre kirurgët po hetohen edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, pas inicimit të rastit nga gazetari Bujar Vitija.

9 Janar 2023, 20:05 Nga I.A
Përgjimet/ Tre kirurgë akuzohen se morën para nga pacientët
Foto nga spitali

KOSOVË- Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet. Paratë nga rreth 150 deri në 400 Euro, siç rrëfejnë pacientët dhe familjarët në katër video ekskluzive që ka siguruar Gazeta Shneta, mjekët i kanë marr në emër të blerjes së materialit (kryesisht rrjeta dhe klipa) të nevojshëm për operacion. Në mesin e kirurgëve është Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj. Tre kirurgët po hetohen edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, pas inicimit të rastit nga gazetari Bujar Vitija.

Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë janë përfshirë në një skandal ryshfeti pasi dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet. Në katër video ekskluzive që ka siguruar Gazeta Shneta, flasin pacientë dhe familjarë të pacientëve të operuar nga kirurgët Isuf Zekaj, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj. Kirurgu Zekaj është shef i repartit të kirurgjisë në SP Vushtrri, si dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së i emëruar në korrik të vitit të kaluar kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Rifat Latifaj.

Në video familjarët tregojnë se si iu kanë dhënë para kirurgëve për të kryer operacionet. Paratë, nga rreth 150 deri në 400 Euro, janë dhënë në emër të blerjes së materialeve, kryesisht rrjeta dhe klipa. Këto dy materiale nuk janë të përfshira në Listën Esenciale të Materialeve shpenzuese.

Gjatë hulumtimit Gazeta ka siguruar informacione nga sektori privat se rrjetat në barnatore kushtojnë nga 15 deri në 30 Euro, ndërsa ka edhe të shtrenjta 200 deri në 300 Euro. Kurse klipat të cilat nevojiten për stopimin e gjakderdhjes, kushtojnë rreth 10 Euro disa copë.

Gazeta Shneta i ka siguruar këto video përmes një sinjalizuesi në muajin shtator të vitit 2022. Video-materialet fillimisht janë dorëzuar në organet e hetuesisë në Policinë e Kosovës nga gazetari Bujar Vitija, pasi sinjalizuesi ka kërkuar të mbetet anonim.

Emrat e kirurgëve të cilët nuk përmenden në video, janë identifikuar përmes programeve operative të ditëve kur pacientët janë bërë operacion. Dokumentet e programeve operativ i posedon Gazeta Shneta, dhe të njëjtat bashkë me videot janë dorëzuar në Polici.

Nga ajo kohë deri më sot Gazeta ka mësuar se janë zhvilluar hetime nga Policia në rajonin e Mitrovicës dhe hetimet i ka konfirmuar edhe prokurorja e rastit Fetije Bajrami nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Ajo ka thënë se janë duke mbledhur prova, megjithëse provat janë dorëzuar që nga tetori i vitit të kaluar. “Jam duke u marr intensivisht me rastin. Jemi në mbledhje të provave. Jemi në hetime dhe nuk mund të flas më shumë”, ka deklaruar Bajrami.

Video-dëshmitë që zbardhin dyshimet për korrupsion

Nga fundi i muajit gusht të vitit të kaluar Gazeta Shneta ka bashkëpunuar me një sinjalizues në Spitalin e Vushtrrisë, pasi ai ka raportuar për korrupsionin e disa mjekëve në këtë institucion. Sinjalizuesi kishte pranuar të bashkëpunonte për të siguruar disa prova dhe i njëjti ka xhiruar biseda me pacientë dhe familjarë të pacientëve të cilët i kanë kryer operacionet në këtë spital.

Bisedat janë kryer derisa pacientët ishin ende të shtrirë në spital.

Në dy rastet e para bëhet fjalë për dy pacientë të operuar nga kirurgu Isuf Zekaj. Emrat e pacientëve janë të njohur për redaksinë por do të mbahen të fshehtë për shkak të ruajtjes së privatësisë së tyre.

Pacienti i parë i shtrirë në repart pas operacionit, i tregon sinjalizuesit se i është dashur të paguaj 200 Euro për materialet e nevojshme për intervenim. Pacienti heziton të tregoj detaje duke thënë se për të ishte e rëndësishme që të kryente punë.

Në rastin e pacientit të dytë të operuar nga Zekaj, flet një familjar i pacientit i cili thotë se i ka dhënë mjekut 250 Euro me arsyetimin për të blerë materialet.

Familjari: Ai i ka kry krejt se unë nuk dijsha

Sinjalizuesi: Ti ja ke dhanë doktorit a?

Familjari: Po doktorit ja kam dhënë.

Sinjalizuesi: Sa ja ke dhënë?

Familjari: 250...Janë tha do më të dobëta 180, por më mirë është 250.

Në rastin e tretë flet një familjar i pacientit të operuar nga kirurgu Ekrem Sefiu. Ai thotë se kishte shkuar në Spitalin e Vushtrrisë dhe rastësisht ishin takuar me Sefiun. Familjari tregon se motra e tij i ka dhënë mjekut rreth 140 Euro për operacionin.

Familjari: Diçka pagujtëm s’di çka janë ato.

Sinjalizuesi: Klipat. Kujt ia dhe, doktorit a?

Familjari: Doktorit. S’po më intereson veç le të kryhet mirë.

Familjari: 150-160 nuk e di sa, 140 a…Na ndodhi nuk jena provu…Qashtu diçka se motra ia ka dhanë.

Ndërsa në rastin e katërt flet një paciente e moshuar. Ajo kishte kryer një operacion në Spitalin e Vushtrrisë ndërsa disa javë më vonë iu nënshtrua një intervenimi të dytë në Spitalin e Mitrovicës. Pacientja tregon se ia kishte dhënë kirurgut Arsim Latifi 400 Euro për të kryer operacionin e parë. Sipas saj, mjeku ia kishte kërkuar paratë për të blerë mrezhat.

Pacientja tutje tregon se për operacionin e parë fillimisht kishte shkuar në Spitalin e Mitrovicës ku i kishin thënë se duhet të heq peshë 10 kg për t’iu nënshtruar operacionit. Më pas kishte shkuar në Spitalin e Vushtrrisë ku sipas saj kirurgu i ka thënë se intervenimin mund ta kryej nesër.

Sinjalizuesi: Sa pare t’i mori?

Pacientja: 400 Euro. Po pasha Zotin!

Sinjalizuesi: A të tha blej a paret?

Pacientja: Jo jo, paratë ia dhashë. Unë s’di me ble, çka di unë çka janë mrezhat.

Sinjalizuesi: E ku i more paratë, prej pensionit a?

Pacientja: Jo valla e kam pas djalin jashtë, se sa për pension ilaçe nuk më del.

Pas këtyre xhirimeve, sinjalizuesi i ka dorëzuar materialet tek Gazeta Shneta. Ai ka kërkuar të mbetet anonim. Video-incizimet janë dorëzuar në Policinë e Kosovës më datën 3 tetor të vitit 2022 nga gazetari Vitija.

Gazeta ka kontaktuar me tre kirurgët e përfolur në këtë rast por asnjëri prej tyre nuk ka kthyer përgjigje e as nuk kanë dhënë sqarime në pyetjet e dërguara përmes email-adresave dhe në numrat e tyre në platformën Viber. Përgjigje dhe sqarime nuk kanë dhënë as menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë në pyetjet e gazetës drejtuar drejtoreshës ekzekutive Shefkije Shatri dhe Abdullah Klinakut. 

Marrë nga Gazeta Shneta

spitali i vushtrrisë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet