LIVE UPDATES
Bota

Çfarë po ndodh/ A është afër një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë?

Kjo formë proteste është nxituar si pasojë e arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, në Kosovë.

9 Janar 2023, 18:38 Nga I.A
Çfarë po ndodh/ A është afër një
Foto Ilustruese

KOSOVË- Situata në Kosovë ka qenë tejet e tensionuar në fund të vitit 2022, si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës. Kjo formë proteste është nxituar si pasojë e arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, në Kosovë. Pas presionit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, Pantiçit i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak, me qëllim të uljes së tensioneve.

Më 29 dhjetor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është zotuar se të gjitha barrikadat do të hiqen. Këto tensione kanë qenë të ngjashme me ato të nëntorit, kur qindra serbë lokalë, që kanë punuar në polici, gjyqësor e sektorë tjerë, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, si shenjë proteste ndaj vendimit të Prishtinës për të ndaluar përdorimin e targave të makinave, të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë.

Kriza e fundit e ka përfshirë edhe NATO-n, pasi Serbia ka nisur kërkesë te misioni i aleancës veri-atlantike në Kosovë, KFOR, që të angazhojë forcat e saj në Kosovë. NATO-ja, e cila ka prezencë në Kosovë prej vitit 1999, e ka injoruar këtë thirrje dhe ka thënë publikisht se ka kapacitete të mjaftueshme. Ky mision, ndërkohë, ka ndihmuar në heqjen e barrikadave – e fundit është larguar më 5 janar. Ndonëse Brukseli është i shqetësuar për situatën e muajve të fundit, shumë diplomatë më kanë thënë se këto situata japin indikacione që Prishtina dhe Beogradi janë duke iu afruar marrëveshjes politike, duke përmendur si afat muajt e ardhshëm.

Të dyja shtetet janë bllokuar në këtë proces dialogu – i cili parasheh normalizim të marrëdhënieve – prej vitit 2011. Deri më tani ky proces ka prodhuar pak rezultate konkrete. Megjithatë, ndryshimi i situatës së sigurisë në Evropë prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, duket se i ka ndryshuar parametrat. Duke folur në kushte anonimiteti, diplomatët evropianë kanë thënë se Serbia, e cila deri më tani nuk u është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, është duke ndjerë presionin, pasi Kremlini është duke u përballur me humbje të mëdha në Ukrainë.

Një situatë e tillë natyrisht se e ka ulur entuziazmin e BE-së për pranimin e Serbisë në bllokun evropian. Sa i përket Kosovës, hapat e saj në rrugën drejt Brukselit janë të vegjël. Në fund të vitit 2022, vendet anëtare te BE-së më në fund kanë arritur pajtueshmëri për të finalizuar procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024. Në dhjetor të vitit 2022, Kosova po ashtu ka aplikuar për anëtarësim në BE.

Komisioni Evropian pritet të analizojë gjatë këtë aplikim, pasi në BE janë pesë vende që ende nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Si zyrtarët amerikanë, ashtu edhe ata të Bashkimit Evropian, do të udhëtojnë në rajonin e Ballkanit në janar. Në fund të vitit të kaluar, autoriteteve në Kosovë dhe Serbi u është dorëzuar një plan i Bashkimit Evropian, që në publik njihet si plani franko-gjerman. Në draftin e këtij propozimi, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, nuk përmendet njohja reciproke, por ai duket se shërben si platformë drejt një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse.

Ndoshta pjesa më e rëndësishme e propozimit është ajo që “të dyja palët duhet të njohin dokumentet dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore”. Një tjetër pjesë e propozimit, që pritet t’i shkojë për shtati Prishtinës, është që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në çfarëdo organizate ndërkombëtare – një problem i madh prej kur Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008.

Ekziston edhe thirrja për këmbim të misioneve të përhershme, për mbështetje të aspiratave të njëra-tjetrës për anëtarësim në BE, dhe që të dyja palët të pajtohen që “nuk mund të përfaqësojnë njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare apo të flasin të emër të shtetit tjetër”.

Në draft ka edhe elemente që janë në anën e Serbisë. Kosova duhet të formalizojë statusin për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe “të ofrojë mbrojtje të madhe për trashëgiminë kulturore dhe fetare serbe”. Propozimi po ashtu përmend nevojën e “sigurimit të një niveli të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, duke përfshirë mundësinë për mbështetje financiare nga Serbia."

Tash e një kohë, Serbia kërkon nga Kosova që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në pjesën veriore, duke përmendur marrëveshjen e arritur më 2013 në Bruksel për këtë gjë. Ndonëse ende pa hyrë në fuqi, drafti i propozimit i BE-së, u kërkon të dyja palëve që të përmbushin zotimet e bëra tash e një dekadë.

Marrë nga REL

aleksandar vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet