9 Janar 2023, 17:32
Nga Enver Doçi
Foto nga rruga
ELBASAN- Gjendja e rrugës Qaf Buall–Krastë vijon të jetë shqetësimi më i madh për banorët e Njësisë Administrative Martanesh. Ky aks rrugor është i gjatë 16 kilometra, por që kalohet me vështirësi në çdo stinë të vitit. Për shkak se ai është thuajse i gjithi i paasfaltuar, mjetet e kanë të vështirë të qarkullojnë në të. Edhe pse mbushen gropat me zhavor, sapo të ketë reshje shirash ato rikthehen për shkak se kalojnë me dhjetra automjete që transportojnë krom nga minierat e Martaneshit në drejtim të Durrësit.
Por jo vetëm kaq, gjendja e përgjithshme e kësaj rruge është e pasigurtë për përdoruesit e saj. Këtë fakt e tregojnë edhe një numër i madh lapidaresh që janë ndërtuar në të 16 kilometrat e saj. Në këtë rrugë janë shënuar në kohë të ndryshme mbi 30 viktima si pasojë e aksidenteve rrugore. Banorët e Krastës paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet në infrastrukturë, ata do të shkojnë drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 Maj të këtij viti.
Muharrem Mali është kryetar i fshatit Ndërfushas. Ai thotë se jo vetëm gjendja e rrugës kryesore e Martaneshit është e tillë, por edhe e fshatrave. Mali shprehet se nëse nuk ndërhyhet në infrastrukturën rrugore, atëherë ai bashkë me banorët e tjerë, nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore.
Për banorët e Martaneshit zgjidhja e vetme për rrugën kryesore është asfaltimi i saj, vendosja e barrierave mbrojtëse metalike dhe dhe rrjetave që pengojnë rënien e gurëve.
muharrem mali
Bota
9 Janar 2023, 17:26
k.m.
Emanuela Orlandi
ITALI- Vatikani ka rihapur çështjen Emanuela Orlandi. Pothuajse 40 vjet pas zhdukjes së saj, drejtuesi i ...
Bota
9 Janar 2023, 17:25
I.A
Ramzan Kadyrov
RUSI- Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, njeriu i besuar i Vladimir Putinit, është rikthyer për të kërc&eum...
Bota
9 Janar 2023, 17:20
I.A
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar
SHBA- Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posa&...
Bota
9 Janar 2023, 17:20
k.m.
Foto ilustruese
IZRAEL- Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit ka urdhëruar Policinë që t...
Bota
9 Janar 2023, 17:13
I.A
Foto Ilustruese
NIGERI- Të paktën 32 persona janë rrëmbyer në një stacion treni në shtetin Edo, në jug të Nige...
Bota
9 Janar 2023, 17:08
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Kalifornia u bë zyrtarisht shteti i parë në SHBA, i cili ndalon shitjen dhe prodhimin e gëzofit. Ligji i ri, i ci...
Bota
9 Janar 2023, 17:05
I.A
Edita Tahiri
KOSOVË- Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, permes postim në rr...
Bota
9 Janar 2023, 16:58
k.m.
Nicola Surgeon, kryeministrja e Skocisë
SKOCI- Spitalet skoceze do të lejohen të anulojnë operacionet jourgjente dhe t&...
Bota
9 Janar 2023, 16:54
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka prezantuar vlerën se sa do të su...
Bota
9 Janar 2023, 16:33
I.A
Londer
ANGLI- Pas një mungese trevjeçare për shkak të koronavirusit, eventi vjetor "No Trousers Tube Ride" u rikthye dje në...