LIVE UPDATES
Bota

Mbi 100 milionë euro subvencione për bujqësinë në Kosovë, Ministri Peci: Kemi start të mirë

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se buxheti për bujqësi gjatë këtij viti pritet të kalojë vlerën e 100 milionë eurove, i cili sipas tij do të kontribuojë në forcimin ekonomik të bujqve të Kosovës.

9 Janar 2023, 16:54 Nga I.A
Mbi 100 milionë euro subvencione për bujqësinë në
Foto Ilustruese

KOSOVË- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka prezantuar vlerën se sa do të subvencionohen kulturat bujqësore në kuadër të Programit për Pagesat Direkte 2023. Buxheti për bujqësi gjatë këtij viti pritet të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria e Kosovës ka lansuar programin për pagesa direkte për bujqit në vitin 2023. Kryeministri Albin Kurti ka treguar se buxheti për bujqësi gjatë këtij viti pritet të kalojë vlerën e 100 milionë eurove, i cili sipas tij do të kontribuojë në forcimin ekonomik të bujqve të Kosovës.

Startin për këtë vit e kemi shumë të mirë. Buxhetin për bujqësi për vitin 2023 për herë të parë do të arrijë shifrën 87 milionë euro. Bashkë me mbështetjen në fondet e jashtme pritet të kalojë vlerën prej 100 milionë euro”.

Kurti përmendi disa prej sukseseve që i kanë arritur në këtë fushë vitin e kaluar, mirëpo ka thënë se garën me vetën për mbështetjen e bujqve po e fillojnë sot.

“Garën me vetën në fushën e bujqësisë po e fillojmë sot, vetëm në ditën e gjashtë të vitit si asnjëherë më parë së bashku me ministrin Faton Peci, po shpalosim para jush programin për pagesa direkte 2023. Ky program në krahasim me vitin 2022 mes tjerash ka disa risi të cilët ne jemi të bindur se do të kontribuojnë në sektorin e bujqësisë dhe forcimin ekonomik të bujqve tanë”.

Kurse, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar se lansimi i këtij programi është i mundur pasi vitin e kaluar në afat rekord kanë mbështetur bujqit në Kosovë.

“Ky program është i mundur pasi vitin që lamë pas në afat rekord mbështetëm vetëm në kategorinë e subvencioneve 28 mijë e 222 fermerë në vlerë 61 milionë euro pa asnjë obligim financiar si asnjëherë më parë. Si rezultat i përkrahjes së madhe është shënuar rritje në eksportet bujqësore në shkallë 44 për qind”.

E gjatë ditës së sotme, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit ka prezantuar vlerën se sa do të subvencionohen kulturat bujqësore në kuadër të Programit për Pagesat Direkte 2023.

Subvencionimi i farës së grurit do të jetë 614 euro për hektarë, prej të cilave 250 euro janë për sipërfaqe, 150 euro për plehërimin, 54 për naftën dhe 0.04 euro për kilogram. Gështenja do t’i bashkohet këtë vit subvencionimit të dru-frutoreve me 504 euro për hektarë. Po ashtu, për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, subvencionimi i lulediellit do të jetë 454 euro për hektarë.

Te pagesa direkte për bimët mjekësore dhe aromatike është shtuar subvencionimin për bimët mjaltëdhënëse me 450 euro për hektarë. Subvencionimi i grurit, do të jetë 474 euro për hektarë, ai i misrit me 329 euro, patates me 654 euro dhe fasules me 654 euro për hektarë. Nga ana tjetër kulturat pemëtare subvencionohen me 504 euro për hektarë, perimet në sipërfaqe të mbyllura do të përkrahen me 904 euro dhe ato në sipërfaqe të hapur me 554 euro për hektarë.

Marrë nga Monitor.al

faton peci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet