LIVE UPDATES
Bota

Raport i ri i OKB-së/ Shtresa e ozonit po ripërtërihet

Vlerësimi shkencor që bëhet një herë në katër vjet zbuloi se shtresa e ozonit është në proces ripërtëritjeje, më shumë se 35 vjet pasi çdo vend në botë ra dakord të ndalonte prodhimin e kimikateve që e dëmtonin atë në atmosferën e Tokës që mbron planetin nga rrezatimi i dëmshëm i lidhur me kancerin e lëkurës, dhe dëmtimin e të korrave.

9 Janar 2023, 22:46 Nga I.A
Raport i ri i OKB-së/ Shtresa e ozonit po ripërtërihet
Shtresa e Ozonit

SHBA- Shtresa mbrojtëse e ozonit po ripërtërihet ngadalë, por dukshëm me një ritëm që do ta mbushte plotësisht vrimën mbi Antarktidë në gati 43 vjet, thotë një raport i ri i Kombeve të Bashkuara. Vlerësimi shkencor që bëhet një herë në katër vjet zbuloi se shtresa e ozonit është në proces ripërtëritjeje, më shumë se 35 vjet pasi çdo vend në botë ra dakord të ndalonte prodhimin e kimikateve që e dëmtonin atë në atmosferën e Tokës që mbron planetin nga rrezatimi i dëmshëm i lidhur me kancerin e lëkurës, dhe dëmtimin e të korrave.

"Në stratosferën e sipërme dhe në vrimën e ozonit ne shohim se gjërat po përmirësohen," tha Paul Newman, bashkëautor i vlerësimit shkencor.

Përparimi është i ngadalshëm, sipas raportit të paraqitur të hënën në konventën e Shoqatës Amerikane Meteorologjike në Denver. Sasia mesatare globale e ozonit prej 30 kilometrash e lartë në atmosferë nuk do të kthehet në nivelet para rrallimit në vitet 1980 deri në vitin 2040, thuhet në raport. Dhe nuk do të kthehet në normalitet në Arktik deri në vitin 2045.

Antarktida, ku shtresa është aq e hollë sa që ka një vrimë gjigante, nuk do të rregullohet plotësisht deri në vitin 2066, thuhet në raport.

Shkencëtarët dhe mbrojtësit e mjedisit në të gjithë botën kanë përshëndetur prej kohësh përpjekjet për të riparuar vrimën e ozonit – që erdhi si rezultat i një marrëveshjeje të vitit 1987, e quajtur Protokolli i Montrealit që ndalonte një grup kimikatesh të përdorura shpesh në frigoriferë – si një nga fitoret më të mëdha ekologjike për njerëzimin.

Veprimi për të mbrojtur ozonin krijon një precedent për veprimet që duhet të ndërmarrim për klimën. Suksesi ynë në heqjen graduale të kimikateve që dëmtojnë ozonin na tregon se çfarë mund dhe duhet të bëjmë, për t’u larguar nga lëndët djegëse fosile, për të pakësuar gazrat që shkaktojnë efektin serrë dhe për të kufizuar rritjen e temperaturës,” tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike Prof. Petteri Taalas.

Shenjat e përmirësimit u raportuan katër vjet më parë, por ishin të vogla dhe më paraprake. "Shifrat e rikuperimit tani janë përforcuar shumë," tha zoti Newman.

Dy kimikatet kryesore që dëmtonin ozonin janë në nivelet më të ulëta në atmosferë, tha zoti Newman, shkencëtari kryesor në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s. Nivelet e klorit janë ulur me 11.5% që kur arritën kulmin në vitin 1993 dhe ato të bromit, i cili është më efikas për të dëmtuar ozonin, por është në nivele më të ulëta në ajër, ra 14.5% që nga kulmi i tij në 1999-ën, thuhet në raport.

"Ka pasur një ndryshim të madh në mënyrën se si shoqëria jonë i trajton substancat që shkatërrojnë ozonin," tha bashkëdrejtuesi i panelit shkencor David W. Fahey, drejtor i laboratorit të shkencave kimike të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA.

Modelet natyrore të motit në Antarktidë ndikojnë gjithashtu në nivelet e vrimave të ozonit, të cilat arrijnë kulmin në vjeshtë. Dhe dy vitet e fundit, vrimat kanë qenë pak më të mëdha për shkak të motit, por tendenca e përgjithshme është ajo e rikuperimit, tha zoti Newman.

Kjo po "shpëton 2 milionë njerëz çdo vit nga kanceri i lëkurës", tha drejtoresha e Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara Inger Andersen për agjencinë Associated Press.

Raporti paralajmëroi gjithashtu se përpjekjet për të ftohur artificialisht planetin duke vendosur aerosole në atmosferë për të reflektuar rrezet e diellit do të hollonin shtresën e ozonit deri në 20% në Antarktidë.

Marrë nga VOA

okb shtresa e ozonit

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion