LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Presidentit Trump?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë marrëdhënien më të madhe tregtare në botë, që kap shifrën 1.5 trilion euro në mallra dhe shërbime në vitin 2023. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha javën e kaluar se BE-ja do të "përgjigjet me vendosmëri" nëse vihet në shënjestër në mënyrë të padrejtë ose arbitrare.

10 Shkurt 2025, 18:37 Nga M.B
Analiza: Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të
Foto ilustruese

BRUKSEL- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa për importet e çelikut dhe aluminit dhe se do t’i rrisë normat e tyre në të njëjtin nivel me ato të vendeve të tjera në ditët në vazhdim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë marrëdhënien më të madhe tregtare në botë, që kap shifrën 1.5 trilion euro në mallra dhe shërbime në vitin 2023. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha javën e kaluar se BE-ja do të "përgjigjet me vendosmëri" nëse vihet në shënjestër në mënyrë të padrejtë ose arbitrare. Ja se si mund të reagojë BE-ja.

Në vitin 2018, pasi zoti Trump vendosi tarifa në vlerën 6.4 miliardë euro për importet e çelikut dhe aluminit të BE-së, BE-ja u kundërpërgjigj me tarifat e veta prej 2.8 miliardë eurosh për produktet amerikane. Tarifa prej 3.6 miliardë eurosh të tjera ndaj importeve amerikane ishin parashikuar të hynin në fuqi tre vjet më vonë, por nuk u vendosën pasi Joe Biden u bë president dhe të dyja palët ranë dakord për ndaljen e tyre.

Tarifat e BE-së kishin në shënjestër çelikun dhe aluminin amerikan, por edhe produkte nga shtete që kishin votuar për zotin Trump, si burboni nga Kentaki, motoçikletat Harley Davidson në Viskonsin dhe lëngun e portokallit nga Florida.

BE mund të miratojë një strategji të ngjashme me masa "ribalancuese" edhe këtë herë, megjithëse Uashingtoni ka më shumë për të vënë në shënjestër sesa Brukseli. Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, importet e mallrave të SHBA-së në BE arritën në 347 miliardë euro në vitin 2023, kundrejt 503 miliardë euro për eksportet.

INSTRUMENT KUNDËR MASAVE SHTRËNGUESE

Instrumenti Kundër Trysnisë i BE-së (ACI), i cili hyri në fuqi në fund të vitit 2023, i lejon bllokut të kundërpërgjigjet ndaj vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik ndaj anëtarëve të BE-së për të ndryshuar politikat e tyre dhe ofron hapësirë shumë më të gjerë veprimi.

Përveç vendosjes së tarifave të mallrave, BE-ja mund të kufizojë qasjen në tenderët e prokurimit publik për kompanitë nga një vend i tretë ose të ndërmarrë veprime që ndikojnë në tregtinë ose investimet në shërbime.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar me BE-në në mallra, ato kanë një suficit në tregtinë e shërbimeve, përfshirë shërbimet dixhitale të ofruara nga Amazon, Microsoft, Netflix ose Uber.

BE-ja mund të kufizojë gjithashtu mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, të kufizojë qasjen e kompanive të shërbimeve financiare në tregjet e BE-së dhe të frenojë aftësinë e kompanive për të futur kimikate dhe produkte agro-ushqimore në BE.

Ngrita e ACI-t u propozua në vitin 2021 si përgjigje ndaj kritikave të anëtarëve të BE-së se administrata e parë e zotit Trump dhe Kina përdorën tregtinë si një mjet politik. Kina kishte vënë në shënjestër Lituaninë, sipas zyrtarëve të Lituanisë, pasi lejoi Tajvanin të hapte një ambasadë de facto në Vilnius.

Ligji i jep Komisionit deri në katër muaj për të shqyrtuar rastet e mundshme të tarifave dhe për t'u propozuar mënyra veprimi anëtarëve të BE-së, të cilët kanë rreth dy muaj për t'i miratuar ato. Komisioni mund të ndalojë çdo masë për gjashtë muaj, kur përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.

KOMPANITË E MËDHA TË TEKNOLOGJISË

Përveç politikës zyrtare tregtare, Bashkimi Evropian ka një sërë rrugësh për të frenuar aktivitetet e firmave të mëdha të teknologjisë amerikane, shumë prej shefave ekzekutivë të të cilave ishin në radhët e para në ceremoninë e inaugurimit të zotit Trump.

BE-ja ka hetime të hapura ndaj kompanive Apple, Google dhe Metas sipas Ligjit për Tregjet Dixhitale (DMA), i cili vendos masa antitrust dhe Ligjit për Shërbime Dixhitale (DSA), i cili parashikon moderimin e përmbajtjes. BE-ja mund të shtojë në listë edhe kompaninë Amazon, siç ka njoftuar agjencia Reuters.

DMA parashikon gjoba deri në 10% të qarkullimit global ose 20% për shkelje të përsëritura. Sipas DSA-së, gjoba maksimale është 6% e të ardhurave.

Shefi i Metas Mark Zuckerberg i ka bërë thirrje Presidentit Trump që të ndalojë BE-në të gjobisë firmat e teknologjisë amerikane. Aleati i zotit Trump, Elon Musk është përplasur vazhdimisht me rregullatorët e BE-së.

Një mënyrë tjetër është taksimi i ofruesve të shërbimeve dixhitale. BE pezulloi përpjekjet për vendosjen e një takse të shërbimeve dixhitale për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje më të gjerë në Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), e cila publikoi një projekt-traktat shumëpalësh në vitin 2023 që ende nuk është finalizuar.

Një numër vendesh të BE-së, si Franca, kanë taksa për shërbimet dixhitale. Zoti Trump në mandatin e tij të parë u përgjigj me tarifa, të cilat më pas u pezulluan nga zoti Biden./ VOA

be shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet