LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona! SHBA&BE: E paligjshme

• Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar zyrtarisht sot aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, konkretisht, Luhanskun, Donetskun, Zaporizhian dhe Khersonin. • Në një fjalim të mbajtur nga Kremlini, Putin foli me tone të ashpra ndaj perëndimit konkretisht ndaj SHBA-së të cilën e akuzoi se nxit "rusofobinë" ndërkohë që sipas tij SHBA-ja është i vetmi vend që ka përdorur dy herë armët bërthamore duke iu referuar Luftës së Dytë Botërore. • Lideri rus tha se tashmë katër rajonet do jenë përgjithmonë të Rusisë dhe se shumë shpejt do të nisë rindërtimi i zonës. • Në ceremoninë e majtur në Moskë morën pjesë dhe katër drejtuesit e komanduar nga Putin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës. • Ata nënshkruan marrëveshjen që i kalon përfundimisht rajonet në juridiksionin e Rusisë. • Perëndimi ka reaguar ashpër pas kësaj. • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër pas firmosjes së marrëveshjes së aneksimit të katër rajoneve ukrainase nga Puti. Me anë të një mesazhi në Telegram Zelensky shkruan se gjithçka do t'i kthehet sërish Ukrainës • Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e quajti referendumin dhe nënshkrimin e marrëveshjes si të paligjshme. Ajo tha se Ukraina është një shtet sovran dhe nuk do t'i nënshtrohet "regjimit" të Putin. • Dhe SHBA-të reaguan menjëherë. Ishte Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken ai që foli në emër të SHBA-së duke e cilësuar aneksimin e rajoneve si një grabitje toke nga Putin. • Dhe Departamenti i Shtetit ka reaguar ashpër. Zëdhënësi Ned Price "paralajmëroi" Putin se nëse përdor armët bërthamore do të përballet me pasoja të rënda.• Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar ashpër pas vendimit të Putinit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Putin po shkel ligjin ndërkombëtar. Ndërkohë Biden ka paralajmëruar sanksione të reja ndaj Moskës.

19 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Lufta në Ukrainë - BBC: Çfarë do të thotë aneksimi i Putinit - Cilat janë rreziqet dhe pse

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin nënshkroi një marrëveshje për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, pasi deklaroi se Rusia nuk do të dorëzohej kurrë dhe do t'i mbronte me të gjitha mjetet e nevojshme. Gjatë fjalës së tij, Putin tha për aneksimin e rajoneve: Qytetarët në rajonet e Ukrainës bënë zgjedhjet e tyre, ne nënshkruam aneksimin e tyre dhe shpresojmë që parlamenti ta pranojë. Përveç kësaj, e drejta për vetëvendosje parashikohet në Kartën e OKB-së. Atje kanë luftuar stërgjyshërit tanë. Rusia nuk ka aspirata për ringjalljen e BRSS (Bashkimit Sovjetik). E vërteta është në anën tonë.

Pse tani?

Sipas BBC, presidenti i Rusisë tani ka zgjedhur të shpallë aneksimin pasi ka kaluar në mbrojtje. 7 muaj pas pushtimit. Tani ai mund të kërcënojë Perëndimin nëse vazhdon të armatosë Ukrainën me raketa në zonat që ai ka vendosur se tani janë territor rus. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi aneksimin, duke thënë se ishte një përshkallëzim i rrezikshëm i luftës.

Si Krimea?

Skena është një kopje e asaj që bëri Presidenti Putin në mars 2014 kur ai pushtoi rajonin e Krimesë nga Ukraina, thirri një referendum të dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe më pas e aneksoi atë gjithsesi, përmes të njëjtit proces kushtetues që kulmoi me votim në Rusi nga parlamenti. Vetëm se këto nuk janë raste të ngjashme. Krimea u pushtua me gjakderdhje minimale dhe u vu nën kontrollin e plotë rus. Në shkallë të ndryshme, të katër territoret që tani po aneksohen janë ende pjesërisht në duart e Ukrainës. Në total, ato përbëjnë rreth 15% të territorit të Ukrainës. Pyetja është se si mund të aneksojë Rusia katër zona që nuk i kontrollon plotësisht? Cilado qoftë përgjigja, lideri rus ishte qartësisht me nxitim për ta bërë këtë, duke shpallur referendumet.

Çfarë do të ndryshojë?

Kjo nuk është ende e qartë. Edhe Peskov nuk ishte në gjendje të përcaktonte se ku do të vinte Rusia kufirin e saj të ri në Ukrainën jugore të pushtuar. Megjithatë, ai tha se vendi i tij e konsideron të gjithë rajonin Donetsk pjesë të Rusisë. Sa i përket atyre vendeve që nuk janë nën pushtimin rus, ai tha se ato duhet të çlirohen.

Si do të përgjigjet Ukraina?

Presidenti Volodymyr Zelenskyy u hakmor kundër lëvizjeve të aneksimit të Rusisë duke kërkuar pranimin e shpejtë të Ukrainës në NATO. Ai gjithashtu e bëri të qartë se aneksimi nuk do t'i sjellë Kremlinit atë që ai shpreson: Ukraina nuk mund dhe nuk do të tolerojë asnjë përpjekje nga Rusia për të kapur ndonjë pjesë të tokës sonë./BBC

1 MUAJ ME PARE

Aneksimi i rajoneve/ Truss: Putin s’mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Liz Truss

BRITANI- Britania e Madhe ka kundërshtuar aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve në Ukrainë nga Moska.

“Putinit nuk mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë duke përdorur forcën brutale. Ne do të sigurojmë që ai të humbasë këtë luftë të paligjshme”. Kështu deklaroi sot kryeministrja britanike Liz Truss .

Ajo theksoi se lideri rus ka verpuar në kundërshtim me me ligjin ndërkombëtar.

“Putini ka vepruar edhe një herë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar me një shpërfillje të qartë për jetën e qytetarëve ukrainas, popullit ukrainas që ai pretendon se përfaqëson.”

“Britania e Bashkuar nuk do të injorojë kurrë vullnetin sovran të këtyre njerëzve dhe kurrë nuk do të pranojë rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia si asgjë tjetër përveç territorit ukrainas”, theksoi Liz Truss. 

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Putin feston aneksimin e territoreve ukrainase, koncert “pop” në mes të Moskës

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Pamje nga koncerti në Moskë

RUSI- Një koncert pop po mbahet në Sheshin e Kuq të Moskës për të festuar aneksimin rus të katër rajoneve të Ukrainës.

Koncerti, i mbajtur nën hijen e mureve të Kremlinit me shtyllat shumëngjyrëshe të Katedrales së Shën Vasilit të shekullit të 16-të si sfond, po zhvillohet pasi Presidenti Vladimir Putin nënshkroi “traktatet e anëtarësimit” që zyrtarizojnë aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase.


Matthew Luxmoore i Wall Street Journal shkruan se aktori rus, Ivan Okhlobystin, me sa duket e kanalizoi Hitlerin dhe bëri thirrje për një “luftë të shenjtë” ndërsa ishte në skenë.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ “Ju jeni mish për top, rekrutët e rinj i “thërrmojnë” fytyrën gjeneralit të lartë të Putin

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Pamje nga momenti i sherrit

RUSI- Vendimi i Presidentit rus Vladimir Putin për të mobilizuar 300.000 ushtarë të cilët do të dërgohen në frontin e luftës në Ukrainë nuk është pritur aspak mirë nga rusët të cilët po mundohen të largohen nga vendi.

Sipas një video të publikuar nga "Daily Mail" edhe ushtarët e grumbulluar në kazerma janë ngritur kundër gjeneralëve të lartë, teksa një prej tyre shihet duke u dhunuar nga rekrutët e tërbuar në një përleshje fizike.

Sipas raporteve oficerit të lartë rus i është “thërrmuar” fytyra, pasi rekrutët e sulmuan kur mësuan se jeta e tyre do të bëhej “mish për top” në vijën e frontit në Ukrainë.

Rekrutët e mobilizuar u kthyen kundër nënkolonelit rus pasi ai tha troç: “Ju jeni të gjithë mish për top, do përballeni me masakër”.

Megjithatë, komandanti ka të ngjarë të jetë i saktë në konstatimin e dije, pasi thirrja për mobilizim e Putinit do të çojë në vdekje masive të rezervistëve të patrajnuar të dërguar në front.

1 MUAJ ME PARE

Aneksimi i katër rajoneve ukrainase, G7: Do të vendosim sanksione ekonomike shtesë për Rusinë

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
G7

UKRAINË- Ministrat e jashtëm të G7 të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian thanë të premten se do të imponojnë kosto shtesë ekonomike ndaj Rusisë për aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase. Ministrat e jashtëm të G7 dënuan në termat më të fortë të mundshëm luftën agresioni të Rusisë kundër Ukrainës dhe shkeljet e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

"Ne kurrë nuk do t'i njohim këto aneksime të supozuara, as 'referendumet' e rreme të kryera me armë. Ne do të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike për Rusinë, dhe për individët dhe subjektet - brenda dhe jashtë Rusisë - që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar," thuhet në njoftim.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në NATO, Stoltenberg: Dera jonë është e hapur

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Jens Stotlenberg

SHBA- “Dera jonë është e hapur për të gjitha vendet e BE-së”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stotlenberg në një konferencë urgjente për shtyp, menjëherë pas kërkesës zyrtare të Kievit për anëtarësim të shpejtë në Aleancë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në thelb i referoi Ukrainës vendimeve të Samitit të qershorit të kaluar në Madrid, duke theksuar se kërkesa e Kievit do të shqyrtohet dhe duhet të pranohet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

"NATO mbështet të drejtën e të gjitha vendeve për të aplikuar për anëtarësim në Aleancë dhe gjithmonë e mban të hapur derën për Ukrainën, siç kemi deklaruar në të kaluarën. Ne mbështesim të drejtën e Ukrainës për të përcaktuar rrugën e saj. Qëllimi ynë tani është të ofrojmë mbështetje për Ukrainën për të zmbrapsur sulmin barbar të Rusisë”, tha ai.  

Ai më tej tha se aleatët kanë deklaruar dhe demonstruar mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe se bashku do të vendosin rrugën e vendit drejt anëtarësimit, siç bënë me Suedinë dhe Finlandën në Samitin e NATO-s në Madrid.

“Putini ka mobilizuar qindra mijëra trupa, po lëshon kërcënime të papërgjegjshme bërthamore dhe tani po anekson ilegalisht më shumë territor ukrainas. E gjithë kjo së bashku përbën përshkallëzimin më serioz që nga fillimi i luftës”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s përsëriti mbështetjen e palëkundur të aleatëve për pavarësinë, sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Ukrainës.

 “Nëse e lëmë Putinin të fitojë në Ukrainë, do të jetë katastrofike për Ukrainën dhe e rrezikshme për ne”, komentoi ai.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti shumë herë në deklaratat e tij se kjo luftë nuk është mes NATO-s dhe Rusisë, por midis Rusisë dhe Ukrainës, duke e bërë të qartë se i takon Putinit të ndalojë konfliktin. Ai në mënyrë specifike i bëri thirrje atij që të ndalojë menjëherë luftën dhe konfirmoi mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

 “Ukraina ka të drejtën absolute për të rimarrë territoret e saj dhe ne do ta mbështesim atë”, tha ai.

Ai dënoi gjithashtu aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës - Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson - nga Rusia. Karakteristike, ai foli për një lëvizje që tradhton dështimin e Putinit, ndërkohë që nuk mungoi të përsërisë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për popullin ukrainas. Lidhur me kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore nga pala ruse, Stoltenberg i cilësoi ato si veçanërisht shqetësuese, ndërsa paralajmëroi se përdorimi i armëve të tilla do të kishte pasoja të rëndësishme edhe për Rusinë.

1 MUAJ ME PARE

Aneksimi i rajoneve/ KE reagon ashpër: Putin minoi rendin ndërkombëtar! Po rrezikon sigurinë globale

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Selia e BE-së, Bruksel

BRUKSEL- Këshilli Europian ka reaguar ashpër pas vendimit të Rusisë për të aneksuar zyrtarisht katër rajonet e pushtuara të Ukrainës. Konkretisht rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia.

Me anë të një deklarate të bërë publike KE dënon aneksimin dhe paralajmëron Rusinë duke u shprehur se Ukraina është një shtet sovran dhe se është në të drejtë të saj të mbrohet ndaj pushtimit dhe të marrë sërish nën kontroll territoret e pushtuara.

"Ukraina po ushtron të drejtën e saj ligjore për t'u mbrojtur kundër agresionit rus për të rimarrë kontrollin e plotë të territorit të saj dhe ka të drejtë të çlirojë territoret e pushtuara brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht", thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

"Ne refuzojmë kategorikisht dhe dënojmë pa mëdyshje aneksimin e paligjshëm të Rusisë të rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia të Ukrainës. Duke minuar qëllimisht rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial, parime thelbësore të mishëruara në Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, Rusia po rrezikon sigurinë globale.

Ne nuk i njohim dhe nuk do t'i njohim kurrë as "referendumet" ilegale të orkestruara nga Rusia si pretekst për këtë shkelje të mëtejshme të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, as rezultatet e tyre të falsifikuara dhe të paligjshme. Ne kurrë nuk do ta njohim këtë lidhje të paligjshme. Këto vendime janë të pavlefshme dhe nuk mund të prodhojnë efekte juridike. Krimea, Kherson, Zaporizhia, Donetsk dhe Luhansk i përkasin Ukrainës. U bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që ta refuzojnë kategorikisht këtë aneksim të paligjshëm.

Përballë luftës së agresionit të Rusisë, si dhe përshkallëzimit të fundit të Moskës, Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri në anën e Ukrainës dhe popullit të saj. Ne mbështesim në mënyrë të palëkundur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ukraina po ushtron të drejtën e saj ligjore për t'u mbrojtur kundër agresionit rus për të rimarrë kontrollin e plotë të territorit të saj dhe ka të drejtë të çlirojë territoret e pushtuara brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Kërcënimet bërthamore të Kremlinit , mobilizimi ushtarak dhe strategjia e keqinterpretimit të territorit ukrainas si territor rus dhe pretendimet se lufta tani mund të zhvillohet në tokën ruse nuk do ta lëkundin vendosmërinë tonë.

Ne do të intensifikojmë masat tona kufizuese kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë. Kjo do të rrisë më tej presionin ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës së saj agresive. Ne ritheksojmë se Bashkimi Evropian qëndron fort pranë Ukrainës dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë ekonomike, ushtarake, sociale dhe financiare për Ukrainën për aq kohë sa ajo ka nevojë”.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

Aneksimi i rajoneve, Kuleba: Asgjë nuk ndryshon për ne! Zelenskyy kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Dimitri Kuleba

UKRAINË- Përpjekjet e Rusisë për të aneksuar territoret e Ukrainës nuk ndryshojnë asgjë dhe shteti do të vazhdojë të çlirojë tokën dhe popullin e saj. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba në llogarinë e tij në Twitter.

“Duke u përpjekur të aneksojë rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson të Ukrainës, Putini po përpiqet të rrëmbejë zona që nuk mund t’i kontrollojë as në terren”, tha fillimisht Kuleba.

“Asgjë nuk ndryshon për Ukrainën: ne vazhdojmë të çlirojmë tokën dhe popullin tonë, duke rivendosur integritetin territorial”, shtoi kreu i diplomacisë ukrainase.

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se Kievi është duke kërkuar anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO, pas vendimit të marrë nga Putini për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

“Ne e kemi vërtetuar përshtatjen tonë me standardet e aleancës”, tha Zelensky në një video të shpërndarë nga presidenca ukrainase në mediat sociale.

“Ne jemi duke marrë hap vendimtar duke nënshkruar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se Kievi nuk do të negociojë me Moskën, e cila dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, për aq kohë sa Vladimir Putin është në pushtet.

“Ne do të negociojmë me presidentin e ri", tha Zelensky.

Deklaratat e tij erdhën pasi Putini nënshkroi dekretet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase – në një ceremoni në Kremlin. Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë përgatitur sanksione shtesë për të izoluar Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

Presidenti Biden dënon përpjekjet e Rusisë për aneksim të territorit të Ukrainës! Paralajmëron sanksione të reja

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dënoi sot përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin e Ukrainës dhe njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Deklarata thekson se këto veprime të Rusisë nuk kanë legjitimitet dhe se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe se do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin e territorit të saj.

Në përgjigje të pretendimeve false të Rusisë për aneksimin e territorit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët njoftuan sot sanksione të reja ndaj individëve dhe entiteteve brenda dhe jashtë Rusisë, të cilët ofrojnë mbështetje politike apo ekonomike për përpjekjet e paligjshme për të ndryshuar statusin e territorit të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar në listën e sanksioneve Guvernatoren e Bankës Qendrore ruse, Elvira Sakhipzadovna Nabiullina, e cila ka qenë edhe këshilltare e Presidentit rus Vladimir Putin; familjet e Kryeministrit rus Mishustin dhe Ministrit të Mbrojtjes Shoigu; 109 deputetë; Këshillin e Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë dhe 169 anëtarë të saj.

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione edhe ndaj 14 kompanive furnizuese, ndër to edhe dy ndërkombëtare, "për mbështetjen e zinxhirëve të furnizimit ushtarak të Rusisë".

Ndër entitetet e sanksionuara përfshihen 57 entitete të reja në Rusi dhe Krime që Uashingtoni i akuzon se kanë ndihmuar "sulmin brutal të ushtrisë ruse ndaj Ukrainës". Këto përfshijnë kompani që blenë ose u përpoqën të blinin sende të origjinës amerikane për ushtrinë ruse dhe ato që kërkuan teknologji kompjuterike kuantike për përpjekjet e luftës.

Shtetet e Bashkuara bënë gjithashtu një paralajmërim për vendet e tjera që mbështesin përpjekjet e Rusisë. "Kontrollet aktuale të eksporteve të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë mund të zbatohen për entitetet në vendet e treta që kërkojnë të ofrojnë mbështetje materiale për sektorët ushtarakë dhe industrialë të Rusisë dhe Bjellorusisë", thuhet në një deklaratë të Thesarit.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu u zotuan se do të punojnë për ta bashkuar komunitetin ndërkombëtar në dënimin njëzëri të këtyre lëvizjeve të Rusisë, si dhe për ta mbajtur atë përgjegjëse për veprimet e saj.

Marrë nga VOA

1 MUAJ ME PARE

SHBA paralajmëron Putinin për përdorimin e armëve bërthamore: Pasojat do të jenë të ashpra dhe katastrofike

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Ned Price

SHBA- Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Rusinë se përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të sillte pasoja të jashtëzakonshme. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se nëse rrezikohet Rusia, ai është i gatshëm “të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion”, duke iu referuar kështu armëve të shkatërrimit në masë.

Kremlini njoftoi zyrtarisht gjatë një ceremonie të premten aneksimin e katër rajoneve të pushtuara të Ukrainës, pas mbajtjes së referendumeve që Ukraina dhe aleatët i konsideruan të jashtëligjshme dhe për të cilat u zotuan se do të vendosin sanksione të mëtejshme. Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do t’i mbrojë territoret e reja “me të gjitha mjetet e disponueshme”, duke i alarmuar kështu zyrtarët në Perëndim.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha këtë javë se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, pasojat do të ishin të ashpra dhe katastrofike.

“Ua kemi shprehur publikisht dhe privatisht rusëve, se pasojat do të ishin reale, dhe do të ishin të jashtëzakonshme”, tha zoti Price.

Ai u pyet nëse këto pasoja të ashpra do të vlenin edhe nëse Rusia do të përdorte një armë të vogël bërthamore në Ukrainë.

“Përdorimi i armëve bërthamore në këtë konflikt do të shoqërohej nga këto pasoja”, tha zoti Price.

Të enjten, Senatori demokrat Richard Blumenthal dhe Senatori republikan Lindsey Graham paraqitën një projekt-ligj që parashikon ndërprerjen e marrëdhënieve me çdo vend që njeh aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës. Senatori Graham foli edhe për kërcënimet bërthamore të Presidentit rus Putin.

“Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë do të ishte një sulm ndaj vetë NATO-s. Radiacioni nuk do të kufizohej vetëm brenda Ukrainës. Rrezatimi do të prekte pjesë të Evropës që janë nën flamurin e NATO-s. Pra, nëse ajo ditë vjen, dhe shpresoj dhe lutem që të mos vijë, kjo duhet të konsiderohet nga e gjithë NATO-ja, nga Shtetet e Bashkuara, si një sulm i Rusisë ndaj vetë NATO-s”, tha Senatori Graham.

Michael Kimmage, ekspert për marrëdhëniet SHBA-Rusi në Universitetin Katolik, i tha Zërit të Amerikës se është e pamundur të dihet nëse Presidenti rus Putin po e shqyrton vërtet mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.

“Do të ishte një hap tepër i madh për Rusinë dhe që do të ndryshonte imazhin e saj, ndoshta njëherë e përgjithmonë, në skenën ndërkombëtare. Nuk është e qartë nëse do të mundësojë rezultate ndryshe nga pikëpamja ushtarake. Dhe sigurisht që nga ana tjetër mund të nxisë kundërshtarët e Putinit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të përshkallëzojnë reagimin”, thotë zoti Kimmage.

Ekspertët thonë se mobilizimi ushtarak i shpallur nga Presidenti Putin ka trazuar dhe zemëruar shumë rusë në mbarë vendin, të cilët po përjetojnë tashmë efektet e luftës. Të paktën 200 mijë rusë janë larguar nga vendi që kur u dha urdhëri për mobilizimin ushtarak, duke kaluar kufirin drejt Kazakistanit, Gjeorgjisë, Finlandës dhe Mongolisë.

Marrë nga VOA

1 MUAJ ME PARE

"Rusofobia e Perëndimit është raciste"/ Pikat kryesore të fjalimit të Putin: Jemi gati për të biseduar me Kievin

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Vladimir Putin dhe katër liderët e rajoneve të aneksuara nga Rusia në Ukrainë

RUSI- Kërcënimet indirekte, duke përfshirë përdorimin e armëve bërthamore, për të mbrojtur territoret e aneksuara, ishin disa nga pikat kryesore ku u fokusua fjalimi i Putinit në Moskë.

“Dua që autoritetet e Kievit dhe shefat e tyre të vërtetë në Perëndim të më dëgjojnë: njerëzit në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia bëhen qytetarët tanë. Përgjithmonë!", tha presidenti rus.

"Rusia nuk do t'i tradhtojë kurrë njerëzit e katër rajoneve", vazhdoi Putin.

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Harta, katër rajonet e aneksuara nga Rusia

“Ne do të mbrojmë tokën tonë me të gjitha forcat dhe mjetet që kemi në dispozicion, do të bëjmë gjithçka për të siguruar jetën e sigurt të popullit tonë. Ky është misioni i madh çlirimtar i popullit tonë”, shtoi presidenti rus.

Ai deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara krijuan "dëmin" duke përdorur armë bërthamore kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore. 

“Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend në botë që ka përdorur dy herë armë bërthamore, duke shkatërruar qytetet japoneze të Hiroshima dhe Nagasaki. Meqë ra fjala, ata krijuan një precedent” , tha ai, duke kujtuar gjithashtu se SHBA-të, së bashku me britanikët, “e kthyen Dresdenin, Hamburgun, Këlnin dhe shumë qytete të tjera gjermane në gërmadha gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Nënshkrimet e Vladimir Putin

Putin nënshkroi dekretet e aneksimit të katër rajoneve të okupuara të Ukrainës në Rusi, me krerët përkatës të emëruar, gjatë ceremonisë së përgatitur për këtë qëllim nga Kremlini të premten. 

“Qytetarët në rajonet e Ukrainës bënë zgjedhjet e tyre, ne nënshkruam aneksimin e tyre dhe shpresojmë që parlamenti ta pranojë. Përveç kësaj, e drejta për vetëvendosje parashikohet në Kartën e OKB-së. Këtu kanë luftuar stërgjyshërit tanë. Të gjithë ata që duan të kenë të drejtën për të jetuar janë viktima të veprimeve çnjerëzore të regjimit të Kievit. Ne do të ndërtojmë infrastrukturën dhe do të rrisim sigurinë në mënyrë që qytetarët të ndjejnë mbështetjen e plotë të Rusisë nënë. Ne kurrë nuk do t'i tradhtojmë ata, ata do të bëhen qytetarë rusë. Vendimi i vitit 1991 nuk u bazua në vullnetin e qytetarëve. Rusia nuk ka aspirata për ringjalljen e BRSS. E vërteta është në anën tonë”, tha Putin.

Në një pikë tjetër të fjalimit të tij, Putin tha se "ne jemi  gati për bisedime me Ukrainën. 

"Ne i bëjmë thirrje regjimit të Kievit që të ndërpresë menjëherë të gjitha armiqësitë, luftën që nisi në 2014 dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kievi duhet të respektojë zgjedhjen e qytetarëve në Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes”, tha ndër të tjera Putin.

Presidenti rus sulmoi sërish Perëndimin, duke thënë: 

“Perëndimi po kërkon një mundësi të re për të dobësuar dhe shkatërruar Rusinë. Por ka një vend kaq të madh dhe ata nuk e llogarisin këtë. Perëndimi dëshiron ta bëjë Rusinë një koloni, por ne do të mbrojmë të drejtat tona. Rusofobia e Perëndimit është raciste. Është e rëndësishme për Perëndimin që vendet të dorëzojnë sovranitetin e tyre për hir të SHBA-së”.

Dhe ai vazhdoi duke përdorur një gjuhë të ashpër kundër SHBA-së:

“Premtimet e tyre për të mos e zgjeruar NATO-n ishin një gënjeshtër. Ata po bëjnë një luftë hibride kundër nesh, duan të shkatërrojnë qytetërimin tonë. SHBA dominojnë Gjermaninë, Korenë dhe Japoninë, megjithatë ata flasin për të drejta të barabarta. Ata duan të bëjnë të njëjtën gjë me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Janë SHBA që po shkatërrojnë infrastrukturën energjetike evropiane. SHBA-të besonin se me sanksionet kundër Rusisë do të mund ta rregullonin botën. SHBA po e largon Evropën nga burimet ruse të energjisë dhe, rrjedhimisht, në deindustrializimin e saj. Ata që duan të jetojnë sipas rregullave amerikane janë mazokistë”. 

Pikëpyetje mbi Kherson dhe Zaporizhia

Kremlini njoftoi se mbetet ende për t'u sqaruar nëse Rusia po anekson të gjitha rajonet ukrainase të Khersonit dhe Zaporizhias apo vetëm pjesët e tyre të kontrolluara nga Rusia.

"Sa i përket kufirit të rajoneve  Kherson  dhe Zaporizhia, ai duhet të sqarohet", u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit  Dmitry Peskov pak përpara ceremonisë gjatë së cilës Vladimir Putin do të zyrtarizojë aneksimin e katër zonave të Ukrainës.

Dy rajonet e tjera Donetsk dhe Luhansk do të aneksohen në tërësinë e tyre, pas njohjes nga Moska të sovranitetit të regjimeve të tyre përkatëse separatiste pro-ruse në fund të shkurtit, pak para pushtimit rus të Ukrainës. Sipas  Institutit Amerikan për Studimin e Luftës,  Moska kontrollon 72% të zonës së rajonit të Zaporizhia, ndërsa 88% e zonës së Khersonit dhe kryeqytetit të saj homonim është nën pushtimin rus.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit  Dmitry Peskov u tha gjithashtu gazetarëve se Rusia de jure do të përfshijë gjithashtu pjesë të Ukrainës që nuk janë nën kontrollin e forcave ruse, si pjesë e lëvizjes së saj për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

Edhe pse Rusia kontrollon pothuajse të gjithë territorin e provincës Luhansk, ajo kontrollon vetëm 60% të provincës Donetsk. Kur Peskov u pyet se çfarë do të ndodhte me pjesën e Donjeckut që i shpëtoi kontrollit rus, ai u përgjigj: "Ajo do të çlirohet". I gjithë rajoni i Donetskut do të bëhet pjesë e Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

Shpallja e aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës, nënshkruhen dokumentet

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Vladimir Putin

RUSI- Lideri i Kremlinit Vladimir Putin dhe 'guvernatorët' pro-rusë të katër rajoneve ukrainase Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk, Lugansk kanë nënshkruar traktatet që sanksionojnë hyrjen e këtyre territoreve në Federatën Ruse.

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes

Ceremonia u zhvillua në sallën e Shën Gjergjit në Pallatin e Madh të Kremlinit. Në fund të ceremonisë së nënshkrimit me krerët e katër rajoneve Denis Pushilin , Leonid Pasechnik , Vladimir Saldo dhe Yevgeny Balitsky.

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov shpërtheu në lot gjatë fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

Aneksimi i 4 rajoneve nga Putin, Von Der Leyen: E paligjshme! Ukraina është komb sovran

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Von Der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Në një postim në rrjetet sociale, Von Der Leyen e quan Ukrainën komb Sovran. Ajo shton se aneksimi i rajoneve nga Putin është një procedurë e paligjshme.

“Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, nga presidenti rus Vladimir Putin, ka reaguar edhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen,”- shkruan Von Der Leyen.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

Blinken: Aneksimi rus i territorit ukrainas është grabitje toke

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncuan të enjten planin rus për aneksimin e katër zonave ukrainase që pritet të zyrtarizohet të premten në Moskë.

Blinken, në Uashington tha se referendumet e mbështetura nga Rusia në Ukrainë, rezultatet e të cilave po shfrytëzohen nga Moska për të justifikuar aneksimin e territorit ukrainas, ishin një tentativë për grabitje toke që është e paligjshme dhe shkel ligjin ndërkombëtar.

“Referendumet e rreme të Kremlinit janë një përpjekje e kotë për të maskuar atë që përbën një përpjekje të mëtejshme për grabitje toke në Ukrainë”, tha zoti Blinken në një deklaratë.

“Për të qenë të qartë: rezultatet u orkestruan në Moskë dhe nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit të Ukrainës”, shtoi më tej ai.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vlerësoi nëse Rusia vë në jetë planet e saj për aneksim kjo do të shënonte një “përshkallëzim të rrezikshëm” që do të rrezikonte perspektivat për paqen në rajon.

“Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet,” u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

Presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë të premten dokumente që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avansimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës.

Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se zoti Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

“Vendimi do të zgjasë ndikimet dramatike në ekonominë globale, veçanërisht në vendet në zhvillim, dhe do të pengojë aftësinë tonë për të ofruar ndihma për të shpëtuar jetën në të gjithë Ukrainën dhe më gjerë”, tha më tej zoti Guterres.

Marrë nga VOA

1 MUAJ ME PARE

Putin firmosi aneksimin e 4 rajoneve ukrainase, Zelenskyy: Gjithçka do të jetë Ukrainë

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga rimarrja e të gjitha rajoneve që janë të pushtuara dhe që do të aneksohen nga Moska.

Zelensky postoi në kanalin e tij Telegram të premten se Ukraina është në kontroll të situatës dhe se “Gjithçka do të jetë Ukrainë”. Presidenti i Ukrainës deklaroi se ai diskutoi planet për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia me komandantin suprem ushtarak të Ukrainës.

Ai tha se Ukraina po vazhdon të furnizojë trupat e saj me armë dhe municione të tjera.

Pas referendumeve të rreme të zhvilluara në katër rajonet e Ukrainës, Kremlini bëri me dije se Presidenti Putin do të nënshkruajë një ligj për aneksimin e tyre.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

"Qytetarët bënë zgjedhjen e tyre përfundimtare", Putin shpall aneksimin e 4 rajoneve të reja nga Ukraina

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin në fjalën e tij përsëriti pretendimet që ai ka bërë shumë herë, se Perëndimi po kërkon të dobësojë Rusinë.

“Qytetarët në rajonet e Ukrainës bënë zgjedhjet e tyre, ne nënshkruam aneksimin e tyre dhe shpresojmë që parlamenti ta pranojë. Përveç kësaj, e drejta për vetëvendosje parashikohet në Kartën e OKB-së. Këtu kanë luftuar stërgjyshërit tanë. Të gjithë ata që duan të kenë të drejtën për të jetuar janë viktima të veprimeve çnjerëzore të regjimit të Kievit. Ne do të ndërtojmë infrastrukturën dhe do të rrisim sigurinë në mënyrë që qytetarët të ndjejnë mbështetjen e plotë të Rusisë nënë. Ne kurrë nuk do t'i tradhtojmë ata, ata do të bëhen qytetarë rusë. Vendimi i vitit 1991 nuk u bazua në vullnetin e qytetarëve. Rusia nuk ka aspirata për ringjalljen e BRSS”, tha presidenti rus në fjalimin e tij.

Ai vazhdon të pretendojë se Perëndimi ka "standarde të dyfishta, standarde të trefishta" duke theksuar se perëndimi i merr për budallenj.

Rusia është një vend i madh dhe është një qytetërim i madh dhe nuk do të thotë të jetojë nën këto rregulla të rreme”. -shtoi ai.

Në këtë moment, në Kremlin ka nisur “festa” për ceremoninë e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës në Rusi, pas referendumeve simuluese, në prani të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe zëvendëspresidentit të Këshilli i Sigurimit Dmitry Medvedev.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

1 MUAJ ME PARE

Putin mbërrin në ceremoninë e nënshkrimit për të aneksuar zyrtarisht territoret ukrainase

Putin anekson 4 rajone të Ukrainës/ Zelenskyy: Gjithçka e jona!
Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në një ceremoni nënshkrimi në Moskë, pasi ai anekson zyrtarisht katër zona të tjera të Ukrainës.

Putin do të kryesojë ceremoninë e nënshkrimit me krerët e instaluar nga Rusia të katër rajoneve në Kremlin, ku ai do të nënshkruajë në ligj aneksimet e katër rajoneve të Ukrainës, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk.

Rusia mbajti referendume të rreme në këto katër zona pjesërisht të pushtuara të Ukrainës gjatë javës së kaluar, në mënyrë që të pretendonte një mandat për pretendimet territoriale.

Kjo vjen pasi Kremlini njoftoi të enjten se Putini kishte njohur Kherson dhe Zaporizhzhia si territore të pavarura. Ky është një hap ndërmjetës i nevojshëm përpara se ai të mund të vazhdojë me planet për të deklaruar në mënyrë të njëanshme të premten se ata janë pjesë e Rusisë.

Në shkurt, Putin njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut.

aneksimi i 4 rajoneve te ukraines vladimir putin rusi

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE