LIVE UPDATES
Bota

Antony Blinken telefonatë me Sergey Lavrov: Pranoni ofertën për lirimin e dy të burgosurve

Kjo ishte biseda e parë e Blinkenit me Lavrovit që para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt. Blinkeni nuk dha detaje të përgjigjes së Lavrovit, por e përshkroi bisedën telefonike si “të hapur dhe të drejtpërdrejtë” të përqendruar kryesisht në propozimin për lirimin e amerikanëve.

29 Korrik 2022, 20:24 Nga k.m.
Antony Blinken telefonatë me Sergey Lavrov: Pranoni ofertën për
Antony Blinken dhe Sergey Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe i kërkoi Moskës të pranonte ofertën e SHBA-së për lirimin e dy të burgosurve. Blinken ka thënë të mërkurën se Uashingtoni i ka ofruar Rusisë një marrëveshje që parasheh kthimin në shtëpi të basketbollistes amerikane, Brittney Griner, dhe amerikanit tjetër të burgosur, Paul Whelan.

Kjo ishte biseda e parë e Blinkenit me Lavrovit që para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt. Blinkeni nuk dha detaje të përgjigjes së Lavrovit, por e përshkroi bisedën telefonike si “të hapur dhe të drejtpërdrejtë” të përqendruar kryesisht në propozimin për lirimin e amerikanëve.

“I kërkova ministrit të Jashtëm Lavrov që të ecë përpara me atë propozim. Nuk mund t’ju jap një vlerësim nëse kjo do të ndodhë”.

Një zyrtar që ka njohuri për këto zhvillime, ka thënë se Qeveria amerikane i ka propozuar Rusisë këmbimin e Whelanit dhe Grinerit, me rusin e dënuar për tregti armësh, Viktor Bout. Lavrov ka thënë më herët se është i hapur për të diskutuar këmbimin e të burgosruve, ndonëse Ministria e Jashtme nuk ka qenë e përfshirë në diskutimet e kaluara për këtë çështje.

“Do ta dëgjoj se çfarë ka për të thënë”, ka thënë Lavrov.

I pyetur për ofertën amerikane, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se këmbimi i të burgosurve zakonisht negociohet në prapaskenë.

“Ne e dimë se këto çështje diskutohen pa i bërë publike”, u ka thënë Peskov gazetarëve.

“Zakonisht, publiku kupton diçka kur marrëveshjet të jenë arritur”.

Komentet e Blinkenit shënojnë herën e parë që Qeveria amerikane ka folur publikisht se si synon të veprojë për të siguruar lirinë e Grinerit. Arrestimi i saj ka ndodhur në kohën e tensioneve në rritje mes Moskës dhe Uashingtonit, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Ndalesa prej pesë muajsh për basketbollisten është pritur me shumë kritika nga mbështetësit e saj në Shtetet e Bashkuara.

Në gjyqin për akuza rreth posedimit të drogës, që është mbajtur jashtë Moskës këtë muaj, ajo ka thënë se ka pasur rekomandim të mjekut për përdorim të kanabisit, për të trajtuar dhimbjet që i përjeton për shkak të karrierës që ka. Whelan është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim. Ai mohon se ka qenë i përfshirë ndonjëherë në diçka të tillë./REL

antony blinken

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj