31 Janar 2023, 19:50
Nga a.l
Tragjedia e migrantëve në ujërat evropiane
ITALI- Një dekadë më parë këtë vit, kreu i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian qëndroi, dukshëm i tronditur, përpara rreshtave të arkivolëve që mbanin kufomat e emigrantëve të mbytur në ishullin italian të Lampeduzës. Disa prej arkivoleve, të vogla dhe të bardha, mbanin trupa foshnjesh dhe fëmijësh.
“Ai imazh i qindra arkivolëve nuk do të më largohet kurrë nga mendja. Është diçka që unë mendoj se nuk mund të harrohet. Arkivolet e foshnjeve, arkivolet e nënës dhe fëmijës që lindi pikërisht në atë moment”, tha Jose Manuel Barroso, atëherë president i Komisionit Evropian, në 2013.
Më shumë se 300 njerëz vdiqën më 3 tetor 2013 pasi një zjarr shpërtheu në një anije peshkimi që ishte nisur nga Libia në rrugën më vdekjeprurëse të migracionit në botë. Anija, e cila transportonte pothuajse 500 njerëz në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, u fundos vetëm qindra metra larg bregut.
“Lloji i tragjedisë që kemi dëshmuar këtu kaq afër bregdetit nuk duhet të ndodhë më kurrë”, tha zoti Barroso. BE-ja duhet të forcojë “sistemin e mbikëqyrjes për të gjurmuar anijet, në mënyrë që të mund të nisim një operacion shpëtimi dhe t’i kthejmë njerëzit në zona të sigurta përpara se të humbasin”, shtoi ai.
Buxheti i Bashkimit Evropian për ndihmat duhet të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme për të nxitur vendet që të ndalojnë largimin e njerëzve nga ato vende, thuhet në të. Shtetet që nuk pranojnë rikthimin e shtetasve të tyre do ta kenë të vështirë të pajisen me viza evropiane. Bangladeshi, Gambia, Iraku dhe Senegali tashmë janë nën vëzhgim.
Pas një takimi javën e kaluar të ministrave të brendshëm, presidenca suedeze e BE-së tha se, “kërkohen si stimuj pozitivë, ashtu edhe masa kufizuese. Ne duhet të përdorim të gjitha politikat përkatëse në këtë drejtim, si politikat për vizat, bashkëpunimi për zhvillim, tregtia dhe marrëdhëniet diplomatike.
Në tryezën e bisedimeve janë kthyer edhe ndërtimi i vijave ndarëse me tela me gjemba në kufi, megjithëse Komisioni Evropian ka refuzuar më parë të ndihmojë financiarisht vendet anëtare, duke argumentuar mospërputhjen me “vlerat evropiane”.
Disa vende të bllokut, kryesisht Hungaria, Austria dhe Sllovenia, kanë ngritur gardhe kufitare ndërsa mbi një milion migrantë hynë në Evropë gjatë vitit 2015, shumica prej të cilëve refugjatë lufte nga Siria dhe Iraku.
Një dokument që pasqyron qëndrimin e qeverisë holandeze, që qarkullon në Bruksel, thotë se, “të gjitha llojet e infrastrukturës (në kufi) duhet të jenë pjesë e një pakete më të gjerë masash për menaxhimin e kufirit, duke garantuar të drejtat themelore siç parashikohen në ligjin ndërkombëtar dhe atë të bllokut”.
Kufiri tokësor midis Bullgarisë dhe Turqisë, nga ku janë nisur shumë emigrantë, është një shqetësim i veçantë. E pyetur për këtë të enjten e kaluar, Komisionerja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson tha se nuk ka para të mjaftueshme për të ndihmuar vendet të ndërtojnë rrethime kufitare. Komisioni dëshiron të përshpejtojë procesin e azilit në kufijtë e bllokut dhe ka emëruar një “Koordinator për Kthimet”, për të përshpejtuar deportimin. Vitin e kaluar më shumë se 900,000 njerëz aplikuan për azil në BE, duke krijuar një numër të madh çështjes të mbetura pezull.
Në një letër drejtuar udhëheqësve, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, thotë se prova fillestare do të bëhet në muajt e ardhshëm përmes “një procedure të përshpejtuar kufitare”, duke përfshirë “kthimin e menjëhershëm” të atyre që nuk lejohen të qëndrojnë.
Kjo lloj qajse e një “Kështjelle Evropiane” ka evoluar për shkak të dështimit të BE-së për të rënë dakord për t’i dhënë përgjigje pyetjes shqetësuese se, kush duhet të marrë përgjegjësinë për migrantët dhe refugjatët që mbërrijnë në Evropë dhe a duhet të detyrohen vendet e tjera anëtare që të ndihmojnë?
Kjo pyetje është shtruar rrallë herë gjatë vitit të kaluar ndërsa miliona refugjatë ukrainas u mirëpëritën në Evropë, kryesisht nga vende si Hungaria dhe Polonia që kundërshtojnë rreptësisht migrimin nga Afrika dhe Lindja e Mesme.
Pakti për Migracionin dhe Azilin, nga Komisioni Evropian, i publikuar në vitin 2020, supozohej se do të zgjidhte problemin, por është bërë pak përparim. Tani, zyrtarët e BE-së thonë se vendet anëtare mund të miratojnë planin e reformës përpara zgjedhjeve të vitit 2024./VOA
tragjedia ne ujerat evropiane 3 tetor 2013
Bota
31 Janar 2023, 19:38
a.l
Pakistan
PAKISTAN- Ka shkuar në 100 numri i të vdekurve nga sulmi me bombë që u shënua disa ditë më parë në nj...
Bota
31 Janar 2023, 19:33
a.l
Itamar Ben-Gvir
IZRAEL- Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir u zotua se do të nxisë dënimin me vdekje me...
Bota
31 Janar 2023, 19:29
A.B
Albin Kurti
SERBI- Mediat serbe raprtojnë se Kosova nuk do të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit t...
Bota
31 Janar 2023, 19:28
a.l
Peter Szijjarto
HUNGARI- Qeveria suedeze duhet të “veprojë ndryshe” nëse dëshiron që të marrë mb&...
Bota
31 Janar 2023, 19:19
a.l
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Greqia nuk do t'i japë Ukrainës tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman. Lajmin e ka bërë të dit...
Bota
31 Janar 2023, 19:07
a.l
Andrei Medvedev
RUSI- Ish-mercenari i grupit të ushtrisë ruse 'Wagner' i cili po kërkon azil në Norvegji, ka rrëfyer prapaskenat e...
Bota
31 Janar 2023, 19:14
k.m.
Fotot e viktimave
BRITANI E MADHE- Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë së Britanisë (NPCC) dhe Kolegji i Policimit u kan&...
Bota
31 Janar 2023, 18:55
a.l
çifti iranian
IRAN- Astiyazh Haghighi dhe i fejuari i saj, Amir Mohammad Ahmadi, të dy në fillim të të 20-tave, pasi n...
Bota
31 Janar 2023, 18:53
A.B
Kryemininistri Kurti nuk do Asociacion njëetnik, ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë e sigurojnë se nuk do të jetë i til...
Bota
31 Janar 2023, 18:49
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Siguria e grave është përsëri në qendër të vëmendjes - dhe ecja në shtëp...