LIVE UPDATES
Bota

Të gjitha garancitë që iu ofruan për Asociacionin, a do të bindet Kurti?

Britanikët po ashtu u tregun të vendosur duke e dhënë një qëndrim origjinal se cfarë nuk do të jetë Asociacioni teksa rikujtuan zotimin e Kosovës për ta themeluar atë.  A do t’i mjaftojnë Kurtit garancitë e SHBA-së për ta bërë Asociacionin?

31 Janar 2023, 18:53 Nga A.B

Të gjitha garancitë që iu ofruan për Asociacionin, a do

Kryemininistri Kurti nuk do Asociacion njëetnik, ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë e sigurojnë se nuk do të jetë i tillë. Shefi i Qeverisë i çoi disa ministra dhe shefin e kabinetit të tij në takimin e sotëm të thirrur nga SHBA-ja ku u diskutua për Asociacionin dhe nuk deshi të flasë shumë për këtë. Britanikët po ashtu të martën u tregun të vendosur duke e dhënë një qëndrim origjinal se cfarë nuk do të jetë Asociacioni teksa rikujtuan zotimin e Kosovës për ta themeluar atë.  A do t’i mjaftojnë Kurtit garancitë e SHBA-së për ta bërë Asociacionin?

Gazeta Express

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tani është kërkesë eksplicite e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të hënën publikuan një shkrim përmes të cilit thanë se ka ardhë koha për ta implementuar marrëveshjen për Asociacionin, sot Ambasada Amerikane organizoi një takim për këtë çështje.

Në diskutimin në ambasadë morën pjesë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile e diplomatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar katër ministra dhe shefin e stafit të kabinetit të tij në diskutimin për Asociacionin. Së fundmi ai ia ka hapur dyert diskutimit të kësaj çështjeje në Bruksel, por ndërkombëtarët kërkojnë që thjesht të punojë për themelimin e Asociacionit.

Ka të paktën dy vjet që Kurti thotë se s’do të ketë Asociacion njëetnik. Më herët, kësaj bashkësie komunash i referohej thjesht si “Asociacion”. Më parë i referohej si “Zajednicë”.

Në shkrimin e publikuar në “Koha.net”, Chollet dhe Escobar treguan se “çka nuk do të ishte Asociacioni”.

Diplomatët amerikanë thanë se “është me rëndësi të vihet në pah se një Asociacion i komunave me shumicë serbe nuk do të ishte njëetnik”.

“Këto do të ishin komuna me shumicë serbe ku jetojnë jo vetëm serbët etnikë, por edhe grupet e tjera – shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë – të drejtat e të cilëve gjithashtu duhet të sigurohen dhe mbrohen. Anëtarët e Asociacionit do të ishin zyrtarë lokalë tashmë të zgjedhur si përfaqësues të të gjithë banorëve në komunat e tyre. Ndër shqetësimet kryesore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ishte çështja se si të sigurohej që Asociacioni mbetet i hapur për të gjitha etnitë dhe të ishte plotësisht brenda strukturës së kornizës ligjore të Kosovës dhe ajo bëri thirrje që propozimi fillestar të përshtatej e të mos hidhej poshtë, si dhe theksoi obligimin për krijimin e një asociacioni të tillë sipas marrëveshjes së Brukselit”, u tha në shkrimin e Chollet dhe Escobar.

Po ashtu, amerikanët garantuan se Asociacioni “nuk do t’ia shtonte Qeverisë së Kosovës një shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ”.

Ky parim i rëndësishëm, diplomatët kujtuan se “daton që nga propozimi i Ahtisaarit”.

“Komunat bashkëpunojnë në bashkëmenaxhimin e juridiksioneve brenda institucioneve dhe strukturave legjitime kosovare. Duke lejuar komunat e caktuara që në mënyrë më efikase të ushtrojnë kompetencat që tashmë i kanë, kjo do të mënjanonte nevojën që qytetarët kosovarë të kërkojnë shërbime nga strukturat paralele ilegale – siç bëjnë shumë veta tani – dhe do të ruante transparencën dhe ligjshmërinë e strukturës së re sipas dhe brenda ligjit kosovar. Dhe çdo mbështetje dhe ndihmë që Serbia do t’ia ofronte komunitetit serb të Kosovës do të duhej të ishte transparente dhe të shkonte përmes këtyre kanaleve legjitime dhe të lejuara”, u tha në shkrimin e Chollet dhe Escobar.

Pas takimit të sotëm për Asociacionin, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier e bëri të qartë se SHBA-ja nuk do jetë diçka si “Republika Srpska”, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike”, tha Hovenier.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott foli gjithashtu pas këtij takimi.

“Nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklavë monoetnike”, tha ai përmes një postimi në Tëitter.

E njëjta u theksua edhe në Parlamentin britanik nga ministri për Evropën, Leon Docherty që tha se ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit dhe thotë se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.

A do t’i mjaftojnë Kurtit këto garanci?

Kryeministri sot nuk komentoi shumë për këtë temë.

“Në këto minuta ka filluar takimi dhe besoj që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre. Atje ndodhet shefi i stafit tim dhe shefi i stafit të Presidentes”, deklaroi Kurti.

Së fundmi, kryeministri tha se “Beogradi e dëshiron një Republika Srpska brenda Kosovës, siç e ka në Bosnjë”.

“Ju e dini që Serbia de jure e njeh Bosnjë dhe Hercegovinën, por de facto nuk e njeh. Dhe, ata nuk e fshehin qëllimin e tyre për ta krijuar një Republikë Serbe [brenda Kosovës]. Ne konsiderojmë që një rrezik i tillë ekziston, mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm, të jemi vigjilentë dhe të mos e lejojmë atë. Por, pa harruar edhe faktin që nëse diçka është pak më mirë se Republika Serbe, jo domosdo është mirë. Pra, edhe nëse themi që nuk do të jetë Republikë Serbe bash tamam qysh është Republika Serbe, kjo nuk është ndonjë garanci që nëse nuk qenka Republikë Serbe, atëherë na qenka shumë mirë puna”, ka thënë Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe përderisa është Asociacion njëetnik, nuk e duron Kushtetutshmëria e Kosovës, e cila është bazuar në propozimin e ish-presidentit [Marti] Ahtisaari”, ka thënë ai.

Për takimin e sotëm, Kurti nuk deshi të flasë shumë as të premtën. Tha se nuk e kanë ftuar, por shtoi këtë: “le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”.

Por, Kryediplomatja e Kosovës që ishte pjesë e takimit në Ambasadën e SHBA’së kur doli prej aty tregoi se cfarë modeli do të refuzojë Kosova.

“Çfarëdo modeli që e lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë, që duan paqe të qëndrueshme dhe marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon”, ka shkruar Gërvalla./Marre nga GazetaExpress

albin kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet