LIVE UPDATES
Bota

Bisedimet për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë/ Hovenier: Nuk mbështesim asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës

Hovenier ka theksuar se partneriteti i SHBA-së me Kosovën është i palëkundur. Ambasadori ka shtuar se presin që Kosova t’i përmbushë obligimet e saj.

31 Janar 2023, 18:28 Nga a.l
Bisedimet për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka dalë me një deklaratë pas takimit që kishte sot ku u diskutua rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ku është shprehur se vendi i itj e ka bërë të qartë se nuk do të mbështesë asnjë marrveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës dhe që kërcënon sovranitetin e saj. Në mesin e pjesëmarrësve pati zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile, udhëheqës politikë dhe anëtarë të korpusit diplomatik.

Diskutimi i sotshëm pasqyron rëndësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë i japin çështjes që Kosova të zbatojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Edhe pse disa zyrtarë të ShBA-së tashmë e kanë thënë këtë, dëshiroj që sërish të qartësoj sërish qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.  Nuk mbështesim asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 e as që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumetnik dhe institucionet demokratike të Kosovës.  Kundërshtojmë fuqimisht krijimin e çfarëdo entiteti që i përngjan Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë”, ka deklaruar Hovenier.

Në këtë takim pjesëmarrësit kanë dhënë pikëpamjet e tyre për zbatimin e një AKShS-je dhe si mund të arrihet kjo në mënyrë që të sigurojë të ardhmen e Kosovës si vend sovran, i pavarur, shumetnik dhe demokratik. Ambasadori u shpreh se këto prespektiva janë të rëndësishme për avancimin e përparimit të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. 

Demokracia përfshirëse kërkon shkëmbim të ideve me respekt. Ne e organizuam këtë diskutim me një sërë palësh të interesuara për të dëgjuar larminë e pikëpamjeve për këtë temë dhe për të kërkuar gjuhë të përbashkët, me qëllim të lehtësimit dhe avancimit të obligimeve që Qeveria e Kosovës i ka marrë për zbatimin e një AKShS-je. Këto perspektiva janë të rëndësishme për avancimin e përparimit të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Hovenier ka theksuar se partneriteti i SHBA-së me Kosovën është i palëkundur. Ambasadori ka shtuar se presin që Kosova t’i përmbushë obligimet e saj.

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë vizionin e saj për një AKShS që ajo beson se e mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, shumetnik dhe demokratik dhe që siguron të drejtat e pakicave në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës.  Kjo është thelbësore, e rëndësishme dhe urgjente. Jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të të gjithë kosovarëve”, u shpreh Hovenier.

Tutje ambasadori ka shtuar se shkëmbimi i sotshëm i ideve nxori në pah idetë e hisedarëve që janë thelbësore për të siguruar që një AKShS do të jetë përgjegjëse ndaj nevojave të komuniteteve, të cilave synohet t’ju shërbejë.

Pjesëtarët e qeverisë tani kanë mundësi që të shqyrtojnë atë që u tha dhe t’i përfshijnë ato këndvështrime në punën e qeverisë për këtë çështje të rëndësishme. Shpresojmë se diskutimi do të frymëzojë zotim të ri dhe përpjekje të ripërtërira për të punuar drejt krijimit të AKShS-së, që ne konsiderojmë se do të jetë kritik përderisa Kosova ndërton të ardhmen e saj të drejtë si shtet sovran, shumetnik, demokratik dhe i pavarur që është plotësisht i integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndajnë këtë vizion me popullin e Kosovës dhe do të vazhdojë të qëndrojë krah tij si mike dhe aleate”, tha Hovenier.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t'i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociaionin. Javëve të fundit, këto kërkesa janë intensifikuar, bashkë me thirrjet për hapa konkretë. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin dhjetor, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se formimi i Asociacionit është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetëusar negocimin e tij. Nëse Qeveria e Kosovës s'do të marrë pjesë, SHBA-ja do ta diskutojë atë me "partnerët alternativë", ka thënë Escobar. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë po ashtu për REL-in, se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të kërkojë "zgjedhje të vështira" dhe "guxim politik".

jeff hovenier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet