LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Japonia dhe NATO bashkohen kundër kërcënimeve të Kinës dhe Rusisë

Shefi i NATO-s vizitoi Japoninë në kuadër të turneut të tij në Azi, që synon të forcojë lidhjet me aleatët demokratikë.

31 Janar 2023, 17:28 Nga k.m.
Analiza e REL: Japonia dhe NATO bashkohen kundër kërcënimeve
Jens Stoltenberg dhe Fumio Kishida

Japonia dhe NATO duhet të “vazhdojnë të jenë të bashkuara dhe të vendosura” në dritë të kërcënimeve të sigurisë që paraqesin Kina, Koreja e Veriut dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, tha në Tokio shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg. Stoltenberg paralajmëroi se Pekini po vëzhgon nga afër zhvillimet në Ukrainë dhe “po mëson gjëra që mund të ndikojnë në vendimet e ardhshme”.

Këto komente ai i bëri pasi zhvilloi një takim me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.

Shefi i NATO-s vizitoi Japoninë në kuadër të turneut të tij në Azi, që synon të forcojë lidhjet me aleatët demokratikë.

“Çfarë po ndodh në Evropë sot mund të në Azinë Lindore nesër. Prandaj, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur, të qëndrojmë së bashku për liri dhe demokraci”, tha ai.

Stoltenberg dhe Kishida thanë se janë të shqetësuar nga rritja e bashkëpunimit që kanë parë midis Kinës dhe Rusisë.

“Ne theksuam me shqetësim rritjen e bashkëpunimit ushtarak të Rusisë me Kinën, përfshirë edhe përmes operacioneve dhe stërvitjeve në afërsi të Japonisë”, thanë dy zyrtarët përmes një deklarate të përbashkët.

Një ditë më parë, Stoltenberg i kërkoi Koresë së Jugut që të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus që pothuajse një vit. Por, të martën ai vlerësoi lartë “qëndrimin e fortë” dhe “mbështetjen substanciale” që Japonia i ka dhënë Ukrainës.

Tokio ka vendosur sanksione ndaj Moskës së bashku me partnerët e tjerë të G7-s, dhe po ashtu ka ndërmarrë hapa të rrallë duke dërguar pajisje të mbrojtjes dhe ka ofruar strehim për personat që ikin nga konflikti. Stoltenberg tha se ai dhe Kishida po ashtu kanë ndarë shqetësimin lidhur me “sjelljen provokuese” të Koresë së Veriut, nisur nga aktiviteti bërthamor deri te testimi i raketave balistike.

Ai tha se Kina “nuk është armikja jonë”, por paralajmëroi për rritjen e prezencës së saj ushtarake në Azi, “përfshirë edhe të armëve bërthamore, ngacmimit të fqinjëve dhe kërcënimit ndaj Tajvanit”, po ashtu edhe përhapjen e dezinformatave lidhur me NATO-n dhe Ukrainën. Kishida tha se Japonia do të themelojë një zyre të një përfaqësuesi të pavarur që do të merret me NATO-n, si pjesë e përpjekjeve për të thelluar bashkëpunimin me aleancën ushtarake.

Japonia po ashtu do të shqyrtojë mundësinë që të marrë pjesë vazhdimisht në takime të nivelit të lartë të aleancës, shtoi Kishida. Në dhjetorin e vitit të kaluar, Japonia njoftoi për ndryshimin më të madh të strategjisë së saj të mbrojtjes dhe sigurisë.

Strategjia e re përfshin plane për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor deri në vitin fiskal 2027, duke bërë që Japonia të jetë në përputhje me udhëzimet e NATO-s sa i përket shpenzimeve për mbrojtjen./REL

jens stoltenberg fumio kishida

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen