LIVE UPDATES
Bota

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit/ Çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ndalimit të luftimeve?

Emirati i Katarit, i cili luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes, bëri të ditur, se sapo të ndalen luftimet do të dërgohen ndihma humanitare në zonën e rrethuar palestineze.

24 Nëntor 2023, 09:21 Nga r.ll
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit/ Çfarë do të
foto ilustruese

GAZË-Që nga e premtja herët në Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi ndalimi i luftimeve mes Izraelit dhe organizatës terroriste, Hamas për katër ditë .

Ndalimi i luftimeve filloi zyrtarisht në orën 06:00. Emirati i Katarit, i cili luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes, bëri të ditur, se sapo të ndalen luftimet do të dërgohen ndihma humanitare në zonën e rrethuar palestineze. Qëllimi i Katarit është që nga ndalimi i luftimeve të kalohet në një ndalim të përhershëm të shkëmbimit të zjarrit.

Çdo ditë 200 kamionë me ndihma humanitare

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Katarit, të premten në orët e mbasdites, rreth orës 16:00 me orën lokale, pritet që të lirohen edhe pengjet e para nga Hamasi, mes tyre 13 gra dhe fëmijë. Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu tha në një njoftim, se ka marrë "një listë të parë" me emrat e pengjeve dhe se qëndron në kontakt me familjet e të gjithë pengjeve. Në të njëjtën kohë do të lirohen të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite. Gjatë ndalimit të luftimeve pritet të lirohen 50 pengje, gra, fëmijë e të rinj nën 19 vjeç. Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë.

Përmes pikës kufitare të Egjiptit, Rafah do të kalojnë përditë në Rripin e Gazës 130.000 litra naftë dhe katër kamionë me bombola gazi gjatë ditëve ku vlen ndalimi i luftimeve. Gjithsej do të dërgohen përditë 200 kamionë në ditë në zonën palestineze, bënë të ditur autoritetet egjiptiane.

Alarm për raketa në zonën kufitare izraelite

Edhe pas hyrjes në fuqi të ndalimit të luftimeve, në orët e mëngjesit ka pasur sërish alarm në zonën kufitare izraelitë. Ushtria izraelite bëri të ditur, se sirenat e alarmit u dëgjuan në komunat përgjatë kufirit me Rripin e Gazës. Edhe gjatë luftërave të mëparshme në Gaza, ka pasur në fillim marrëveshjes për ndalimin e luftimeve shkelje të saj.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, kontrolli mbi pjesën veriore të Rripit të Gazës është "vetëm etapa e parë" në rrugën e shkatërrimit të organizatës terroriste të Hamasit. Hamasi kategorizohet nga Izraeli, Gjermania, SHBA, BE dhe disa vende arabe si organizatë terroriste. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari foli në konferencën e shtypit për "luftë të gjatë". Në ditët e ardhshme do të përqëndrohemi në planifikimin dhe zbatimin e etapave të tjera të luftës. Ministri i Mbrojtjes, Joav Gallant tha se pas përfundimit të këytre katër ditëve të ndalimit të luftimeve, ushtria do të vazhdojë operacionet e saj edhe për të paktën dy muaj. Operacionet do të zgjasin derisa të mos kemi më asnjë kërcënim ushtarak prej andej. Më parë një zëdhënës i Brigadave Esedin al-Kasam, krahut të armatosur të Hamasit kishte bërë thirrje në një fjalim me video për shkallëzim të konfliktit me Izraelin në të gjitha frontet.

Baerbock për zgjidhjen me dy shtete

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka theksuar edhe njëherë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Izraeli nuk do të jetojë asnjëherë në siguri, "nëse ky terror nuk luftohet", tha Baerbock në një kongres të Partisë së Gjelbër në Karlsruhe. Izraeli lufton kundër Hamasit dhe jo kundër palestinezeve dhe palestinezëve.

Baerbock kritikoi në të njëjtën kohë edhe nguluesit hebrenj, që në Jordanin Perëndimor të pushtuar nga Izraeli "dëbojnë palestinezët apo madje edhe i vrasin". Dhuna e banorëve të ngulimeve nuk është në interes të sigurisë së Izraelit. Ndërkohë të sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Izraelit mjaft foshnje të sapolindur në Izrael kanë marrë emra të zonës në afërsi të Rripit të Gazës, Kibbuz Beeri që u sulmua nga Hamasi. 45 vajza e djem morën emra si Kibbuzim Nir Oz dhe Nahal Oz. Oz do të thotë në hebraisht "fuqi". Po ashtu edhe vajzat kanë marrë emrin Nova, në kujtim të festivalit Nova në Negev, ku Hamasi kreu një masakër duke vrarë 240 vetë.

Më 7 tetor qindra terroristë të Hamasit depërtuan në Izrael dhe ushtruan dort masakra në popullsinë civile. Sipas të dhënave të Izraelit u vranë 1.200 vetë, 240 të tjera u morën peng. Izraeli i shpalli luftë Hamasit me bombardime nga ajri dhe me ofensivë tokësore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të kontrolluar nga Hamasi janë vrarë që atëherë 14.800 vetë, mes tyre 5.800 fëmijë. Këto shifra nuk mund të verifikohen dot në mënyrë të pavarur./DW

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj