LIVE UPDATES
Bota

Fitorja e së djathtës ekstreme: A mund të ndjekë Holanda shembullin e Britanisë duke dalë nga BE?

Fitorja e Wilders, që është quajtur ndonjëherë edhe “Donald Trump holandez”, po dërgon valë tronditëse në të gjithë Evropën, dhe përfaqëson një zhvendosje dramatike në të djathtën ekstreme, për një vend që dikur shihej si një shembull i tolerancës dhe integrimit.

24 Nëntor 2023, 08:56 Nga a.g
Fitorja e së djathtës ekstreme: A mund të ndjekë Holanda
geert wilders

Nga Jane Dalton “The Independent”

Udhëheqësi populist holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, që ka bërë shpeshherë thirrje për një referendum kombëtar për largimin e vendit nga Bashkimit Evropian, dhe është zotuar të ndalë çdo lloj migrimi në Holandë, ka arritur një fitore tronditëse në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës.

Fitorja e Wilders, që është quajtur ndonjëherë edhe “Donald Trump holandez”, po dërgon valë tronditëse në të gjithë Evropën, dhe përfaqëson një zhvendosje dramatike në të djathtën ekstreme, për një vend që dikur shihej si një shembull i tolerancës dhe integrimit.

Politikani haptazi anti-islamik tani do të përpiqet të formojë një koalicion të ri qeverisës për t'u bërë kryeministri i parë i ekstremit të djathtë në historinë e vendit. Me 98 për qind të votave të numëruara deri të enjten në mëngjes, Partia e Lirisë e Gert Wilders (PVV) kishte fituar 37 vende nga 150 gjithsej.

Pra shumë përpara 25 deputetëve të koalicionit të përbashkët Laburistë/Të Gjelbër dhe 24 deputetë për Partinë Popullore konservatore për Liri dhe Demokraci (VVD) të kryeministrit në largim Mark Rutte. Partisë së Lirisë do t’i duhet që të formojë me siguri një qeveri koalicioni.

Por tashmë ajo i ka më shumë se dyfishuar 17 vendet që fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Duhet të pickoja krahun që të kuptoja se nuk jam në një ëndërr”- deklaroi Wilders i ngazëllyer në fjalimin e fitores para mbështetësve të tij. “Me këtë votim votuesit përcollën qartë mesazhin: Jemi të lodhur nga kjo gjendje!”- tha ai, duke shtuar se tani ka misionin t’i japë fund “cunamit të azilantëve”, duke iu referuar çështjes së emigracionit.

“Holandezët do të jenë sërish të parët për këtë vend. Njerëzit duhet ta rikthejnë siç ishte kombin e tyre”- shtoi Wilders. Emigracioni - çështja që solli edhe rrëzimin e qeverisë së Mark Rutte pas 13 vitesh në pushtet - ka qenë një nga pikat dominuese të diskutimeve gjatë fushatës zgjedhore.

Zoti Rutte ishte kryeministri më jetëgjatë i vendit, por ai u përball me një rënie të vazhdueshme të popullaritetit. Programi elektoral i Gert Wilders, bën thirrje për një referendum për largimin e Holandës nga Bashkimi Evropian, një ndalim total të pranimit të azilkërkuesve, dhe kthimin mbrapsht të emigrantëve në kufijtë e vendit.

Populisti me flokët e lyer në të verdhë, deklaroi në një debat televiziv gjatë fushatës zgjedhore: “Tani mjaft! Holanda nuk mund të durojë më. Tashmë ne duhet të mendojmë për njerëzit tanë. Kufijtë do të mbyllen dhe do të ketë zero azilkërkues!”.

Një fans i vetëshpallur i së djathtës ekstreme të Hungarisë të drejtuar nga Victor Orban, Wilders është gjithashtu haptazi kundër Bashkimit Evropiani, duke i kërkuar Holandës që të reduktojë ndjeshëm pagesat e saj në buxhetin e përbashkët të bllokut dhe të ndalojë hyrjen e çdo anëtari të ri.

Po ashtu, ai ka thënë vazhdimisht se Holanda duhet të ndalojë dërgimin e armëve për Ukrainën, duke thënë se asaj i duhen armët që të jetë në gjendje të mbrojë veten. Asnjë nga partitë me të cilat ai mund të formonte një qeveri nuk i ndan këto ide.

Geert Wilders u bëri thirrje partive të tjera që të angazhohen në bisedimet për formimin e një qeverie koalicioni , megjithëse si VVD po ashtu edhe partia e sapolindur e qendrës, Kontrata e Re Sociale - që është partnerja më e mundshme e Partisë së Lirisë - kanë ngritur shqetësime serioze mbi mundësinë e bashkëpunimit me të djathtën ekstreme.

Gjithsesi Pieter Omtzigt, një ish-kristian-demokrat i qendrës që themeloi partinë e Kontratës së Re Sociale vetëm 3 muaj më parë duke marrë 20 vende në parlament, tha se ai do të ishte gjithmonë i hapur për bisedime.

Ndërkohë Frans Timmermans, lideri i një aleance midis Partisë Laburiste të qendrës së majtë dhe të Majtës së Gjelbër, e cila fitoi vetëm 25 vende në zgjedhjet e të mërkurës, tha se Wilders nuk duhet të llogarisë gjasat e një koalicion me të.

“Ne nuk do të hyjmë kurrë në një koalicion me partitë që pretendojnë se azilkërkuesit janë burimi i gjithë problemet tona”- citohet të ketë thënë Timmermans për agjencinë e lajmeve  Associated Press. “Dhe në ditët dhe javët në vijim, ne do ta shohim gjithnjë e më shumë se sa e rëndësishme dhe sa thelbësore është detyra jonë që të ngrihemi në mbrojtje të një Holande, ku nuk përjashtohet askush.

Ne duhet të ngrihemi për Holandën e të gjithëve, ku të mos shohim origjinën, fenë apo ngjyrën e lëkurës së dikujt”- shtoi ai. Kryeministri nacionalist i Hungarisë e uroi të mërkurën Wilders, duke thënë se “kanë mbërritur tashmë erërat e ndryshimit”.

“Urime Geerts Wilders dhe PVV-së për rezultatin e tyre spektakolar në zgjedhjet legjislative, që konfirmon mbështetjen në rritje të qytetarëve tanë ndaj mbrojtjes së identiteteve kombëtare”- deklaroi udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

“Pikërisht për shkak se ka njerëz që refuzojnë ta shohin të fikur pishtarin kombëtar, mbetet e gjallë shpresa për ndryshim në Evropë”- shtoi ajo. Ndërkohë politikani i ekstremit të djathtë në Spanjës, Santiago Abascal, shtoi: “Gjithnjë e më shumë evropianë po kërkojnë në rrugë dhe në qendrat e votimit që të mbrohen kombet, kufijtë dhe të drejtat e tyre”.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Italisë, njëherazi drejtues i LEGA-s, Matteo Salvini, reagoi duke thënë se “është e mundur një Evropë e re”. Në vitin 2016, Geert tha se donte të ndalonte të gjitha simbolet islame, xhamitë dhe Kuranin në Holandë, edhe pse në këtë fushatë zgjedhore ai ka kërkuar ta zbusë imazhin e tij me shpresën e hyrjes në qeveri, gjë që disa votues thanë se u pëlqente.

Ai deklaroi kohët e fundit se kundërshtimi ndaj Islamit, mbetet në thelbin ideologjik të partisë së tij, por tani do të përqëndrohej më shumë tek shqetësimet mbi koston e jetesës, përmirësimin e kujdesit për të moshuarit dhe kufizimin e emigrimit.

Popullariteti i tij i qëndrueshëm që kur e krijoi PVV-në në vitin 2006, i ka detyruar partitë në pushtet në Holandë të miratojnë dhe zbatojnë politikat më të ashpra të emigracionit në Evropë.

Jashtë Holandës, komentet e tij mbi Profetin Muhamed dhe thirrjet për ndalimin e Kuranit, çuan në protesta ndonjëherë të dhunshme në vende si Pakistani, Indonezia dhe Egjipti.

Ai u dënua për akuzën e diskriminim, pasi ofendoi komunitetin e emirantëve marokenë në vend në një tubimi në fushatën zgjedhore të vitin 2014. Kërcënimet me vdekje ndaj tij, e kanë detyruar të jetojë për vite me radhë nën mbrojtjen e fortë të policisë.

geert wilders

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë