LIVE UPDATES
Bota

"Komunikata ishte propagandë"/ Zbardhen përgjimet e Hagës me dëshmimtarët, Thaçi: Bosi ishte Adem Demaçi

Prokurorja amerikane Kimberly West, e cila tani drejton Prokurorinë Speciale të Hagës, ka propozuar rregulla më strikte të paraburgimit për Thaçin, Veselin dhe Selimin.

23 Nëntor 2023, 20:36 Nga h.k
"Komunikata ishte propagandë"/ Zbardhen përgjimet e
Foto ilustruese

HAGË-Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka bërë të ditur se pas një hetimi  brenda Speciales, ka zbuluar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, kanë thyer rregullat duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të fshehtë dhe duke ndarë prova konfidenciale.

Prokurorja amerikane Kimberly West, e cila tani drejton Prokurorinë Speciale të Hagës, ka propozuar rregulla më strikte të paraburgimit për Thaçin, Veselin dhe Selimin.

Sipas Prokurorisë Speciale janë zbuluar prova të tentativave për të penguar drejtësinë, duke përfshirë udhëzime nga të akuzuarit për mënyrën se si dëshmitarët duhet të dëshmojnë dhe përpjekje për të ndikuar në qasjen ndaj dëshmitarëve.

Si rezultat i kësaj, Prokuroria ka kërkuar të ndalohet komunikimi mes të akuzuarve, e po ashtu pezullimin e të gjithë komunikimeve të jashtme, si dhe monitorimin e rreptë të komunikimeve të lejuara brenda Speciales.

Për të adresuar këto shkelje, Prokurorja West po kërkon ndërprerjen e vizitave personale dhe telekomunikimeve që nuk janë thelbësisht të nevojshme, duke përfshirë qartësime për vizita nga familjarë të caktuar dhe zyrtarë konsullorë, të cilat duhet të marrin aprovimin e mëparshëm nga gjyqtarët.

“Këto masa synojnë të mbrojnë integritetin e procedurave dhe dëshmitë e dëshmitarëve nga ndonjë ndërhyrje e mëtejshme e paligjshme. Prokuroria Speciale ka qenë aktive në hetimin e vizitave dhe komunikimeve të të akuzuarve, duke përfshirë regjistrimin fshehtë për të zbuluar shkeljet e tyre të rregullave dhe përpjekjet për të ndikuar në dëshmitarët”, thuhet në dokument.

Po ashtu Prokuroria detajon biseda specifike që tregojnë se si të akuzuarit kanë përdorur vizita të pa privilegjuara për të kaluar udhëzime dhe mesazhe të ndryshme për të ndikuar në rrjedhën e gjykimit.

Ky veprim i Prokurorisë vjen si përgjigje ndaj veprimeve të rrezikshme që kërcënojnë procedurat ligjore dhe që janë të nevojshme për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.

Dëshmitarë të shumtë të mbrojtur në këtë rast kanë raportuar se janë kontaktuar nga persona që përpiqen të pengojnë ose ndikojnë në dëshminë e tyre. Siç përshkruhet më poshtë, në një numër rastesh, këto qasje u treguan se ishin drejtuar nga një ose më shumë nga tre të akuzuarit dhe/ose personat që i kishin vizituar ata në Hagë.

Në bazë të autorizimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm, Zyra e Prokurorit të Specializuar tregon se ka regjistruar në mënyrë të fshehtë vizita me audio tek tre të akuzuarit në Qendrën e Paraburgimit.

Nga vetëm përzgjedhja e kufizuar e vizitave të regjistruara, dhe pavarësisht disa pengesave për shqyrtim, ZPS thotë se në shumë raste, tre të Akuzuarit përdorën vizitat e tyre për të shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacionin e dëshmitarëve të mbrojtur, për të identifikuar dëshmitarët, dhe në rastin e Thaçi, në mënyrë të përsëritur i udhëzoi vizitorët që të kërkonin të manipulonin dëshmitë e dëshmitarëve. Secila prej këtyre çështjeve diskutohet më në detaje më poshtë.

Raportimi i dëshmitarëve në Speciale (Me redaktime)

Dëshmitari i ZPS-së identiteti i të cilit mbetet i fshehur nga Specialja, më 30 janar 2023, raportoi se ishte kontaktuar në mars 2023 – vetëm disa javë para fillimit të gjykimit të caktuar.

Sipas dokumentit, Hashim Thaçu dhe Kadri Veseli kishin udhëzuar drejtpërdrejt një person që i vizitoi ata në Hagë që të organizonte që dikush të kontaktonte familjen e personit në fjalë, për të përcjellë një mesazh. Mesazhi i dërguar tek dëshmitari i Speciales ishte se duhet të tërhiqet si dëshmitar ose të dobësojë provat kundër të akuzuarit në këtë rast.

VESELI diskutoi për dëshminë e seancës private të [REDAKTUAR], duke përfshirë këtu diskutimin për fshatin përkatës dhe Veseli duke ofruar një përshkrim fizik të dëshmitarit.

Ashtu si Veseli edhe Rexhep Selimi ka diskutuar edhe për dëshmitë konfidenciale [REDAKTUAR]. Gjatë diskutimit, SELIMI, ndër të tjera, Selimi ofroi informacion identifikues dhe diskutoi dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë të mbrojtur.

E fundit ishte nga dëshmitari 3: Hë?

Rexhep Selimi: Ky i fundit ishte nga [REDAKTUAR].

UM 1: Ky ishte nga?
Selimi: Jo, jo pas tij.

MP 1: Jo, jo.

Selimi: Kohët e fundit ishte një. UM 3: Ky nga [REDAKTUAR], a?

Selimi: Ai pa identitet. UM 3: Vërtet? UM 2: Oh, po. Ai që dukej i lodhur.

Selimi: Pa identitet– Ai ka bërë.. Ai tha, [REDAKTUAR] E njoh mjaft mirë…

Në këtë kontekst, “në lidhje me kërkesën që vizitat e privilegjuara të kufizohen vetëm për avokatin dhe bashkë-avokatin, vihet re se të paktën një anëtar i një ekipi mbrojtës ka marrë pjesë në vizita jo të privilegjuara me një ose më shumë nga tre të akuzuarit, përveç klientëve të tyre, dhe duket se ka pasur ndërveprime të drejtpërdrejta me një person i përfshirë në veprimtarinë penguese”, dokumenti.

Sipas ZPS-së, duke pasur parasysh të gjitha këto veprime, dhe rreziqet që vijojnë për dëshmitarët dhe integritetin e procedurave, është kërkuar një urdhër urgjent për ndarjen e menjëhershme të tre të akuzuarve dhe pezullimin e të gjitha komunikimeve në pritje të përcaktimit nga Paneli për bazueshmërinë e kësaj kërkese.

hashim thaci gjyqi ne hage

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen