23 Nëntor 2023, 19:42
Nga I.A
Protestat
IRAN- Irani më mënyrë të fshehur ka ekzekutuar një person të enjten, pasi e ka shpallur atë fajtor për vrasjen e një pjesëtari të forcave të sigurisë gjatë protestave masive që mbërthyen Republikën Islamike vitin e kaluar, thanë grupet e të drejtave të njeriut.
Ky është ekzekutimi i tetë që Irani ka kryer në lidhje me protestat që shpërthyen në shtatorin e vitit 2022, pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, një grua e re iraniane-kurde, e cila ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, shamisë së kokës.
Milad Zohrevand u ekzekutua në burgun në qytetin perëndimor të Hamadanit, tha organizata Hengaw, me seli në Norvegji. Ai ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një zyrtari të Gardës Revolucionare gjatë protestave në qytetin Malajer, nëntorin e vitit të kaluar.
Hengaw, organizatë që përqendrohet në çështjet që kanë të bëjnë me kurdët, tha se Zohrevand nuk ishte njoftuar paraprakisht se do të ekzekutohej dhe kur e kuptoi se do të ekzekutohej, atij nuk iu lejua që të realizonte një takim të fundit me familjarët e tij.
Për ekzekutimin e Zohrevandit, që ishte në të 20-tat, nuk është raportuar nga mediat brenda Iranit. Ndërkaq, organizata që ofron ndihmë ligjore, Dadban, po ashtu konfirmoi dënimin kapital të Zohrevandit, dhe tha se atij nuk i ishte lejuar që të kishte avokat.
Autoritetet iraniane veçse kishin ekzekutuar shtatë persona në lidhje me protestat e vitit 2022, duke nxitur dënim të fuqishëm nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore.
Ekzekutimi i fundit që u krye ishte në maj, kur u vranë tre persona. Organizata Amnesty International ka thënë se ekzekutimet “synojnë të dërgojnë një mesazh në botë dhe për njerëzit e Iranit se ata nuk do të ndalen derisa të shtypin disidencën”.
Irani ka shtypur brutalisht protestat, ku janë vrarë qindra persona dhe mijëra të tjerë janë arrestuar, sipas organizatave për të drejtat e njeriut dhe Kombet e Bashkuara. Gjatë këtij viti, Irani ka ekzekutuar të paktën 680 persona, shumica ishin të dënuar me akuza që lidhen me drogën, ka thënë organizata Iran Human Rights, me seli në Oslo.
Marrë nga REL
mahsa amini milad zohrevand
Bota
23 Nëntor 2023, 19:33
A.TH
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Serbia ka blerë 11 helikopterë ushtarakë Mi-35 të prodhimit rus nga Qipro, pasi kërkon t&eum...
Bota
23 Nëntor 2023, 19:22
h.k
AUSTRALI-Banorët janë tmerruar nga një murtajë minjsh që kanë zbritur në një qytet të njohur si piktoresk i...
Bota
23 Nëntor 2023, 18:48
A.TH
Elon Musk
SHBA- Organizata e Kombeve të Bashkuara është në një konflikt me pronarin e platformës X, Elon Musk. Francesa Alban...
Bota
23 Nëntor 2023, 18:44
h.k
Taksite ajrore
KINA-Kompania "Ehang" ka marrë një certifikatë të vlefshmërisë ajrore nga "Administrata e Aviacionit Civil t&e...
Bota
23 Nëntor 2023, 18:34
A.TH
David Cameron
ANGLI- Sekretari i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, është takuar sot me Presidentin izrae...
Bota
23 Nëntor 2023, 17:59
I.A
Gaza
GAZA- Izraeli njoftoi se armëpushimi i përkohshëm në luftën kundër Hamasit që ishte parashikuar të fillon...
Bota
23 Nëntor 2023, 17:49
h.k
Keshilli i Europes
BRUKSEL-Këshilli i Evropës publikoi të enjten një raport sipas të cilit dështimi në përballjen ...
Bota
23 Nëntor 2023, 17:15
h.k
Eric Adams
SHBA-Një grua ka akuzuar Kryetarin e Bashkisë së New York-ut Eric Adams për sulm seksual në dokumentet e gjykatës ...
Bota
23 Nëntor 2023, 16:47
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL-Katari tha se armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizat&eum...
Bota
23 Nëntor 2023, 16:20
h.k
Sulmi ne Dublin
IRLANDË-Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, janë dërguar në spital pas një incidenti t&eu...