LIVE UPDATES
Bota

Si hakerat pro-ukrainas kanë sabotuar në çdo hap luftën e Rusisë?

Pas fillimit të pushtimit rus vitin e kaluar, një numër i madh hakerash në mbarë botën, shprehën solidaritetin me Ukrainën dhe ndërmorën veprime kundër Moskës.

24 Nëntor 2023, 09:16 Nga a.g
Si hakerat pro-ukrainas kanë sabotuar në çdo hap luftën e
foto ilustruese

Nga Lizaveta Tsybulina “Worldcrunch”

Ka qenë një përpjekje e bashkërenduar, e cila nisi me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022, dhe që prej asaj kohe nuk është ndalur: hakerat pro-ukrainas, kanë shenjestruar agjencitë dhe bizneset qeveritare ruse, duke mbledhur informacione sekrete dhe duke ia kaluar ato shërbimit sekret ukrainas dhe forcave të tjera të inteligjencës perëndimore.

Ka shumë mospërputhje mbi totalin e zbulimeve dhe rrjedhjeve të raportuara gjatë 20 muajve të fundit. Nga fillimi i këtij viti, mbikëqyrësi dixhital i Rusisë, Roskomnadzor, ka identifikuar 150 rrjedhje të mëdha. Ndërkohë Kaspersky Lab, një kompania ruse e sigurisë kibernetike, raportoi 168 rrjedhje, që arrijnë në rreth 2 miliardë rreshta të dhënash, përfshirë 48 milionë me fjalëkalime të fshehta.

Pas fillimit të pushtimit rus vitin e kaluar, një numër i madh hakerash në mbarë botën, shprehën solidaritetin me Ukrainën dhe ndërmorën veprime kundër Moskës. “Kolegët e mi dhe unë veprojmë sipas parimit: mund të hakerohet, atëherë duhet të hakerohet”- thotë një përfaqësues i grupit Cyber.Anarchy.Squad.

“Ne besojmë në shenjestrimin e çdo gjëje të arritshme, sidomos nëse është e rëndësishme për të mposhtur armikun”- shton ai. “BlackBird”, një nga themeluesit e komunitetit DC8044, shpjegon më tej se objektivi kryesor i hakerimit ndaj faqeve dhe sistemeve të institucioneve ruse është marrja e të dhënave të dobishme për forcat ukrainase të sigurisë. “Të dhënat personale të marra nga grupet tona, ndahen zakonisht me forcat e sigurisë së Ukrainës. Ato e grumbullojnë dhe analizojnë këtë informacion për t’i mbështetur me më shumë efektivitet operacionet e tyre në fushën e betejës”- shprehet eksperti.

Hakerat bashkëpunojnë ngushtë edhe me shërbimet e inteligjencës ukrainase. Ata janë të angazhuar në operacione zbulimi, sabotimi dhe informacioni. Andrey Baranovich, bashkëthemelues i grupit ukrainas CyberAlliance thotë se “nëse kalojmë 24 orë duke hakeruar diçka, viktimave tona u duhet të paktën një javë që të marrin veten nga sulmi dhe në rastin optimal, ato nuk e marrin veten asnjëherë”.

Hakerat pajtohen njëzëri se rrjedhjet e bëra tashme të njohura janë vetëm maja e ajsbergut. Në shumicën e rasteve, pasi kanë fituar qasje tek të dhënat, hakerat përpiqen të mos e zbulojnë informacionin publikisht, që të mos reagojë organizata që është është hakeruar. “Disa baza të dhënash në të cilat hakerat kanë tashmë akses, janë vazhdimisht të ngopura me sasi të mëdha të dhënash të reja dhe nxjerrja e tyre në publik do të thotë të humbasësh këtë qasje”- thotë BlackBird.

Sa e ndjeshme është Rusia ndaj sulmit të hakerave?

Shkeljet e të dhënave bëhen publike kur hakerat duan që të dëmtojnë armikun ose të krijojnë një reputacion për veten e tyre. Natyrisht, të dhënat e përftuara shiten edhe për para, tek ata që quhen në gjuhën teknike ‘spammers’, mashtruesit kibernetike dhe grumbulluesit e të dhënave. “Ne vjedhim dhe shesim vazhdimisht të dhëna”- thotë Michael Myers, një anëtar i grupit të hakerave UHG. “Në përgjithësi përpiqemi të ndihmojmë personelin tonë ushtarak, por po ashtu duhet të financojmë operacionet tona teknike”- thekson ai.

Natyrisht, duke qenë të gjitha aspektet e tjera të barabarta, sa më shumë njerëz të përdorin internetin, duke lënë atje të dhënat e tyre, aq më shumë rrjedhje të dhënash do të ndodhin.

Rusia është ndër liderët botërorë në përdorimin e internetit, dhe pandemia COVID-19 e rriti përdorimin.

Sanksionet ekonomike të Perëndimit, nuk po i bëjnë gjërat më të lehta për Moskën. Shumë kompani perëndimore të teknologjisë së informacionit, që u kishin shitur bizneseve ruse programe kundër hakerave dhe hakerimit - Cisco, IBM, Imperva, Fortinet, Norton, Avast - i kanë kufizuar apo ndërprerë plotësisht aktivitetet e tyre në Rusi.

“Nëse më herët kompanitë ruse kishin luksin të përdornin një softuerit më të madh, më të njohur, më të provuar kundër hakerimit, tani ato duhet të improvizojnë”- vëren një ekspert, i cili dëshironte të mbetej anonim. “Fakti që Rusia është shumë e varur nga teknologjitë perëndimore, të cilat tani janë tepër të vështira për t’u zëvendësuar, e bën edhe më të lehtë hakerimin e Rusisë”- thekson Baranovich nga Aleanca Kibernetike e Ukrainës.

Si i lufton Rusia hakerat?

Në teori, Roskomnadzor, agjencia ruse e mediave dhe teknologjisë së informacionit, ka mandatin për të mbrojtur të dhënat personale. Ky është një organ qeveritar shumë aktiv: bllokon faqet e opozitës, zbaton censurën e vendosur nga regjimi në Rusi, studion mënyrat për të shkëputur rrjetet ruse nga sulmet e jashtme.

Madje sigurohet që presidenti rus Vladimir Putin të mos etiketohet me emra fyes në rrjet. Për shkak të listës së gjatë të detyrave të tij, asaj nuk i ka mbetur asnjë burim për të mbrojtur të dhënat personale të rusëve, dhe ligji nuk ofron ndonjë ndihmë reale në këtë drejtim.

“E gjithë lufta aktuale kundër rrjedhjes së të dhënave, përfshin dërgimin e letrave dhe simulimin e një aktiviteti të fuqishëm. Vendosen disa gjoba vetëm pasi shpërthen një skandal në media”- vëren eksperti i sigurisë së informacionit. Mbrojtja e të dhënave personale është pak e shumë e tillë: Çdo operator i të dhënave personale - qoftë kompania kryesore ruse e internetit Yandex apo një shërbim rajonal i shpërndarjes së picave - duhet të përfshihet në regjistrin e operatorëve.

Aktualisht ka gati 1 milionë kompani të tilla. Nëse ndodh një rrjedhje të dhënash, kompania është e detyruar të njoftojë Roskomnadzor. Zakonisht kjo e fundit nis një hetim dhe më pas mund ta detyrojë kompaninë të përballet me përgjegjësi administrative. Gjoba maksimale është 100.000 rubla (1.100 dollarë).

Ministria e Zhvillimit Dixhital në Rusi, po përgatit tani një projekt-ligj që shpreson se mund të zvogëlojë numrin e rrjedhjes së të së dhënave. Ai parashikohet të rritë gjobat për kompanitë, të dhënat e të cilave janë bërë publike. Për shkeljen e parë ka një gjobë 3-15 milion rubla (33.000- 170.000 dollarë).

Për një rrjedhje të përsëritur, gjoba shkon në 3 për qind të xhiros vjetore të kompanisë, por jo më pak se 15 milion rubla dhe jo më shumë se 500 milion rubla (5.5 milionë dollarë). Njëherazi, kompania do të jetë në gjendje ta ulë gjobën, vetëm nëse arrin një marrëveshje me shumicën e viktimave, përfshirë njerëzit të dhënat e të cilëve janë zbuluar, duke u ofruar atyre kompensim. Kjo supozohet të bëhet përmes Shërbimeve Shtetërore. Biznesi ka tradicionalisht frikë se zyrtarët do ta përdorin këtë ligj jo për të mirën e shoqërisë, por për interesat e tyre personale

Roskomnadzor ka propozuar licencimin e operatorëve të mëdhenj të të dhënave personale (më shumë se 1 milionë të tillë). Projekti parashikon kalimin në një sistem licencimi, ku kompanitë me më shumë se 1 milionë regjistrime do të duhet të plotësojnë kritere specifike.

Ato përfshijnë punësimin e të paktën 5 personave me arsim të lartë në sigurinë e informacionit, tregimin e aftësisë për të paguar gjoba të mëdha dhe kufizimin e përpunimit të të dhënave brenda Rusisë. Më pas, Roskomnadzor do të kryejë një vlerësim të infrastrukturës së IT të kompanisë për të përcaktuar se ajo është mjaftueshëm e mbrojtur.

Edhe pse kjo duket si e arsyeshme, biznesi druhet se zyrtarët do ta përdorin atë për synime jo të mira, dhe më tepër për interesat e tyre personale apo ekonomike. “Një ligj i tillë i inkurajon zyrtarët të përpiqen të rrisin numrin e gjobave, në vend që të ndalojnë rrjedhjet e të dhënave”-  përfundon eksperti i sigurisë kibernetike.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës