LIVE UPDATES
Bota

Luftërat, energjia dhe aleancat: Si po ndryshon Mesdheu Lindor

Një konflikt i ri serioz ndërshtetëror është sot një skenar shumë realist, pasi është shpërfillur dhe konsiderohet i pamundur gjatë 5 viteve të fundit: konfliktet e brendshme me një intensitet më të vogël mund të shpërthejnë me ndërprerje.

24 Nëntor 2023, 09:07 Nga a.g
Luftërat, energjia dhe aleancat: Si po ndryshon Mesdheu Lindor
foto ilustruese

Nga Francesco De Palo “Formiche.net”

7 tetori 2023, shënoi jo vetëm datën e sulmit terrorist kundër Izraelit nga Hamasi, por edhe një fillim të ri të mundshëm për “dinamikat e ndërlidhura” me çështjen izraelito-palestineze. Para së gjithash me ato që lidhen me energjinë dhe zhvillimin e mundshëm të konflikteve dytësore.

Një konflikt i ri serioz ndërshtetëror është sot një skenar shumë realist, pasi është shpërfillur dhe konsiderohet i pamundur gjatë 5 viteve të fundit: konfliktet e brendshme me një intensitet më të vogël mund të shpërthejnë me ndërprerje. Kështu shkruhet në raportin e fundit të hartuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), i përpiluar gjatë 2 viteve të fundit.

Mesdheu Lindor

Dosja strategjike “Turbulenca në Mesdheun Lindor: Gjeopolitika, dinamika e sigurisë dhe energjisë”, ofron një studim unik dhe në kohë mbi rajonin, duke përshkruar fuqinë dhe dinamikën e tij gjeoekonomike nën dritën e një sërë të dhënash mbi mbrojtjen, sigurinë, konfliktin, infrastrukturën, ekonominë dhe energjitikën.

Shifra që ju japin mundësi të rrethoni me të kuqe rreziqet dhe perspektivat e rëndësishme si për vendimmarrjen po ashtu edhe për kontekstin e korporatave. Ajo që na shfaqet është një panoramë e konflikteve të mundshme midis shteteve të rajonit, e shoqëruar nga ambiciet, ankthet dhe aftësitë e aktorëve të ndryshëm lokalë.

Në sfond, dinamika e re e lidhur me tubacionet e gazit dhe gazin, midis Evropës dhe Lindjes së Mesme. E gjithë zona e Mesdheut Lindor, është e përshkuar njëkohësisht nga një sërë faktorësh që kanë përcaktuar aleancat, partneritetet dhe politikat: luftërat civile, konfliktet ndërshtetërore, konkurrenca gjeopolitike (Pranvera Arabe), terrorizmi, emigrimi, pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Nisma e Brezit dhe Rrugës e Kinës, roli i fuqive të mesme globale revizioniste si Turqia dhe Irani; dhe projeksionet e fuqisë në Mesdhe nga ana e vendeve të Gjirit.

Lidhje por edhe tensione të reja

Bazuar në këtë dinamikë, edhe marrëdhëniet midis vendeve kanë pësuar një transformim, bazuar në thelb tek çështja e energjisë që nga Marrëveshjet e Minskut dhe idesë së ndërtimit të gazsjellësit TAP, një projekt i bërë edhe më i paqëndrueshëm pas ngjarjeve “të fundit” në Ukrainë dhe tani në Gaza.

Sipas studimit, kërkimi për partnerë rajonalë në fushën e sigurisë, dhe dëshira për t’u shndërruar në një qendër të eksportit të energjisë në Evropë (si për gazin, dhe në terma afatgjatë, edhe për energjinë e gjelbër) i motivoi të gjithë aktorët kryesorë, përkatësisht Egjiptin, Greqinë, Izraelin dhe Turqinë.

Fronti më i rrezikshëm sa i përket konflikteve të reja është identifikuar në Iran, “ndikimi i të cilit në Liban, Siri dhe Gaza, përfaqëson tashmë një kërcënim të menjëhershëm dhe të fuqishëm për Izraelin”.

Është e qartë se një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në territoret palestineze, mund të ndikojë tek dinamikat e tjera rajonale, siç mund të jetë një efekt kaskadë në Liban dhe Siri. Më pak gjasa ka që kjo të ndodhë në Qipro, ku tashmë kemi moment ngrirjeje të fërkimeve midis Athinës dhe Ankarasë.

Lëvizjet e aktorëve të mëdhenj

Në sfond janë vendimet e marra nga vendet e afërta dhe më pak të afërta, por që janë vendimtarë në evoluimin e skenarëve të ardhshëm. I pari është blloku atlantist me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilat mbeten “të domosdoshme për mbështetje jetike ekonomike, financiare, ushtarake dhe diplomatike”.

Për më tepër, ata janë gati të përfitojnë avantazhe nga zbulimet e fundit të gazit në Qipro, Egjipt, Greqi, Izrael dhe Turqi. Një korridor që lidhet në mënyrë të dyfishtë me infrastrukturat e ardhshme të gazit, pra me atë rrjet tubacionesh gazi që nga TAP e në vazhdim, dhe që është bërë objekt i ndërlidhjeve, por edhe i përplasjeve (pak a shumë) midis vendeve konkurruese.

Në këtë pikë, i diktuar nga nevojat ekonomike, Recep Tayyip Erdogan vazhdon të thurë “rrjetën” e tij energjetike. Por orientimi strategjik i Turqisë është tani në kundërshtim me shumë nga aleatët e tij të supozuar.

Nuk mungojnë reflektimet mbi “marrëdhëniet e tij të vështira me aleatët më të rëndësishëm të aleancës atlantike (parlamenti turk ka shtyrë diskutimet për hyrjen e Suedisë për NATO), si dhe me vendet e tjera të Mesdheut Lindor, që e pengojnë atë të luajë një roli udhëheqës në rajon”. Marrëdhëniet e paqëndrueshme me Shtetet e Bashkuara dhe konkurrenca e luhatshme me Rusinë, e plotësojnë tablonë që shihet në Bosfor.

Skenarët

Turqit janë gjithmonë aktivë, dhe këtë e dëshmon marrëveshja e nënshkruar nga operatori shtetëror i gazsjellësit Türkiye Petroleum Pipeline Corporation (Botas) me kompaninë shtetërore algjeriane të naftës dhe gazit Sonatrach, në bazë të të cilit Turqia do të blejë nga Algjeria 4.4 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm (LNG).

Në të njëjtën kohë, mbetet e bllokuar një sasi e madhe gazi e pranishme nën ujërat e Qipros, dhe kjo për shkak të mungesës së marrëveshjes mbi gazsjellësin Eastmed. Nuk janë vetëm pengesat e natyrës teknike, por mbi të gjitha ato gjeo-politike që po e pengojnë Nikozinë të bëhet një prodhuese dhe eksportuese e gazit natyror pas zbulimet e viteve të fundit.

Duke vëzhguar hartën e Mesdheut  Lindor me “sytë” ukrainas dhe izraelitë, lindin 2 pyetje. Si mund të mos ndikojë lidhja, e cila mbetet shumë e qëndrueshme, mes bllokut të përbërë nga Rusia, Kina, Irani dhe Turqia mbi dinamikën energjetike të BE-së dhe SHBA-së që pritet të përballen secila me nga një raund të rëndësishëm zgjedhor?

Në këto kushte, si mund të mbahen nën kontroll nga Perëndimi (kur Italia nuk është më një spektatore), ambiciet e paplotësuara të Kinës dhe Rusisë (të mbështetura nga Turqia dhe Irani) në dy fronte shumë delikate si Kaukazi dhe Ballkani, dhe në fund duke dashur të parandalojë tensionet e reja dhe të dëmshme?

mesdheu lindor

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës