All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Arrestimet për komplotin e dyshuar në Gjermani

Tre mijë oficerë policie bastisën ndërtesa në të gjithë Gjermaninë në orët e para të së mërkurës. Autoritetet thanë të enjten se kishin identifikuar mbi 50 të dyshuar.

9 Dhjetor 2022, 18:35 Nga d.a.
Arrestimet për komplotin e dyshuar në Gjermani
Gjermani
All - Paragraf - 1

GJERMANI- Autoritetet gjermane thanë të enjten se ka të ngjarë të bëhen më shumë arrestime lidhur me komplotin e dyshuar të së djathtës ekstreme për të sulmuar parlamentin gjerman dhe për të marrë pushtetin. Policia arrestoi 25 persona të mërkurën në të gjithë vendin. 

Tre mijë oficerë policie bastisën ndërtesa në të gjithë Gjermaninë në orët e para të së mërkurës. Autoritetet thanë të enjten se kishin identifikuar mbi 50 të dyshuar.

Ata dyshohet se janë anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë "Reichsbuerger", të akuzuar për komplot për të rrëzuar qeverinë. Policia gjeti pushkë, municione dhe jelekë mbrojtës, së bashku me planet për të rekrutuar ushtarë dhe oficerë policie.

“Vetëm një hetim i mëtejshëm do të na japë një pamje të qartë se sa të avancuara ishin planet për grusht shteti. Militantët 'Reichsbuerger' janë të bashkuar nga urrejtja për demokracinë, për shtetin tonë dhe për njerëzit që mbështesin komunitetin tonë”, tha ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser.

Kreu i dyshuar i rrjetit e quan veten Princi Heinrich, një pasardhës i ish-shtëpisë mbretërore Rois. Familja dikur sundonte pjesë të Gjermanisë lindore përpara se monarkia të rrëzohej një shekull më parë.

Policia po kontrollon një shtëpi gjuetie që i përket Heinrich-it në Gjermaninë lindore. Prokurorët thonë se 71-vjeçari kontaktoi zyrtarët rusë për të kërkuar ndihmë. Nuk kishte asnjë provë për një përgjigje pozitive dhe Moska e ka mohuar përfshirjen.

Policia arrestoi gjithashtu një ish-deputete të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë ose AfD, e cila aktualisht shërben si gjyqtare.

Gjithashtu u ndalua një ushtar që shërbente në Komandën e Forcave Speciale dhe disa rezervistë, si edhe ka pasur arrestime në Austri dhe Itali.

“Të arrestuarit janë ndjekës të teorive të konspiracionit që përfshijnë pikëpamje të ndryshme të ideologjisë Reichsbuerger, si dhe të ideologjisë QAnon”, tha prokurori federal Peter Frank.

Lëvizja QAnon filloi në Shtetet e Bashkuara. Ndjekësit e saj pretendojnë në mënyrë të rreme se bota kontrollohet nga një "shtet paralet" në hije.

Në gusht të vitit 2020, protestuesit - disa të lidhur me lëvizjen QAnon dhe grupin Reichsbuerger – u ngjitën me forcë në shkallët e ndërtesës së parlamentit gjerman pas një marshimi kundër kufizimeve të koronavirusit.

“Pandemia ushqeu teoritë e konspiracionit të pranishme në këto qarqe ndërkohë që lufta e agresionit rus kundër Ukrainës i fuqizoi këto teori me alternativat e saj politike, të cilat përhapen nga këto qarqe. Dhe jo më pak të rëndësishme, ishin ngjarjet në Kongresit amerikan pas zgjedhjeve të fundit presidenciale të cilat u treguan këtyre njerëzve se ka mundësi për të shkatërruar rendin shtetëror” thotë Alexander Haeusler me Qendrën FORENA për Ekstremizmin e Djathtë.

Arrestimet kanë tronditur Gjermaninë.

“Ideja për të ndërmarrë një grusht shteti është në universin e tyre, me të vërtetë e mundur. Pra, ne duhet ta shohim këtë si një situatë vërtet të rrezikshme sepse njerëzit dhe aktivistët që e bëjnë këtë janë të armatosur, të përgatitur mirë dhe me njohuri se si t'i përdorin armët" thotë Anke Hoffstadt.

Partia Alternativa për Gjermaninë të mërkurën mohoi përfshirjen në planin e supozuar për të sulmuar Parlamentin./VOA/

nancy faeser aksioni ne gjermani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet