9 Dhjetor 2022, 18:00
Nga d.a.
KQZ Kosove
KOSOVË- Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka thirrur një mbledhje sot në mbrëmje, lajm të xilin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Arianit Elshani, që është anëtar i KQZ-së.
Në mbledhje pritet të diskutohet nëse do të shtyhen ose jo zgjedhjet e caktuara për t’u mbajtur në katër komunat e veriut të Kosovës.
Krerët shtetërorë në Kosovë deri tani kanë thënë se janë institucionet kanë ofruar kushte për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat ku janë dorëhequr kryetarët.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë mbrëmë se KQZ-ja do t’i tregojë presidentes Vjosa Osmani se si është situata, e më pas ajo procedon tutje.
“Është KQZ ajo e cila tregon se si është gjendja në terren, ajo i raporton Presidentes, e më pas presidentja i thërret partitë politike në takim dhe aty si Vetëvendosje tregojmë qëndrimin tonë. Aty zgjedhjet mund të mbahen, me Njësi Speciale të Policisë mund të mbahen dhe asgjë nuk ndodhë, askush nuk mund të bëjë asgjë”, tha Konjufca.
Zyrtarë amerikanë kanë kërkuar që të shtyhen zgjedhjet e shpallura për 18 dhjetor, në komunën e Zvecanit, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potok. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ka kushte për t’u mbajtur këto zgjedhje, pas tensionimit të situatës në veri. Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me këtë.
zgjedhjet e pjesshme ne kosove tensione në veri të kosovës
Bota
9 Dhjetor 2022, 17:49
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Përfaqësuesi i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli ka thënë se j...
Bota
9 Dhjetor 2022, 17:37
d.a.
Protestat ne Greqi
GREQI- Atmosfera është e tensionuar në Selanik, me incidente të vazhdueshme në rrugën Pontou në ...
Bota
9 Dhjetor 2022, 17:26
d.a.
DASH
SHBA- Departamenti i Shtetit konfirmoi raportet e TASS se delegacionet amerikane dhe ruse u takuan në Stamboll të premte...
Bota
9 Dhjetor 2022, 17:12
d.a.
Haradinaj
KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar ditën e sotme në spital policin që u plagos mbrëmë në...
Bota
9 Dhjetor 2022, 17:00
d.a
Ukraine
UKRAINË- Sapo ka filluar periudha më e bukur e vitit. Të paktën për Polinën dhe shoqet e saj. Lista e dëshirave ...
Bota
9 Dhjetor 2022, 16:51
d.a.
Kurti dhe Neziri
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak minuta më parë ka vizituar në spital efektivin e policisë s&...
Bota
9 Dhjetor 2022, 16:38
d.a.
Ana Bërnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi se Serbia synon të kërkojë kthimin e një num...
Bota
9 Dhjetor 2022, 16:40
d.a.
Putin dhe Biden
TURQI- Përfaqësues nga Rusia dhe SHBA po takohen sot në Stamboll për të diskutuar "çështje të v&e...
Bota
9 Dhjetor 2022, 16:34
A.B
Antonio Panzeri dhe Luca Visentini
ITALI- Korrupsioni ndërkombëtar nga Katari. Ky është krimi i dyshuar me t&e...
Bota
9 Dhjetor 2022, 16:30
d.a.
Kyrsten Sinema
SHBA- Senatorja amerikane Kyrsten Sinema ka shpallur synimin e saj për t'u larguar nga Partia Demokratike, katër vjet pasi u zgjod...