LIVE UPDATES
Bota

Arrestimi i Matteo Messina Denaros, DW: Fytyra e vjetër dhe e re e mafias italiane

Gjatë fushatës zgjedhore parlamentare në vitin 2022 në Itali, nuk luajti ndonjë rol lufta kundër krimit të organizuar. A ndihmon arrestimi i Messina Denaros së fundmi nga Cosa Nostra për pastrimin e imazhit të Italisë?

24 Janar 2023, 08:14 Nga I.A
Arrestimi i Matteo Messina Denaros, DW: Fytyra e vjetër dhe e re e mafias
Matteo Messina Denaro

ITALI- 30 vjet janë një kohë e gjatë, nëse duhet t'i kalosh në ilegalitet, si një nga kriminelët më të kërkuar. E kur zbulohesh e arrestohesh se do të shkosh për vizitë në një klinikë kundër kancerit, sigurisht që duhet të zemërohesh - pikërisht kjo i ndodhi Matteo Messina Denaro, bosit të fundit të njohur të Cosa Nostras, që u arrestua së fundmi. Sipas raportimeve, Messina Denaro priste për një vizitë tek mjeku, kur një polic i kërkoi të identifikohej. Policia e dinte, krimineli do të ishte aty. Pasquale Angelosanto, nga njësia speciale i tha shtypit, se "pritej dita, kur ai do të dilte të shkonte për trajtim."

Zërat se Messina Denaro ishte i sëmurë, kishin kohë që qarkullonin. Hetuesit filluan të kërkonin të dhënat shëndetësore që sipas të dhënave ngjante me bosin e mafias. Suksesi i dedikohet hetuesve të specializuar për luftën kundër mafias, thotë Felia Allum, profesore në Universitetin Bath, studiuese e kriminalitetit të organizuar. "Kjo është gjë e mirë për Giorgia Melonin, që mund të shkojë në Palermo dhe të mbledhë dafinat, por niveli politik dhe vullneti politik nuk kanë të bëjnë aspak me punën e vështirë të hetuesve."

Lufta e Cosa Nostras kundër shtetit

Pas arrestimit, Meloni shkroi në twitter se bëhet fjalë për një fitore të jashtëzakonshme të shtetit. Me këtë ajo iu referua asaj pjesë të historisë së mafias, kur Cosa Nostra zhvillonte një fushatë terrori kundër shtetit italian. Në kohën kur në Gjermani ra Muri i Berlinit, filloi tronditja e sistemit politik italian, sepse parti të protestës brenda vendit dhe BE ushtruan presion ndaj qeverisë në Romë. Falë ujdive me politikanë, mafia shpesh i kishte shpëtuar ndjekjes ligjore, e kur politika nuk mund më të bënte ujdi të tilla, Cosa Nostra filloi të hakmerrej në fillim të viteve 90-të. Provat për ujdi me politikën u bënë të njohura gjatë proceseve të ndryshme gjyqësore.

Antonio Balsamo, presidenti i Gjykatës së Palermos theksoi pas arrestimit të bosit të Cosa Nostras, se ai ka qenë figurë kryesore në kohën e "strategjisë së terrorit kundër shtetit", sidomos në vitet 1992, 1993. Cosa Nostra atë kohë kreu një seri atentatesh të rënda, ekzekutime dhe shpërthime bombash. Ajo ishte përgjegjëse për vrasjen e politikanit Salvo Lima, dy prokurorëve, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dhe vuri bomba në sheshe publike në Milano. "Njerëzit flasin për fundin e një epoke. Por Messina Denaro e ndryshoi mafian. Cosa Nostra e tij u bë më e fshehtë, më e maskuar, ajo gati u zhduk, sepse ai e kuptoi, që mund të bëje më mirë para, kur ishe i padukshëm", shpjegon studiuesja Felia Allum. "Nëse i vret njerëzit me mizori, si e bënte mafia dikur, tërheq vëmendjen e policisë. Por kur zhdukesh, mund të punosh me përkrahës dhe ndërmjetës që t'i lajnë paratë dhe kështu mund të bësh ujdi." Messina Denaro është bosi i fundit i njohur i Cosa Nostras. Ekspertët janë të mendimit, se mafia në Itali dhe krimi i organizuar në Itali e Europë nuk është më si para 30 vjetësh. Shumë bosë kanë ardhur e ikur, dhe mos rënia në sy e Cosa Nostras tregon se arrestimi i Messina Denaros nuk është aq i parëndësishëm si paraqitet.

I fundit i bosëve në moshë

Italianët nuk i kanë harruar krimet e së shkuarës. "Ka viktima nga kjo kohë që duhet të marrin drejtësi", thotë Anna Sergi, profesore e kriminologjisë nga Universitetin Essex në Britaninë e Madhe. "Emri i Matteo Messina Denaros do të mbetet në kujtesë. Ai është i fundit i stilit të vjetër të Cosa Nostras, ku çdo gjë varej nga ai." Dikur bosi ishte "superstar", thotë Sergi. Por "kjo nuk ndodh më, dhe nuk do të ndodhë më. Ata e kanë marrë mësimin dhe janë në ilegalitet. Në nivelin administrativ, Messina Denaro nuk luante më ndonjë rol. Sepse çdo familje në qytet e fshat ndoqi rrugën e vet, Ata operojnë tani në nivel lokal." Sipas Sergi ka disa familje që janë të përfshira në tregtinë e drogës, por jo në futjen e saj. Ajo është në duart e

'Ndranghetas apo Camorras në pjesë të tjera të Italisë. Cosa Nostra siciliane nuk e ka këtë rrezatim ndërkombëtar.

Arrestimi i Messina Denaros mund të ketë efekte jashtë Italisë dhe t'i hapë telashe drejtësisë dhe qeverisë italiane. "Messina Denaro kishte shumë para dhe investonte në shkallë ndërkombëtare. Ai krijoi një rrjet përkrahësish në Itali dhe Europë që lanin paratë e tij. Dhe ky rrjet do të përdoret me siguri nga anëtarë të tjerë të Cosa Nostras."

Pse u arrestua Messina Denaro tani?

Mbetet pyetja "pse pikërisht tani?" Hetuesit duket se e dinin, se Messina Denaro jetonte në afërsi të qytetit të tij të lindjes, Trapani, në Siçili dhe se në Palermo ishte në trajtim mjekësor. Pse goditën hetuesit pikërisht tani, tre muaj pasi italianët zgjodhën një qeveri të ekstremit të djathtë, me Melonin në krye. Tek kjo qeveri bën pjesë edhe partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, të cilit i janë përmendur lidhjet me mafian.

A presin hetuesit nga Messina Denaro të zbulojë përmasat e rrjetit të fshehtë të Cosa Nostras? "Meloni është e duruar. Nëse Berlusconi pret garanci që të mbrohet nga lidhjet me mafian, atëherë ajo me shumë gjasa nuk do t'ia japë këtë. Për këtë ajo nuk ka interes", shprehet Ernesto Savona, drejtues i Transcrime, një qendre studimore në Milano. Savona thekson, se Italia duhet të mbrojë ekonominë "e drejtë ligjore" dhe të pengojë që ajo "të infiltrohet" nga ekonomia kriminale. Për të ardhmen e mirëqenies së vendit duhen miliardat e fondit të rimëkëmbjes të BE. "Ata kanë frikë, se një pjesë e këtyre fondeve rrjedhin në xhepat e organizatave kriminale dhe forcojnë korrupsionin", shpjegon Savona. "Mes krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lidhje të ngushta sot. Ata janë ngjitësi që bashkon avokatët, administratorët, politikanët dhe kriminelët."

Giorgia Meloni ka interes të prezantojë imazhin e një Italie të pastër nga korrupsioni. "Meloni nuk duhet të harrojë që ka njerëz në partinë e saj që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar, si shumë të tjerë mes partive", paralajmëron Savona duke lënë të kuptohet, se në vend janë normale veprimet kriminale, përfshirë edhe blerjen e votave në zgjedhje. "Bën pjesë tek ky biznes", thotë Savona. "Tregtia me influencën". Dhe mafia italiane ka pasur gjithmonë influencë.

Marrë nga DW

matteo messina denaro arrestohet matteo messina denaro

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci