Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arrestimi i mjekut është bërë pas denoncimit të bërë nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela.
TETOVË- Policia e Tetovës e ka arrestuar të premten pasmesnate një mjek anesteziolog në Spitalin e Tetovës, pasi kishte xhiruar një video nga Reparti i Gjinekologjisë, të cilën më pas e kishte postuar në rrjetin e videove të shkurtra TikTok.
Arrestimi i mjekut është bërë pas denoncimit të bërë nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela.
Ai e ka cilësuar publikimin e videos si “të papranueshme”.
“Ky veprim për ne është i pakuptueshëm. Dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë për TV21, drejtori i spitalit, Vela.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, anesteziologu (V.D) 43 vjeç, është ndaluar në fshatin Odër të Tetovës.
“Për rastin është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të tij do të merren masa adekuate”, është thënë në njoftimin e Policisë.
Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar ashpër incidentin me anesteziologun dhe ka kërkuar marrjen e masave nga institucionet përkatëse.
“Kërkesa për respektimin e të drejtave personale nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve. Në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për shqyrtimin e rastit, dhe marrjen e veprimeve dhe masave”, është thënë në reagim.
“Mjekët janë të obliguar ta kryejnë profesionin e tyre me ndërgjegje dhe përgjegjësi, të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të sëmurëve dhe të ruajnë besimin e tyre”, ka thënë mes tjerash Oda.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi qytetarët kanë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse, por edhe masa tjera për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve.
Marrë nga REL
Volodymyr Zelenskyy dhe Emmanuel Macron UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ...
Foto ilustruese POLONI- Polonia ka ndaluar importet e grurit dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina për të mbrojtur sektorin e saj bujqësor...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaron se rrjedhja e të dhënave sekrete të inteligjencës usht...
Policia e Kosovës KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së shtunës në veri të Kosovës jan&...
Djali vret nënën në Pejë KOSOVË- Urim Hyseni, shqiptari i Kosovës që masakroi për vdekje nënën e tij pas...
Rusi-Ukrainë RUSI- Pesë ukrainas në Zaporizhzhiado të dalin përpara një gjykate ruse pasi dyshohet se janë pjes&eu...
Jack Teixeira 21-vjeçari Jack Teixeira, pjestar i Gardës Kombëtare Ajrore në shtetin e Masaçusets, doli të premten para g...
Kalifornia SHBA- Çdo pranverë, kodrat e shkretëtirës së Kalifornisë shpërthejnë në lule të egra.&...
Lady Gaga dhe George Clooney SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi se Komiteti i Presidentit për Artet dhe Shkencat Humane, i cili do të...
Rexhep Taip Erdogann TURQI- Ndërsa zgjedhjet e 14 majit po afrohen, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i ka premtuar popullit të tij një ...