LIVE UPDATES
Bota

Ashpërsohet gjuha e urrejtjes para fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Në disa raste nuk kanë munguar as fyerjet që konsiderohen raciste, në mes të zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Izet Mexhitit nga opozita shqiptare dhe kryetar i Lidhjes Demokratike.

12 Mars 2024, 18:22 Nga M.B
Ashpërsohet gjuha e urrejtjes para fushatës zgjedhore në
Foto ilustruese

SHKUP- Partitë politike kanë ashpërsuar retorikën nxitëse gjatë prezantimit të kandidatëve të tyre për president të Maqedonisë së Veriut, por edhe në debate e statuse në rrjetet sociale, me besimin se në këtë mënyrë mund të përfitojnë vota në zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill. Madje, në disa raste nuk kanë munguar as fyerjet që konsiderohen raciste, në mes të zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Izet Mexhitit nga opozita shqiptare dhe kryetar i Lidhjes Demokratike. Grubi, në një postim në rrjetin social Facebook kishte etiketuar të gjithë zyrtarët e opozitës si “afrikan”, “rus”, “turkmenistan” e kështu me radhë, ndërsa Mexhiti i është përgjigjur duke e quajtur atë si “kazinomen”.

Retorika nxitëse është evidente edhe mes partive maqedonase, Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe VMRO DPMNE-së, të cilat kanë akuzuar njëra-tjetrën për “politika ruse”, “qeverisje një etnike”, e akuza tjera. Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi të martën ka shprehur shqetësimin lidhur me gjuhën e urrejtjes që po shfaqet nëpër tubimet partiake dhe qëndrimet e tyre në rrjetet sociale. Drejtuesit e komisionit u kanë bërë thirrje partive politike, kandidatëve për president, bartësit të listave të partive politike për deputetë që të “përmbahen nga retorika nxitëse dhe gjuha e urrejtjes pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike”

“Ne i ndjekim rrjetet sociale dhe mediat tradicionale bazuar në kapacitetet tona dhe veprojmë ndaj çdo rasti apo individi që denoncon gjuhën e urrejtjes. Veprojmë pa marrë parasysh se do të përçojë gjuhë të urrejtjes dhe përdor fjalor shqetësues. Unë i bëj thirrje çdokujt që vëren fenomene të tilla, që t’i paraqesë para Komisionit për veprim të mëtejmë. Puna jonë është që të kërkojmë nga personat që publikisht të distancohen nga përdorimi i fjalorit të tillë, në të kundërtën, këtë ua përcjellim institucioneve të tjera”, ka deklaruar Igor Jadrovski, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Retorika e partive në vigjilje të fushatës zgjedhore nuk ka për qëllim që t’i avancojë agjendat partiake, por t’i nxisë eksponentët politikë, thonë njohësit e çështjeve politike. Analisti Besim Nebiu thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë duhet të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes dhe të përqendrohen në ofertat e tyre zgjedhore.

“Ky është një fenomen i rëndomtë, të cilin e shohim në të gjitha fushatat. Partitë nuk kanë evoluar as në formën me të cilën e bëjnë fushatën e zezë. Kjo fushatë negative nuk ka efekt te popullata, është një deja-vu, që e kemi parë shumë herë më parë dhe e cila nuk e impresionon askënd. Besoj se partitë duhet të kthehen në shtjellimin e programeve të tyre, projekteve dhe obligimeve që marrin para qytetarëve”, thotë Nebiu, njohës i çështjeve politike.

Komunikologu Bojan Kordalov thotë se përplasjet mes partive për çështjet programore, ofertat dhe problemet janë normale, por ato duhet të ofrojnë edhe zgjidhjet e tyre dhe jo të merren me ofendime.

“Të keni qëndrim negativ ndaj qeverisjes së ndonjë partie është shumë normale, pasi kemi të bëjmë me konkurrencë, por menjëherë pas kritikës duhet të ofroni alternativë. Kjo është ajo që gjithmonë na mungon. Nëse ju kritikoni një rrugë që është përplot me gropa, ju duhet të ofroni zgjidhje. Nëse nuk thoni se shumë qytetarë presin kohë të gjatë për një pasaportë, këtë të gjithë e dinë, por ju duhet të ofroni zgjidhje për këtë problem, por edhe për problemet tjera. Kjo te ne mungon, andaj partitë më tepër janë të përfshirë në fushata me gjuhë të urrejtjes apo retorikë nxitëse. Nga kjo askush nuk përfiton, në veçanti nuk mund t’i prisni votat nga ata qytetarë të papërcaktuar pasi përveç retorikës nxitëse, ata nuk shohin alternativë për jetë më të mirë”, thotë Kordalov.

Fushata elektorale për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit fillon më 4 prill dhe zgjat 20 ditë. Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare./ REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet