LIVE UPDATES
Bota

Asnjë produkt pas thirrjeve të SHBA-së për qetësi mes izraelitëve e palestinezëve

Por as udhëheqësi palestinez Abbas dhe as kryeministri izraelit, Netanyahu nuk ofruan ndonjë zotim publik për hapa të tillë.

31 Janar 2023, 21:37 Nga k.m.
Asnjë produkt pas thirrjeve të SHBA-së për qetësi mes
Anthony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken përfundoi të martën një vizitë dy-ditore në Izrael dhe Bregun Perëndimor me pak rezultate megjithë thirrjet e tij për qetësim të situatës mes izraelitëve dhe palestinezëve. Rajoni po përballet me një rritje alarmante të dhunës.

Blinken u takua të martën me udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, një ditë pasi kishte takuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Më pas, ai tha se rritja e fundit e dhunës ishte thellësisht shqetësuese dhe se është përgjegjësi e të dyja palëve që të ndërmarrin hapa për të qetësuar situatën.

Por as udhëheqësi palestinez Abbas dhe as kryeministri izraelit, Netanyahu nuk ofruan ndonjë zotim publik për hapa të tillë.

Sekretari Blinken tha se ai po linte pas dy ndihmës të lartë, Barbara Leaf, diplomatja më e lartë amerikane për Lindjen e Mesme dhe Hady Amr, i dërguari i SHBA-së për palestinezët, për të shqyrtuar mundësitë se si të uleshin tensionet, por ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Përtej nxitjes për uljen e tensioneve, Blinken nuk ofroi asnjë iniciativë të re të SHBA-së për ta bërë këtë. Dhe kishte pak shenja se ai po bënte përparim edhe në qëllimin modest afatshkurtër për të ndalur valën e fundit të dhunës, aq më pak për të trajtuar çështje më të gjera që lidhen me bisedimet për paqe.

Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se SHBA-të do të kundërshtojnë “çdo gjë” që minon zgjidhjet e problemit me dy shtete, duke përfshirë ndërtimin e vendbanimeve të reja izraelite, prishjen e shtëpive palestineze dhe nxitjen e dhunës.

Në Ramallah, Abbas fajësoi Izraelin për rritjen e dhunës dhe qortoi komunitetin ndërkombëtar që nuk bëri më shumë për t’i bërë presion Izraelit.

Qeveria e ekstremit të djathtë të Benjamin Netanyahut dominohet nga linjat e ashpra që kundërshtojnë shtetësinë palestineze dhe nuk ka gjasa të bëjnë as lëshime minimale.

Në Ramallah, Blinken pritej të diskutonte vendimin e Autoritetit Palestinez për të ndaluar koordinimin e sigurisë me Izraelin. Lidhjet e sigurisë, të cilat në të kaluarën besohet se kanë ndihmuar në frenimin e dhunës, janë thellësisht të papëlqyeshme në mesin e palestinezëve, të cilët e akuzojnë Abbas se vepron si nënkontraktor për ushtrinë izraelite.

Dhuna ka komplikuar më tej përpjekjet edhe ashtu të vështira të administratës amerikane për të gjetur gjuhë të përbashkët me qeverinë e Netanyahu. Pas një takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit të hënën, kryeministri Netanyahu iu referua vetëm kalimthi palestinezëve dhe u përqëndrua në vend të kësaj tek Irani, i cili beson se është prioriteti i tij më urgjent i sigurisë.

Përpara se të nisej për në Bregun Perëndimor të martën, Blinken u takua me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, i cili përsëriti shqetësimin e kryeministrit për Iranin, si dhe udhëheqësin e opozitës izraelite, ish-kryeministrin Yair Lapid.

Partnerët e koalicionit të kryeministrit Netanyahu i pritën me ftohtësi komentet e Blinken. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, udhëheqës i partisë ultranacionaliste të Fuqisë Hebraike, u zotua të shtyjë përpara masa ndëshkuese kundër palestinezëve në përgjigje të sulmit afër një sinagoge në Jerusalemin lindor gjatë fundjavës. Ben-Gvir është zotuar të shkatërrojë shtëpitë palestineze dhe të shpërndajë më shumë armë për civilët izraelitë.

Ministrja tjetër, Orit Strock, një tjetër ultranacionaliste, kundërshtoi komentet e Blinken që u panë si kritikë ndaj planit të qeverisë izraelite për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të dobësuar Gjykatën e Lartë.

Ministrja Strock akuzoi Sekretarin amerikan të Shtetit për ndërhyrje në punët e brendshme izraelite.

“Ne nuk jemi shteti i 51-të apo i 52-të i SHBA-së dhe ai nuk kishte nevojë të ndërhynte në mosmarrëveshjet e brendshme në shtetin e Izraelit”, tha ajo për transmetuesin publik Kan.

Janari ka qenë muaji më vdekjeprurës në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor ndër vite. Rreth 35 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 10 të vrarë në një sulm ushtarak izraelit në qytetin e Jeninit të enjten.

Të premten, një palestinez i armatosur vrau shtatë persona afër një sinagoge në një vendbanim të Jeruzalemit lindor. Të nesërmen në mëngjes, një palestinez 13-vjeçar qëlloi dhe plagosi dy izraelitë po në Jerusalemin lindor.

Opsionet e Izraelit mund të jenë të kufizuara. Të dy sulmuesit besohet se kanë vepruar individualisht dhe nuk kanë qenë pjesë e grupeve të organizuara militante dhe hapat ndëshkues kundër popullatës më të gjerë mund të rrezikojnë të shkaktojnë edhe më shumë dhunë. Izraeli gjithashtu është zotuar të “forcojë” vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara, si shumica e komunitetit ndërkombëtar, i konsiderojnë vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si pengesa për paqen. Megjithatë, administrata e presidentit Joe Biden ende nuk e ka rikthyer qëndrimin ligjor të mbajtur prej dekadash se vendbanimet izraelite janë “të paligjshme”, një qëndrim që ishte anuluar nga ish-presidenti Donald Trump.

Administrata Biden nuk ka bërë gjithashtu ndonjë përparim në synimin për të rihapur Konsullatën e SHBA-së në Jerusalem, e cila kishte qenë kanali kryesor për angazhim me palestinezët përpara se Trump ta mbyllte atë. Mbyllja ishte pjesë e vendimit të tij për të zhvendosur ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në Jerusalemi, një hap që zemëroi palestinezët./VOA

anthony blinken

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet