Dita e 56-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Shqipëria kërkon revolucion!
“Lironi shqipet”/ Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Nuk jeni vetëm! 25 Korrik, 23:00 Prote...
“Lironi shqipet”/ Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Nuk jeni vetëm! 25 Korrik, 23:00 Prote...
Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo që e ka ndjeshmërinë n&eum...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
BBC shkruan se në Francën jugperëndimore, zjarret po afrohen drejt qytetit të Bordosë, ndërsa autoritetet pranojnë se janë ende shumë larg vënies së tyre nën kontroll.
FRANCË- Zjarrfikësit në Francë dhe Spanjë po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta. BBC shkruan se në Francën jugperëndimore, zjarret po afrohen drejt qytetit të Bordosë, ndërsa autoritetet pranojnë se janë ende shumë larg vënies së tyre nën kontroll. Më shumë se 300 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në të dy vendet.
Vetëm në Francë, rreth 250 mijë banorë janë evakuuar nga rajonet Gironde dhe Landes, ndërsa mijëra të tjerë morën urdhër për largim gjatë fundjavës. Shefi i zjarrfikësve, Nicolas Braz, deklaroi se zjarri ka krijuar “erërat e veta”, duke e bërë sjelljen e flakëve të paparashikueshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme. Ushtria franceze është angazhuar në operacionet e emergjencës për krijimin e brezave mbrojtës dhe pastrimin e bimësisë.
#Viral | Agentes de la Guardia Civil rescataron a un perro que se encontraba en riesgo debido a la cercanía de las llamas provocadas por un incendio forestal en Pelayos de la Presa, en la Comunidad de Madrid.#GuardiaCivil #IncendioForestal #RescateAnimal #PelayosDeLaPresa… pic.twitter.com/vUUDEOryCI
— ???? CÍRCULO ROJO (@NotaCirculoRojo) July 25, 2026
Presidenti Emmanuel Macron premtoi se shteti do të mbështesë zonat e goditura “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ndërsa tymi ka mbuluar edhe qytetin e Bordosë. Banorët dhe turistët përshkruajnë një atmosferë të rënduar, me erë të fortë tymi dhe hi që ka mbuluar shtëpitë, rrugët dhe ambientet e jashtme.
Edhe Spanja vazhdon betejën me flakët, veçanërisht në zonat pranë Madridit. Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, u shpreh se autoritetet janë “më pesimiste se dje”, pasi kushtet atmosferike nuk kanë favorizuar aspak përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Deri tani, afro 60 mijë persona janë evakuuar nga zonat e Madridit dhe Avilës, ndërsa mijëra të tjerë mbeten të izoluar në banesat e tyre.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez paralajmëroi se vendin e presin “ditë të vështira”, ndërsa autoritetet konfirmuan edhe viktimën e parë në rajonin e Valencias, ku një burrë rreth 70 vjeç u gjet i pajetë brenda automjetit të tij. Sipas qeverisë spanjolle, që nga fillimi i vitit 2026 janë djegur mbi 130 mijë hektarë tokë, duke tejkaluar mesataren vjetore të dekadës së fundit.
Spain | Madrid
— Siraj Noorani (@sirajnoorani) July 25, 2026
Horrifying scenes documenting the flames devouring one of the buildings as the wildfire continues in Sierra Oeste west of Madrid, where firefighting teams are struggling to contain the blaze under difficult conditions, while the winds are accelerating the spread…
Situata mbetet alarmante edhe në pjesë të tjera të Evropës. Italia po përballet me qindra vatra zjarri në Siçili, ndërsa në Skoci një zjarr në Parkun Kombëtar Cairngorms vazhdon prej më shumë se dhjetë ditësh. Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile për të ndihmuar Francën me avionë Canadair, helikopterë dhe ekipe zjarrfikësish nga disa shtete anëtare, ndërsa Komisioni Evropian paralajmëron se vera e këtij viti mund të shënojë një rekord të ri negativ për sipërfaqet e djegura në kontinent./Dosja.al
Donald Trump SHBA- New York Times dhe Axios raportojnë se presidenti amerikan ka vendosur të lërë mënjanë planet për t&e...
Foto Ilustruese GJERMANI- Një ngjarje tragjike tronditi Berlinin mbrëmjen e së shtunës, kur një automjet u përplas me turm&eu...
Thuajse çdo javë ka lajme për shkurtime vendesh pune në koncernet e mëdha gjermane. Logjikisht duhet të shikonim një val&...
Mbështetës të rebelëve Huthi në Sana të Jemenit Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani, pretenduan se ...
Pamje EUROPA- Zjarre të mëdha pyjore po prekin Spanjën dhe Francën, duke shkatërruar deri tani mbi 450.000 hektarë sipër...
Pamje RUSI- Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm natën ndaj një resorti në rajonin e Zaporizhzhias të...
Foto ilustruse Që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, peizazhi i siguris...
Flamuri amerikan në selinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë për promovi...
Foto ilustruse EUROPA- Një shtetas kanadez me origjinë kineze, i cili ishte praktikant në selinë strategjike të NATO-s në Evr...
Foto ilustruse KINA- Ministria e Jashtme kineze shprehu kundërshtimin e saj ndaj tarifave të reja amerikane, por nuk njoftoi kundërmasa apo ...